web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjehrri i Adriatik Lapajt padit Bledi Manen/ Gazetari: Më kërkon t’i jap 30 milionë lekë pse e quaj kriminel

26 Qershor 2024, 17:35, Aktualitet CNA
Vjehrri i Adriatik Lapajt padit Bledi Manen/ Gazetari: Më kërkon
Foto ilustruese, Adriatik Lapaj dhe Alltun Çela

Gazetari Bledi Mane ka bërë me dije se është paditur nga vjehrri i Adriatik Lapajt, gjykatësi Alltun Çela.

Mane sqaron se ky i fundit i kërkon 30 milionë lekë pse e ka quajtur kriminel.

Gazetari shpjegon se Çela është larguar me ceremoni nga sistemi i drejtësisë se kishte mashrtuar për pasurinë.

Më tej Mane shprehet se do të shkojë në sallën e gjyqit dhe do t’i përplasë të vërtetat në fytyrë, gjykatësit Alltun Çela, ndërkohë i drejtohet Lapajt: Paratë e vjehrrit ti Adriatik i pastron?

Postimi i Bledi Manes

VJEHRRI I ADRIATIK LAPAJT/ Më kërkon ti jap 30 milionë lekë pse e quaj kriminel

Ka qenë kryetar i gjykatës së Sarandës. Iu nënshtrua procesit të vettingut dhe nuk e kaloi dot. Edhe në shkallë të parë, edhe në Apel ia damkosën të njëjtin vendim.

E zbythën me ceremoni nga sistemi i drejtësisë me këtë motivacion:

"Shkarkimi i gjykatësit Alltun Çela u vendos pasi ai u gjet se kishte mashtruar për pasurinë, pasuri e vënë me lekët e korrupsionit. Ky gjykatës është i papërshtatshëm në kriterin e pastërtisë së figurës” dhe po ashtu u konsiderua me “cilësi të papranueshme në punë, gjykim të dobët dhe nuk është efektiv”.

Pra shkurt, shkoqur, saktë e kanë qëruar se është i korruptuar dhe korrupsioni është vepër penale. Alltun Çela është kriminel!

Ndërkohë mua gazetarin Bledi Mane më ka çuar në gjykatë dhe më kërkon 30 milionë lekë dëmshpërblim se i kam ulur autoritetin dhe i kam cënuar personalitetin duke e quajtur të "korruptuar e kriminel"...

Imagjinoni çfarë logjike profesionale përdor ky embrion i kalbur i krimit. Mirë Alltuni që është plak e demode nga arsimimi 6 mujorsh si jurist plepash, por më çudit dhëndëri i tij llapaqeni 24 orësh Adriatik Lapaj sesi nuk e orienton kur bën padi kundër meje. Gjithësesi unë edhe në sallë të gjyqit do jem konstant e do ia përplas në fytyrë Alltunit krimet e tij, pyetja pa përgjigje vazhdon ende: Paratë e vjehrrit ti Adriatik i pastron?/ CNA

Vjehrri i Adriatik Lapajt padit Bledi Manen/ Gazetari: Më kërkon





Lajmet e fundit nga