AKEP në Match Maker Albania 2026
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i...

Avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja ka folur ditën e sotme për kërcënimet me jetë ndaj saj.
E ftuar në Syri Tv, Kalaja u shpreh se ajo që e shqetëson më shumë në këtë situatë nuk është kërcënimi por pasiviteti i institucioneve ligjzbatuese.
Ajo tha se është kërcënuar disa herë dhe se rastin e ka çuar në Policinë e Shtetit dhe se dosja e saj është deleguar në Prokurorinë e Tiranës.
“Më 19 shkurt kam marrë një kërcënim me jetë. Duke qenë se jam pjesë e sistemit të drejtësisë, e kuptoj shumë mirë kush është kërcënim real dhe kush është diçka për të kaluar radhën. Aq më shumë që, prej punës që bëj prej vitesh, lidhur me denoncimet ndaj këtij pushteti mafioz dhe kriminal, kam marrë kërcënime nga më të ndryshmet, qoftë me tendencë të fshehur, qoftë të hapur. Ajo që më shqetësoi ishte fakti që kërcënimi, përveçse ishte shumë i rëndë, kishte edhe një kod mafioz, siç e patë edhe ju.
Ka edhe një mesazh më përpara ku thuhet: “Ti nuk e di që pa dashje punon për mua”. Ndërkohë që një denoncim që unë bëj për një person, i leverdis personit që është pas kësaj faqeje. Ajo që më shqetëson realisht nuk është kërcënimi, por pasiviteti i institucioneve ligjzbatuese.
Të nesërmen në mëngjes, më 20 shkurt, kam shkuar në Policinë e Tiranës dhe vetë drejtuesit, pasi lexuan mesazhet, e kuptuan qartazi dhe më thanë që ky është kërcënim i hapur për jetën. Më thanë se është shantazh për të mbyllur gojën dhe se do të kërkonin në Prokurorinë e Tiranës që të ofrohej mbrojtje për mua. Kur referova të dhënat te Drejtoria e Krimit Kibernetik, nga personat aty, që më pritën në mënyrë korrekte, mu tha që çështja do të zgjidhej brenda dy-tre ditësh: së pari të identifikohej personi dhe, më e rëndësishmja, kush fshihej pas tij.
Pas disa ditësh, nga oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Tiranës, mu konfirmua se dosja ishte deleguar në Prokurorinë e Tiranës dhe mu dha edhe numri përkatës. Gjatë gjithë kësaj periudhe jam interesuar pranë Prokurorisë së Tiranës dhe nuk kam asnjë informacion se çfarë është bërë me këtë çështje.
Deri në javën e kaluar, në Prokurorinë e Tiranës më është konfirmuar që nuk është hedhur shorti. Pra, nuk di se kush prokuror e ka çështjen, që të paktën të interesohem për një kërcënim me jetë. Si duket prisnin që unë të ndaloja betejën time. Personi nuk më thotë që do të shkoj te Zoti, por më thotë: “A do të shkosh me pushime apo do të takosh Zotin?”, duke më dhënë një alternativë në këmbim të mbylljes së gojës", tha avokatja.
Kalaja shprehet më tej se nga këto dy institucione nuk ka marrë ende një përgjigje se kush qëndron pas kërcënimeve.
"Më 7 mars bëra një denoncim publik në faqen time në Facebook. Pas kësaj mora një kërcënim të dytë, këtë herë haptas. Personi, duke parë që nuk ndodhi asgjë pas 19 shkurtit, më dërgon mesazhe të tjera me kërcënime. Bëra screenshot dhe pashë që faqja ishte ende aktive. Ia dërgova sërish Drejtorisë së Krimit Kibernetik, por kësaj radhe mu tha që, për të qenë e qetë, të bllokoja faqen.
Sot, më 26 mars, nuk kam asnjë informacion as nga Policia e Shtetit, as nga Prokuroria e Tiranës për këtë individ dhe kush qëndron pas tij. Situata rëndohet edhe më shumë, pasi në deklarimin tim kam përmendur disa persona të dyshuar, përfshirë një gjyqtare që, sipas meje, është e lidhur me krimin dhe është e aftë të bëjë çdo gjë.
Pavarësisht nëse qëndron apo jo ky dyshim, pyetja mbetet: si mundet që Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës të jenë kaq pasive? Çfarë i pengon të tregojnë se kush fshihet pas asaj faqeje? Për kryeministrin Rama janë arrestuar njerëz edhe për gjëra minimale, ndërsa për një kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë nuk ka asnjë reagim”, shprehet Kalaja. /CNA
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar li...
Në repartin e Onkohematologjisë pediatrike, ku çdo ditë pë...
Prefektja e Qarkut Korçë, Florinda Zegullaj, ka zhvilluar ...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARR...
Sokol Sadushi, një ditë para një vendimi të Kolegjit Penal...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, një nga njerëzit që urren të...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi në...
Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli ka kërkuar...
Kryetari i Bordit të FK Partizani, Filip Çakuli, u është k...
Policia ka referuar në prokurorinë e qytetit një material ...
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pas mbledhjes së qeve...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka bë...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, pas m...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervis...
Kushtet atmosferike do të përkeqësohen ditën e nesërme, nd...
Aktivistja Edlira Çepani ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur mbrëmjen...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...