web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet në protestën e opozitës/ 11 të arrestuar dhe 15 në hetim

18 Prill 2026, 11:37, Aktualitet CNA

Përplasjet në protestën e opozitës/ 11 të arrestuar dhe

Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht bilancin e ndërhyrjes pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

Operacioni i bluve ka çuar në pranga 11 persona në flagrancë, ndërsa 15 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë për akte dhune dhe prishje të rendit publik. Mes personave nën hetim janë edhe figura politike e publike, si deputeti Klevis Balliu dhe aktivisti Aulon Kalaja, të cilët ngelën të lënduar gjatë tubimit si dhe dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Policia bëri të ditur se për Klevis Balliun ka nisur procedimi për "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme", ndërsa për Aulon Kalanë rëndon akuza e goditjes së punonjësit të policisë.

Sipas raportit të policisë, gjatë tubimit u shënuan momente të rënda tensioni ku pjesëmarrës të ndryshëm hodhën bomba molotov dhe mjete piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë dhe kordonit të policisë.

Gjatë momentit të ndërhyrjes, shërbimet e sigurisë arritën të sekuestronin 45 bomba molotov të papërdorura, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për të vijuar sulmet ndaj institucioneve.

Të arrestuarit, të moshave nga 18 deri në 55 vjeç, përballen me një sërë akuzash të rënda, përfshirë "Goditjen për shkak të detyrës", "Shkatërrimin e pronës me zjarr" dhe "Mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve".

Grupi hetimor po vijon punën përmes këqyrjes së pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara në terren për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës. 

Njoftimi i policisë

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë gjatë tubimit të zhvilluar më datë 17.04.2026, arrestohen në flagrancë 11 shtetas.

Procedohen penalisht 15 shtetas të tjerë.

Gjatë tubimit, si pasojë e sulmit me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, u dëmtuan 5 punonjës policie.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 45 molotovë, që disa protestues i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, më datë 17.04.2026, disa prej pjesëmarrësve janë kapur në flagrancë duke hedhur lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë, si dhe kanë kundërshtuar dhe goditur me molotovë dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Si pasojë, 5 punonjës policie mbetën të dëmtuar gjatë tubimit, të cilët morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit K. Ç., 38 vjeç; B. T., 29 vjeç; H. Sh., 30 vjeç; M. T., 50 vjeç; I. D., 18 vjeç; S. B., 25 vjeç; B. N., 42 vjeç; G. T., 48 vjeç; E. Sh., 37 vjeç; S. B., 55 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: A. T., 20 vjeç; A. C., 51 vjeç; A. R., 25 vjeç; N. M., 30 vjeç; R. N., 25 vjeç; Nj. S., 25 vjeç; E. N., 27 vjeç; D. K., 30 vjeç; E. B., 39 vjeç; A. Z., 20 vjeç; A. P., 20 vjeç dhe 2 shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si dhe për shtetasin A. K., për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje./ CNA





Lajmet e fundit nga