"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...

Donald Trump njofton se “e ka fshirë Iranin nga harta gjeografike” dhe, në polemikë me New York Times, se “i ka arritur të gjithë objektivat”.
Dhe shton: Teherani “do një marrëveshje, unë jo”. Presidenti amerikan e publikoi këtë mesazh në platformën e tij sociale “Truth” mbrëmë në darkë, duke konfirmuar në thelb atë që kishte shkruar në një postim të premten në mbrëmje: fundi i konfliktit është i afërt.
Në postimin e parë, Trump rendit pesë pika. Me radhë: dëmtimin e plotë të “kapaciteteve të lëshimit” të raketave; shkatërrimin e “bazës industriale” ushtarake; eliminimin e marinës dhe aviacionit armik; asgjësimin e mundësisë për të pasuruar uranium për të ndërtuar bombën atomike; mbrojtjen “në nivelin më të lartë” të aleatëve në Lindjen e Mesme, “përfshirë Izraelin, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Kuvajtin dhe të tjerë”.
Në fund vjen ndoshta pasazhi më shqetësues. Trump bën të ditur se amerikanët synojnë të tërhiqen sa më shpejt, duke ua lënë “vendeve të tjera” detyrën për të garantuar lundrimin në ngushticën e Hormuzit, krahu detar nga ku kalon një e pesta e nevojave botërore për naftë.
Trump: Ngushticën e Hormuzit ta ruajnë ata që e përdorin
Dhe këtë e shoqëron me një shënim therës: “Ngushtica duhet të ruhet nga vendet që e përdorin, jo nga Shtetet e Bashkuara. Nëse na e kërkojnë, ne mund t’i ndihmojmë këto vende, por pasi ne e kemi çrrënjosur kërcënimin iranian, për to nuk duhet të jetë një operacion ushtarak i vështirë”.
Në javët e fundit, lëkundjet e Trump kanë qenë marramendëse. A ka tani vërtet ndërmend t’i japë fund luftës? Kjo është pyetja që dominoi edhe seminarin e organizuar në fundjavë nga Aspen Institute Italia në Venecia. Mes folësve ishte Victoria Coates, ish-zëvendëskëshilltare për Sigurinë Kombëtare gjatë mandatit të parë të Trump dhe sot një nga figurat kryesore të Heritage Foundation, qendra studimore konservatore ndër më të afërtat me administratën.
Coates i lidh fjalët e Trump me nevojat e politikës së brendshme: “Kanë mbetur nëntë muaj deri te zgjedhjet e mesmandatit. Çështja nëse kjo luftë do të konsiderohet apo jo sukses, si edhe tema e çmimit të energjisë, do të dominojnë mendjen e votuesve. Prandaj i marr seriozisht deklaratat e Trump kur thotë se do të jetë çështje javësh dhe jo muajsh. Mendoj se brenda një kohe të shkurtër qeveria do të jetë në gjendje të tregojë se i ka arritur vërtet objektivat ushtarakë”.
Trump përballë një zgjedhjeje vendimtare
Në të vërtetë, presidenti amerikan ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare: ose ndjek planin maksimalist të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pra asgjësimin e regjimit teokratik, ose përshtatet të bashkëjetojë me të. Gjeneralët e Pentagonit kanë sqaruar se për të rrëzuar ajatollahët do të nevojitej një pushtim tokësor, me dërgimin e qindra mijëra ushtarëve dhe me një kosto të jashtëzakonshme: të paktën 200 miliardë dollarë vetëm për njëqind ditët e para.
Në praktikë, kjo do të nënkuptonte humbje të mëdha, një fluks të pandërprerë arkëmortesh të mbështjella me flamurin me yje e vija; një krizë energjetike shkatërruese; një përplasje me përfundim gjithsesi të pasigurt. Me shumë gjasa edhe më keq se në Afganistan dhe Irak.
Por kjo nuk mjafton. Trump pretendon se i ka mbrojtur “në nivelin më të lartë” partnerët e Gjirit. Megjithatë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe të tjerët janë kthyer në objektiva të kollajta të hakmarrjes iraniane. Sunduesit e këtyre shteteve po e kuptojnë se ushtarët amerikanë nuk do të vdesin për Dubain apo Dohan. Dhe kështu, nevojitet me urgjencë një rrugëdalje. Më e zbatueshmja duket të jetë ajo që Trump ka treguar në shpalljen e tij.
Por presidenti amerikan dëshiron të tërhiqet si “fitimtar”. Prandaj duhet dikush mbi të cilin të shkarkohet detyra më e vështirë: garantimi i lundrimit të sigurt në ngushticën e Hormuzit. Dhe kush më mirë se partnerët evropianë dhe aziatikë? / corriere della sera – bota.al
Në rrjetet sociale, ai që duket si mendimi i shumicës shpe...
Përtej historisë zyrtare që njohim, ekziston një botë tjet...
Amiens është një qytet historik me trashëgimi të fortë kul...
Të gjithë e dimë historinë. Helena e Trojës, fytyra që nis...
Ajatollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Iranit që nga ...
Në muajt e fundit, rrjetet sociale janë mbushur me video d...
Si është të rritesh si fëmijët e diktatorëve? Mes pushteti...
Studiuesit kanë zbuluar njohuri kyçe rreth hënës misterioz...
Vijat e bardha të lëna nga avionët ndërsa fluturojnë me sh...
Këtë 24 shkurt shënohet katërvjetori i pushtimit rus të Uk...
Estonia po ndërton qindra bunkerë përgjatë kufirit lindor ...
MSS-i kinez, me 800.000 agjentë dhe operacione globale, i ...
Jetojmë në një epokë paradoksale. Kurrë më parë njerëzimi ...
Psikologjia e mendjes njerëzore na thotë se ka një botë të...
Princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar dhe Jeffrey Epstein...
Rritja e paprecedentë nga forcat e SHBA në Mesdhe dhe Lind...
Si e analizoi Friedrich Nietzsche origjinën e moralit në “...
Rrjeta e Jeffrey Epstein përfshinte politikanë, miliarderë...
Leonardo da Vinci nuk ishte thjesht një gjeni i Rilindjes....
Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë s...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...