"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...

Historia nuk ndryshohet gjithmonë nga vendime të mëdha apo strategji të menduara mirë. Shpesh, janë detajet më të vogla, një keqkuptim, disa gabime, apo një moment i pakontrolluar, që krijojnë pasoja të mëdha dhe të paparashikueshme. Në këtë artikull do të shohim katër raste reale kur një gabim i vogël ndryshoi rrjedhën e historisë botërore.
Gabime ndodhin kudo dhe kanë ndodhur shumë herë gjatë historisë. Por disa janë më me pasoja se të tjerat. Ju vetë mund të keni bërë një duzinë gabimesh javës që kaloi, të parëndësishme apo edhe disi serioze. Por shumica e gabimeve tona nuk na e ndryshojnë jetën. Vetëm disa prej tyre, mund të arrijnë të kenë një ndikim shumë të madh në jetën tonë personale. Por përgjatë historisë kanë ndodhur disa gabime, që e ndryshuan botën siç e shohim sot.
1. Kur holandezët nuk e deklaruan se kishin zbuluar Australinë
Kapiteni anglez Xhejms Kuk nuk ishte i pari që e zbuloi Australinë. Një shekull para tij, në vitin 1606, kapiteni holandez Vilem Janzon u nis me anijen e tij “Duyfken” dhe eksploroi mbi 200 milje vijë bregdetare në pjesën perëndimore të gadishullit Kejp Jork, duke u bërë njeriu i parë që zbuloi kontinentin e Australisë për evropianët.
Shumë holandezë të tjerë eksploruan brigjet perëndimore dhe jugore të së njëjtës zonë, dhe e quajtën atë Holanda e Re. Megjithatë, ata nuk bënë asnjë përpjekje për të kolonizuar atë zonë apo për t’u krijuar atje ndonjë vendbanim të qëndrueshëm. Për këtë arsye, zbulimi i tyre mbeti i harruar për një kohë të gjatë derisa Kapiteni Kuk shpalli pretendimin e tij në vitin 1770.
2. Lufta me vetveten e ushtrisë austriake
Kur shpërtheu Lufta Austro-Turke e vitit 1788 midis osmanëve dhe habsburgasve, ndodhi në një moment një incident i rëndë në radhët e trupave austriake. Ai incident i dha osmanëve një epërsi të papritur. Në shtatorin e atij viti, austriakët kaluan një lumë për të spiunuar armikun në anën turke.
Por ata nuk mundën të dallonin askënd. Në vend të tyre, gjetën disa vendas që po shisnin verë. Disa trupa të ushtrisë austriake blenë pije alkoolike duke u dehur. Në anën tjetër të lumit, komandanti austriak po i priste me durim në kamp që të ktheheshin me informacione të rëndësishme mbi osmanët.
Kur trupat nuk po ktheheshin, komandanti dërgoi disa oficerë për t’i kërkuar. Nuk kaloi shumë kohë dhe ushtarët e dehur u zbuluan, dhe më pas ndodhi një kaos i madh. Dy grupet e ushtarëve besuan se grupi tjetër ishte në anën e armikut.
Një oficer i artilerisë e vëzhgoi përplasjen nga një distancë e largët, dhe mendoi se kampi austriak ishte gjendur nën sulm, ndaj ai urdhëroi ushtarët e tij të hapnin zjarr, duke vrarë mbi 1000 ushtarë. Kur osmanët mbërritën në vendngjarje, gjetën shumë viktima nga ushtria austriake, dhe e morën fare pa luftë Karansebesin.
3. Kur Rusia ua shiti Alaskën Shteteve të Bashkuara
Kur shpërtheu Lufta e Krimesë në vitin 1853, Turqia, Britania e Madhe dhe Franca luftuan kundër armikut të tyre të përbashkët, Rusisë. Gjatë kësaj periudhe, gjërat u ndërlikuan shumë për Perandorinë Ruse, e cila nuk mund të kujdesej dot më për rajonin e Alaskës.
SHBA-ja i erdhi në ndihmë. Pavarësisht kritikave që nxiti ai vendim, në marsin e vitit 1867 u firmos një marrëveshje, sipas së cilës Rusia ia shiti Alaskën SHBA-së për shumën 7.2 milionë dollarë. Jo shumë kohë më vonë, gjatë viteve 1880–1890, minierat e arit në këtë rajon i sollën SHBA-së miliona dollarë të ardhura, duke i dhënë një shtytje të fuqishme ekonomisë së saj.
4. Kur Aleksandër Flemingu nuk mundi ta mbante dot pastër laboratorin e tij
Që nga zbulimi i paprecedentë i penicilinës nga Aleksandër Fleming në vitin 1928, fusha e mjekësisë nuk ka qenë më e njëjta. Edhe pse shkencëtarët e cilësojnë këtë të fundit si një njeri revolucionar të shkencës, ai që supozohej të ishte një zbulim domethënës, ishte në fakt një gabim, edhe pse një gabim i shkëlqyer.
Pasi Fleming u kthye nga pushimet e tij të shkurtra, vuri re se një nga pjatat laboratorike me baktere stafilokok, po shfaqte shenja të rritjes së kërpudhave. Ndërsa kërpudhat u përhapën, ato i asgjësuan bakteret në pjatë.
I nxitur nga ky vëzhgim i çuditshëm, Fleming i kultivoi kërpudhat në një pjatë të pastër, gjë që konfirmoi edhe zbulimin e tij fillestar. Fleming e quajti substancën që prodhoi kërpudhat si “lëngu i mykut”, që vepronte si antibiotik kundër kulturës bakteriale. Ky “lëng myku” u përdor gjerësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndihmoi në shpëtimin e jetës së shumë të ushtarëve dhe civilëve të plagosur. / History of Yesterday – Bota.al
Jul Çezari nuk është thjesht një emër në librat e historis...
Qeni është ndoshta e vetmja specie në planet që ka evoluar...
Shumë njerëz nuk pendohen për gabimet që kanë bërë në jetë...
Suksesi rrallëherë është rastësi. Në shumicën e rasteve, a...
Depresioni nuk është thjesht një ditë e keqe. Nuk është as...
Në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, këtë javë një sulm izrae...
Donald Trump njofton se “e ka fshirë Iranin nga harta gjeo...
Në rrjetet sociale, ai që duket si mendimi i shumicës shpe...
Përtej historisë zyrtare që njohim, ekziston një botë tjet...
Amiens është një qytet historik me trashëgimi të fortë kul...
Të gjithë e dimë historinë. Helena e Trojës, fytyra që nis...
Ajatollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Iranit që nga ...
Në muajt e fundit, rrjetet sociale janë mbushur me video d...
Si është të rritesh si fëmijët e diktatorëve? Mes pushteti...
Studiuesit kanë zbuluar njohuri kyçe rreth hënës misterioz...
Vijat e bardha të lëna nga avionët ndërsa fluturojnë me sh...
Këtë 24 shkurt shënohet katërvjetori i pushtimit rus të Uk...
Estonia po ndërton qindra bunkerë përgjatë kufirit lindor ...
MSS-i kinez, me 800.000 agjentë dhe operacione globale, i ...
Jetojmë në një epokë paradoksale. Kurrë më parë njerëzimi ...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...