Përplasja që mund të ketë ndryshuar Saturnin/ Si u krijua hëna "Titani" dhe unazat e planetit?
Studiuesit kanë zbuluar njohuri kyçe rreth hënës misterioz...

Si është të rritesh si fëmijët e diktatorëve? Mes pushtetit absolut, frikës së përhershme dhe luksit të pakufishëm. Fëmijët e njerëzve më të pamëshirshëm në histori jetuan jetë që shpesh ishin po aq dramatike sa edhe regjimet e prindërve të tyre. Nga dashuritë e thyera dhe tradhtitë familjare, tek izolimi, dhuna dhe tragjeditë personale — historia e tyre zbulon një realitet tronditës: pushteti absolut nuk kursen askënd, as gjakun e vet. Nga Musolini te Mao, kjo është ana e errët e familjeve që sunduan botën me frikë.
Në fund të viteve 1960, familja Duvalje që ishte në pushtet në Haiti, u nda më dysh nga një konflikt i ashpër mes dy burrave të familjes. Fransua “Papa Doc” Duvalje, patriarku i familjes dhe udhëheqësi i egër i vendit, arrestoi 19 miqtë e njërit prej dhëndurëve të tij.
Ai pastaj urdhëroi dhëndrin, Maks Dominik, bashkëshortin e vajzës së tij, Mari-Denis, t'u bashkohej të tjerëve 19 në një udhëtim të gjatë. Mari-Denis ishte e sigurt se burri i saj po shkonte drejt vdekjes. Ajo e ndoqi karvanin me makinën e saj, dhe u betua me vete që nëse burri i saj do të vritej, ajo do të “qëllonte të atin me një pistoletë, të cilën e kishte fshehur në sediljen e pasme”.
Dominik mbijetoi, edhe pse u detyrua të merrte pjesë në vrasjen e miqve të tij. Libri i Xhej Nordlinger “Fëmijët e përbindëshave”, shqyrton jetën e fëmijëve të 20 diktatorëve brutalë, duke zbuluar se ndërsa disa ndoqën gjurmët e babait të tyre, të tjerët jetuan mes normalitetit dhe privilegjeve të mëdha.
Fëmijët e diktatorëve: Nikolae Çaushesku, Rumani (1965-1989)
Djali i tij, Valentini, u bë një fizikant i respektuar; ndërsa vajza, Zoia, një matematikane. Të dy u burgosën më vonë me akuzën e “shkatërrimit të ekonomisë kombëtare” dhe “korrupsionit”. Zoia ishte gjithashtu një nimfomaniake, e fiksuar pas seksit, dhe që “pinte alkool si një peshk”.
Të dy fëmijët u distancuan nga dhuna e tmerrshme e babait të tyre. Por jo djali më i vogël i Çausheskut, Niku. “Nga mesi i adoleshencës së tij, ai ishte shndërruar në një të alkoolizuar dhe përdhunues, të dalë jashtë kontrollit”, - shkruan Nordlinger.
“Ai përdhunonte me vullnet të plotë, dhe vullneti i tij ishte i egër dhe i papërgjegjshëm. Ai kishte liri të plotë të bënte gjithçka, pa asnjë lloj ndëshkimi”. Niku nisi të përfaqësonte Rumaninë në takimet zyrtare me Korenë e Veriut dhe Kinën, dhe në mënyrë të pashpjegueshme, u emërua udhëheqësi i vitit në Konferencën Ndërkombëtare të Rinisë, të organizuar nga OKB në vitin 1985.
Kur Çaushesku u rrëzua nga pushteti në vitin 1989 – ai dhe bashkëshortja u vranë nga një skuadër pushkatimi – Zoia dhe Valentin u arrestuan, por u liruan pas 10 muajsh. Niku, që i kishte kaluar të gjitha ato vite me abuzime, u dënua me 20 vjet burg. Por bëri vetëm 3 vite, dhe vdiq nga ciroza e mëlçisë në moshën 45-vjeçare.
Fëmijët e diktatorëve: Mao Ce Dun, Kinë (1945-1976)
Mao kishte zyrtarisht 10 fëmijë. Disa vdiqën në moshë të re, dhe mjeku i tij personal shkroi më vonë: “Unë nuk e pashë kurrë, të shprehë ndonjë emocion për këto tragjedi!”. Mao pati 3 tre djem me gruan e tij të dytë, Jang Kaihui, e cila u vra në rrugë në moshën 29-vjeçare, pasi nuk pranoi të ndahej prej tij.
Djemtë u zhvendosën në Shangai, ku jetuan thuajse rrugëve. Më i riu vdiq nga dizenteria kur ishte vetëm 4 vjeç, ndërsa të tjerët shisnin gazeta për të mbijetuar. Ata emigruan më pas në Bashkimin Sovjetik, ku Stalini i përdori si një mjet presioni kundër Maos për 10 vjet me radhë.
Më i madhi, Anying, iu bashkua të atit kur ishte 23 vjeç. Mao e dërgoi atë në një kamp pune, në mënyrë që ta bënte “një njeri më të mirë të proletariatit”.
