Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Anglia, nënkampionia aktuale e Evropës, ka vlerësimin më të mirë në bastoret për këtë Kampionat Evropian në futboll. Më pas vijnë Franca dhe Gjermania, e cila është nikoqire e KE. Italia, si kampione në fuqi, është vetëm në vendin e gjashtë, për sa u përket koeficienteve të basteve. E nëse u besojmë bastoreve në Gjermani, ndër ekipet që më së paku kanë shanse të fitojnë janë Shqipëria, Sllovakia dhe Gjeorgjia, që marrin pjesë për herë të parë në spektaklin e kombëtareve më të mira evropiane. Kroacia është e nënta në listën e të preferuarave, ndërsa Serbia shihet në bastore në pozitën numër 14.

Ndërsa nëse shohim renditjen aktuale të FIFA-s të kombëtareve më të mira në botë, titullin do të duhej ta fitonte Franca, e cila është në pozicionin e dytë në këtë renditje, menjëherë pas kampionëve të botës nga Argjentina. Belgjika është në vendin e tretë në listën e FIFA-s, Anglia në pozicionin 4-t, ndërsa Portugalia renditet e 6-a. Gjermania është në vendin e 16-të në mesin e kombëtareve më të mira në botë, pra skuadra e nëntë më e mirë nga Evropa. Në renditjen botërore të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në "EURO 2024", debutuesit nga Gjeorgjia kanë pozitën më të keqe - në pozicionin e 75-të.

Është i njëjti modalitet si në Kampionatin e fundit Evropian, i cili u mbajt në vitin 2021, në njëmbëdhjetë shtete. Në atë kohë në turne morën pjesë 24 ekipe kombëtare. Së pari luhet faza e garave në grupe, në gjashtë grupe ku janë nga katër skuadra. Skuadrat e para dhe të dyta, si dhe katër skuadrat më të mira të vendit të tretë, do të kualifikohen në fazën e 16-të më të mirave. Nga ky moment fillon edhe "sistemi i nokautit" - për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Sistemi është shumë i thjeshtë: Fituesi vazhdon garat, humbësi shkon në shtëpi. Nëse pas 90 minutave të rregullta rezultati në këtë fazë të garës është i barabartë, do të luhet koha shtesë (2x15 minuta). E nëse nuk ka fitues as pas kohës shtesë, vendimi merret nga pika e bardhë - pra fituesi përcaktohet me penallti. Kampionati hapet me 14 qershor, ndërsa finalja është planifikuar për datën 14 korrik në Berlin, në stadiumin Olimpik.

Ndeshjet (51 gjatë gjithë turneut) luhen në dhjetë stadiume në Gjermani. Më së shumti ndeshje do të zhvillohen në fushën e Stadiumit Olimpik (kapaciteti 71.000 ulëse) në Berlin, në Arenën e Mynihut (66.000) dhe në stadiumin e Dortmundit (mbi 80.000 ulëse) - aty luhen nga gjashtë ndeshje në EURO 2024. Në Berlin do të zhvillohen finalja, një çerekfinale dhe katër ndeshje të tjera. EURO 2024 do të hapet më 14 qershor në Mynih, ku do të përballen Gjermania dhe kombëtarja skoceze.
Pesë ndeshje luhen në stadiumet në Shtutgart (51.000), Hamburg (49.000), Düsseldorf (47.000), Frankfurt (47.000) dhe Këln (43.000), ndërsa katër në Leipzig (40.000) dhe Gelsenkirchen (50.000).

