E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, nga Pogradeci ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve po hyjnë në një fazë të re zhvillimi, ndërsa këtë vit shënohet 70-vjetori i vendosjes së tyre.
Në këtë kuadër, pritet organizimi i një sërë aktivitetesh kulturore dhe institucionale.
Mes tyre përfshihet një ekspozitë fotografike kushtuar Nënë Terezës, si dhe vizita e një zëvendësministri indian në Shqipëri për konsultime me qeverinë shqiptare.
Gjithashtu, po shqyrtohet mundësia për të sjellë një trupë kulturore nga India, e cila mund të realizojë një shfaqje në Pogradec.
“Kemi marrëdhënie prej kohësh dhe këtë vit po festojmë 70-vjetorin e vendosjes së tyre. Në këtë kuadër, do të organizojmë disa aktivitete. Po propozojmë një ekspozitë fotografike kushtuar Nënë Terezës. Gjithashtu, një zv/ministër nga India do të vijë në Shqipëri për konsultime me qeverinë shqiptare. Po mendojmë edhe për të sjellë një trupë kulturore nga India në Shqipëri dhe ndoshta të organizohet një shfaqje njënatëshe në Pogradec.
Këto janë disa nga aktivitetet që parashikojmë, ndërkohë që jemi në diskutime për disa marrëveshje. Aktualisht kemi dy ose tri marrëveshje në fuqi, por shpresojmë të realizojmë edhe shumë të tjera gjatë këtij viti dhe në vitet në vijim”, ka thënë ambasadori.
Ndërkohë, një tjetër tregues i rëndësishëm i afrimit mes dy vendeve është rritja e ndjeshme e turizmit. Pas vendosjes së regjimit pa viza në vitin 2020, numri i vizitorëve indianë ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Shqipërinë e vizituan rreth 30 deri në 35 mijë shtetas indianë, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2025 ky numër pothuajse është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Nga raportimet në media duket se, që prej vitit 2020 kur u vendos regjimi pa viza, numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm, veçanërisht për shtetasit indianë që jetojnë në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar apo në Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave të përmendura, vitin e kaluar numri i vizitorëve indianë si nga India ashtu edhe nga diaspora ka qenë rreth 30,000 deri në 35,000 persona. Ndërsa në vitin 2025, vetëm në katër muajt e parë, numri i indianëve që kanë vizituar Shqipërinë pothuajse është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo tregon një prirje të qartë në rritje dhe një potencial të fortë për tregun indian të turizmit drejt Shqipërisë, me pritshmëri që ky fluks të vijojë të zgjerohet edhe gjatë këtij viti dhe në vitet në vijim”, deklaroi ambasadori.
Interesi në rritje lidhet jo vetëm me shtetasit që vijnë nga India, por edhe me diasporën indiane që jeton në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion gjithnjë e më të preferuar. Sa i takon tregut të punës, edhe pse shifrat mbeten ende modeste, trendi paraqitet pozitiv. Gjatë vitit të kaluar janë dhënë rreth 1,200 viza për punëtorë indianë, ndërsa po punohet për një marrëveshje partneriteti që synon garantimin e një emigracioni të rregullt dhe të organizuar drejt Shqipërisë.
“Siç dihet, India është një fuqi e madhe në burime njerëzore të kualifikuara dhe një numër i madh indianësh punojnë në të gjitha anët e botës, veçanërisht në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani, në Bashkimin Europian dhe në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në Shqipëri, këto shifra mbeten ende të ulëta.
Sipas të dhënave, vitin e kaluar janë dhënë rreth 1,200 viza për punëtorë indianë. Megjithatë, kjo tregon se trendi është në rritje dhe se po hidhen hapa në drejtimin e duhur. Pritet që ky numër të vijojë të rritet në të ardhmen.
Nga ana tjetër, po punohet për një marrëveshje partneriteti me qeverinë shqiptare, me qëllim garantimin e një emigracioni të rregullt dhe të organizuar të punëtorëve nga India drejt Shqipërisë.
Punëtorët indianë njihen për përkushtimin, disiplinën dhe aftësinë për t’u përshtatur me mjedisin lokal. Në këtë kuadër, pritet që ata të gjejnë kushte të mira pune në Shqipëri, ndërsa punëdhënësit shqiptarë t’i konsiderojnë si një aset të vlefshëm në tregun e punës”, theksoi ambasadori.
Ambasadori vlerëson se punëtorët indianë përbëjnë një potencial të rëndësishëm për tregun shqiptar, falë përkushtimit dhe aftësisë për t’u përshtatur me mjedisin e punës. Në aspektin ekonomik, aktualisht në Shqipëri rezultojnë të regjistruara rreth 18 kompani indiane, kryesisht në sektorin e minierave. Megjithatë, bashkëpunimi ekonomik mbetet ende në fazë zhvillimi, ndërsa autoritetet po punojnë për të rritur investimet dhe për të forcuar praninë e bizneseve indiane në vend.
"Kemi pasur disa investime dhe disa kompani që operojnë këtu, kryesisht në sektorin e minierave. Sipas informacionit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, rezulton se janë të regjistruara rreth 18 kompani indiane në Shqipëri. Megjithatë, deri tani nuk kemi arritur të vendosim kontakte të drejtpërdrejta me to dhe nuk është e qartë se sa prej tyre janë aktualisht aktive në terren.
Nga ana tjetër, po punohet për të promovuar më tej investimet indiane në Shqipëri. Ky është një proces që kërkon kohë, edhe për faktin se prania institucionale është relativisht e re dhe marrëdhëniet ekonomike janë ende në fazë zhvillimi. Pritet që në vitet në vijim këto përpjekje të japin rezultate konkrete, me rritje të investimeve dhe prani më të dukshme të kompanive indiane në tregun shqiptar”, përfundoi ambasadori.
Autoritetet shprehen optimiste se në vitet në vijim, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Indisë do të thellohen më tej, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë kulturor./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se banorët e prekur nga...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vizituar protestuesit e lën...
Protesta e opozitës jehonë në mediat e huaja. Ja çfarë sh...
Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për çmimet e reja ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar në lidhj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një dekl...
Gjatë protestës së 7 të opozitës janë shoqëruar dhjetëra p...
Protestuesit që u mblodhën para Parlamentit janë larguar d...
Ndërsa në kryeqytet po zhvillohet protesta kundër qeverisë...
Familja e ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar ...
Protestuesit janë drejtuar drejt godinës së Parlamentit, d...
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja është lënduar në prote...
Pas Kryeministrisë, protesta është zhvendosur drejt parlam...
Qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë për të...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe së bas...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndërmarrë ...
Në Kishën e Shën Nikollës në Elbasan u kremtuan sot shërbe...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së p...
Pak kohë pas emërimit të Adriatik Kupit në krye të Burgjev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...