Duke u gjendur shpesh në lëvizje, për shkak të rivaliteteve dhe luftërave, Mao krijoi një model edhe më të tmerrshëm me gruan e tij të tretë, He Zizhen, duke e detyruar të lindte fëmije dhe më pas t’i braktiste ato. Gjatë viteve 1929-1935, ajo lindi 4 herë.
Njëri ndërroi jetë, të tjerët u braktisën. Me kalimin e kohës, Mao mori një grua tjetër, pa i thënë asgjë gruas që kishte. Mao pati këtë herë 2 vajza, Li Na dhe Li Min, të cilat treguan se sa të ndryshëm mund të jenë fëmijët e një diktatori. Li Na ishte vajza e babait të saj, pasi ajo “hakmarrej ndaj cilitdo që konsiderohej si jo shumë i bindur”.
Gjatë Revolucionit Kulturor, Nordlinger vëren se një mik i Li Na u plagos në një kamp torturash pas një zënke. Li Na u dërgua nga babai i saj në një “institucion ridedukimi”, ku “puna e vështirë bujqësore, kombinohej me studime ideologjike”. Nga ana tjetër, Li Min, u përpoq të bënte jetën më normale në rrethanat e mundshme.
Ajo ishte e përulur, e butë, e martuar pa bujë, dhe kishte 2 fëmijë. Ajo u përpoq të kishte njëfarë marrëdhënie me babanë e saj, por pa asnjë dobi. “Li Min shkoi disa herë te dera e kompleksit rezidencial të babait të saj, por ai refuzoi ta takonte. Ajo pësoi një shok nervor, dhe vuajti për vite me radhë nga depresioni”.
Benito Musolini, Itali (1922-1943)
Benito Musolini kishte zyrtarisht 5 fëmijë. Aq e madhe ishte dashuria e Musolinit për fëmijën më të madh, vajzën Eda, saqë kur ajo u martua me Galeaco Çianon, Musolini “e ndoqi deri te makina e tij, ndërsa të porsamartuarit po niseshin për muajin e mjaltit”. Ajo në fund e ndali, dhe i kërkoi të kthehej pas.
Në fund të luftës, kur humbja e forcave të Boshtit dukej e pashmangshme, Çiano, asokohe një anëtar i Këshillit të Madh fashist, iu bashkua një nisme për të larguar Musolinin nga drejtimi i vendit. Më vonë, kur Hitleri e rivendosi përkohësisht në krye të Italisë Musolinin, njerëzit që votuan kundër tij, duke përfshirë Çianon, u dënuan me vdekje.
Eda bëri gjithçka për të shpëtuar jetën e burrit të saj, duke iu lutur babait ta falte, por kur Musolini pati mundësi të merrej me çështjen e tij, Çiano u pushkatua nga gjermanët më 11 janar 1944. Lidhja midis babait dhe vajzës u thye. Eda i shkroi: “Ti nuk je më babai im. Unë heq dorë nga mbiemri Musolini!”
Udhëheqësi italian u trondit dhe disa njerëz pretendojnë se ai nuk e mori kurrë veten nga ai episod. Por ka edhe raste kur fëmijët e diktatorëve bëjnë një jetë normale. Për shembull, djali i Musolinit, Romano, u bë një pianist i muzikës xhaz. Ai u martua me motrën e Sofia Loren, dhe vizitoi mbarë botën me grupin e tij “Romano Mussolini All Stars”, duke luajtur përkrah këngëtarëve të famshëm si Ela Ficxherald, Djuk Elington dhe Dizi Zhillespi./Bota.al
Studiuesit kanë zbuluar njohuri kyçe rreth hënës misterioz...
Vijat e bardha të lëna nga avionët ndërsa fluturojnë me sh...
Këtë 24 shkurt shënohet katërvjetori i pushtimit rus të Uk...
Estonia po ndërton qindra bunkerë përgjatë kufirit lindor ...
MSS-i kinez, me 800.000 agjentë dhe operacione globale, i ...
Jetojmë në një epokë paradoksale. Kurrë më parë njerëzimi ...
Psikologjia e mendjes njerëzore na thotë se ka një botë të...
Princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar dhe Jeffrey Epstein...
Rritja e paprecedentë nga forcat e SHBA në Mesdhe dhe Lind...
Si e analizoi Friedrich Nietzsche origjinën e moralit në “...
Rrjeta e Jeffrey Epstein përfshinte politikanë, miliarderë...
Leonardo da Vinci nuk ishte thjesht një gjeni i Rilindjes....
Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë s...
SHBA sulmon Iranin? Duket se situata po afrohet drejt një ...
Në historinë e njerëzimit ka figura që nuk kufizohen thjes...
Shumë nga ne jetojmë duke supozuar se ajo që shohim është ...
Jonathan, një breshkë gjigante nga Seychelles, konsiderohe...
Nga "kujdestarët” osmanë të maceve, te rojet e rrugëve mod...
"Në epokën e Inteligjencës Artificiale, njerëzimi është gj...
Rregullat e reja të plazhit në San Sebastian duhet të hyjn...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...