“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë në shtetin e Teksasit, gjatë së cilës realizoi një sërë takimesh të nivelit të lartë institucional me përfaqësues të institucioneve publike dhe aktorë të sistemit të drejtësisë.
Këto takime u organizuan me mbështetjen e anëtarit të Këshillit të Qarkut Conroe, Harry Hardman, si dhe të organizatës Open Gov Hub Albania, në funksion të thellimit të dialogut ndërinstitucional dhe promovimit të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira profesionale ndërmjet institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe insitucioneve të tjera publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në nderim të vizitës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në shtetin e Teksasit, mirëseardhja u shënua përmes një ceremonie simbolike të ngritjes së flamurit për një ditë në Austin, në Kapitolin e shtetit të Teksasit, si një akt me rëndësi të veçantë protokollare dhe institucionale.
Në vijim, gjatë një ceremonie zyrtare të organizuar me praninë e autoriteteve vendore, në shenjë vlerësimi dhe respekti reciprok ndërinstitucional, flamuri iu dorëzua Metani në emër të Will Metcalf, Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Teksasit, Distrikti i 16-të, nga Kryetari i Bashkisë së Conroe, Duke Coon.
Në vijim të agjendës zyrtare, Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi gjithashtu një vizitë në Shkollën Bush të Qeverisjes dhe Shërbimit Publik pranë Texas A&M University, ku u prit nga Dekania e Asociuar Ekzekutive, Prof. Maria Escobar-Lemmon dhe Dekani i Asociuar, Prof. Robert R. Shandley.
Gjatë këtij takimi u trajtuan në mënyrë të thelluar çështje që lidhen me programet akademike dhe rolin thelbësor të trajnimit të vazhdueshëm profesional në konsolidimin dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në këtë kuadër, palët evidentuan fusha konkrete bashkëpunimi dhe diskutuan mbi ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërinstitucional ndërmjet universitetit dhe Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, me synim promovimin e shkëmbimit të programeve akademike, transferimin e njohurive dhe realizimin e trajnimeve të specializuara për stafin e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Shkolla Bush.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani u prit në Prokurorinë e Qarkut Montgomery nga Prokurori i Qarkut, Mike Holley. Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit shkëmbyen në mënyrë të detajuar përvojat e tyre institucionale dhe praktikat më të mira profesionale, të cilat duhet të ndiqen në funksion të rritjes së pavarësisë, llogaridhënies, garantimit të integritetit institucional të prokurorëve dhe konsolidimit të mëtejshëm të parimeve të sundimit të ligjit në një shoqëri demokratike. Në përfundim të takimit, Prokurori Holley i dorëzoi Metani certifikatën e Zyrës së Prokurorit të Qarkut në nderim të vizitës, me këtë vlerësim:
“Puna juaj pasqyron parimet më të larta të integritetit, llogaridhënies dhe shërbimit publik, duke forcuar ndjekjen e drejtësisë si brenda kombit tuaj, ashtu edhe në të gjithë komunitetin global.”
Gjatë vizitës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një takim me gjyqtarin Jay Wright, të Gjykatës së 9-të të Apelit të Teksasit, në kuadër të shkëmbimit të përvojave mbi organizimin, funksionimin dhe standardet e praktikës gjyqësore.
Në kuadër të vizitës në Teksas, Inspektori i Lartë i Drejtësisë u ftua në Parkun Përkujtimor të Veteranëve të Qarkut Montgomery, ku u njoh nga afër me misionin, rolin dhe veprimtarinë e kësaj qendre, e cila i dedikohet nderimit të sakrificave të veteranëve të Shteteve të Bashkuara, ushtarakëve në detyrë aktive dhe reaguesve të parë nga të gjitha shtetet. Me këtë rast, atij iu dorëzua një certifikatë falënderimi për vizitën, si shprehje e mirënjohjes institucionale.
Në vijim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi gjithashtu një vizitë pune, edhe në shtetin e Floridës i shoqëruar nga organizatorja e vizitës, Dr. Judithanne Scourfield McLauchlan, Profesore e Asociuar e Shkencave Politike në Universitetin e Floridës Jugore, Shën Petersburg. Gjatë qëndrimit në Florida, Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një sërë takimesh me magjistratë dhe përfaqësues të botës akademike, me fokus të veçantë analizimin e modeleve të ndryshme të organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe standardeve të integritetit institucional të magjistratëve. Në këtë kuadër, u realizuan takime me gjyqtaren magjistrate federale Natalie Hirt Adams të Gjykatës së Qarkut të Mesëm të Floridës, si dhe me gjyqtarët Pat Siracusa dhe Keith Meyer të Gjykatës së Qarkut të 6-të të Floridës, ku u shkëmbyen opinione dhe përvoja mbi mekanizmat e administrimit të drejtësisë, etikën gjyqësore, si dhe garancitë procedurale në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike.
Në vijim, Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi gjithashtu një takim me Dr. Thomas Smith, Kancelar i Përkohshëm Rajonal dhe Zëvendës Rektor për Çështjet Akademike në Universitetin e Floridës Jugore, Shën Petersburg, gjatë të cilit u trajtuan çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional, zhvillimin e programeve të përbashkëta akademike dhe profesionale, si dhe krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm për shkëmbim ekspertize dhe ngritje kapacitetesh institucionale të stafit të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Këto takime përbëjnë një hap të rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të avancimit të mëtejshëm të reformave në sistemin e drejtësisë, duke synuar konsolidimin e standardeve institucionale të ILD-së dhe përafrimin me praktikat më të mira ndërkombëtare. Në këtë kuadër, këto angazhime synojnë rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe standardet bashkëkohore të qeverisjes demokratike. /CNA
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një...
Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e sotëm të podc...
Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun Tiranë, Taulant Balla...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjet...
Në Antalya Diplomacy Forum 2026, liderë politikë, diplomat...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nda...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, i cili m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një p...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka zhviluar një takim me z...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur d...
Gazetari Bledi Mane ka reaguar përmes një postimi në r...
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar reagimin e kreut të...
Durim Bami, i njohur si një nga personat më të fuqishëm në...
CNA, përmes një shkrimi, zbërtheu skenarin e çiftit të vid...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka re...
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht bilancin e ndërhy...
Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar në burgun ...
Ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...