Nën moton "EURO 2024 Festival” do të organizohen të ashtuquajturat fan-zona në të gjitha qytetet ku luhen ndeshjet, pra vendet ku ndeshjet e luajtura në EURO 2024 do të shfaqen në ekranet e mëdha nëpër qytet. Të gjitha shikimet publike janë falas, por kapaciteti është i kufizuar. Ashtu si gjatë Kupës së Botës në vitin 2006, dhjetëra mijëra tifozë futbolli priten në vende të tilla si Porta e Brandenburgut në Berlin, Parku Olimpik në Mynih ose në Frankfurt dhe qytete të tjera.
"Siguria e KE në futboll është një prej çështjeve më të rëndësishme në Gjermani," thotë ministrja e Brendshme Nancy Faeser. "Në të gjitha qytetet ku luhen ndeshjet, pra kudo ku do të ketë shumë njerëz, policia do të rrisë ndjeshëm praninë e saj”. Gjatë turneut është planifikuar të vendosen kontrolle të përkohshme kufitare. Autoritetet e sigurisë së Republikës Federale të Gjermanisë para së gjithash duan të parandalojnë hyrjen e terroristëve dhe huliganëve në vend. Gjatë turneut në Gjermani, qeveria britanike do të ndalojë ardhjen këtu të një numri të madh tifozësh (rreth 1.600 prej tyre) që janë të gatshëm për dhunë.

Policia federale, e cila është përgjegjëse për zbatimin e kontrolleve kufitare, ka njoftuar tashmë se gjatë EURO 2024, punonjësit e policisë nuk do të mund të bëjnë pushime vjetore, rreth 22 mijë oficerë do të jenë çdo ditë në terren në të gjithë vendin. Ata do të mbështeten edhe nga disa qindra kolegë nga jashtë. Bashkëpunimi me aparatin francez të sigurisë është veçanërisht i ngushtë - për faktin se pas KE në futboll, në Paris mbahen dy ngjarje të mëdha sportive: fillimisht Lojërat Olimpike (26.7.-11.8.) dhe më pas Lojërat Paralimpike (28.8. - 8.9).
Situata e sigurisë, pra kërcënimet e mundshme për sigurinë publike, do të analizohet çdo ditë, njoftoi Ministria Federale e Policisë. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha masat e planifikuara të sigurisë, askush nuk mund të përjashtojë plotësisht mundësinë e sulmeve terroriste apo disa veprimeve të tjera të dhunshme. E kjo u pa edhe në vjeshtën e vitit 2023 - kur një terrorist islamik vrau dy tifozë suedezë të futbollit në Bruksel. Atë mbrëmje në kryeqytetin e Belgjikës u luajt një ndeshje kualifikuese mes Belgjikës dhe Suedisë për t'u vendosur në EURO 2024. Prandaj edhe kërkohet kujdes i shtuar gjatë këtyre manifestimeve./ DW
“Hejdar Aljevit nuk i interesonte që unë isha armen. Ajo q...
Filmi i suksesshëm i regjisorit Kristofer Nolan, “Oppenhei...
Shqetësohuni për largimet nga puna, jo për burnout*. Shqe...
Tashmë që presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald T...
Zbardhet dëshmia e ish-përkthyesit të diktatorit Enver Hox...
Komunizmi është një filozofi jete antinatyrale, kundër...
Të punosh krah për krah me vdekjen! Vite më parë, në Angl...
Qëllimi i BE ishte mjaft ambicioz. 1 milion predha artiler...
Deri në vitin 2026, vetëm Ukraina do të humbasë ekuivalent...
Ishte një shtrëngim duarsh i ngrohtë mes dy burrash shteti...
Tjetër thonë e tjetër bëjnë. Kjo shprehje të kujtohet këto...
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania nazi...
“Me guxim dhe besim”, kjo është motoja që shoqëron detyrat...
Të gjithë e njohin Hitlerin, Stalinin, Maon dhe Pol Po...
Montesquieu, “De l'esprit des lois”, (Mbi Shpirtin e ligjv...
Sot është përvjetori i 104-t i çeljes së Kongresit të ...
A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet po kaq shumë...
Në mitologjinë e lashtë Zeusi konsiderohej “Zot i perëndiv...
Aleko ka mote e mote që kafen në mëngjes e pi vetëm. U...
Michal Majzner solli një kanaçe me benzinë në Ministrinë e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...