Kërkoi shfuqizim të masës së sigurisë/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Evis Berberin
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARR...
Prefektja e Qarkut Korçë, Florinda Zegullaj, ka zhvilluar një aksion këtë të enjte në zonën e Lumalasit, përgjatë aksit kombëtar, ku janë konstatuar raste të tregtimit ambulant në anë të rrugës.
Të pranishme në terren kanë qenë edhe strukturat e institucioneve përgjegjëse, duke ndërhyrë për largimin e tregtarëve dhe rikthimin e rendit në këtë segment.

Në fakt, ky aks kombëtar rrezikon jetën e tregtarëve, por ajo që duhet të bëjë prefektura dhe instancat e tjera, është gjetja e një zgjidhjeje konkrete për ta, qoftë me krijimin e një tregu apo çdo lloj alternative tjetër që të mos cenohet "buka e gojës" për familjet që nxjerrin të ardhura nga shitja e prodhimeve bujqësore.
Megjithatë, ndryshe nga praktikat e transparencës që priten në raste të tilla, mediat e Korçës nuk janë njoftuar për këtë aksion. Gazetarët kanë kërkuar një shpjegim lidhur me mungesën e informacionit dhe pamundësinë për të ndjekur nga afër zhvillimet në terren.




Në përgjigje, prefektja Florinda Zegullaj ka sqaruar se ndërhyrje të tilla janë pjesë e punës së përditshme institucionale dhe nuk përbëjnë një aksion të veçuar që kërkon njoftim paraprak për median. Sipas saj, bëhet fjalë për veprime rutinë në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë.
Por ky qëndrim ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe raportin me median. Edhe pse mund të konsiderohen “ndërhyrje rutinë”, fakti që përfshijnë aksione në terren me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe bizneset e vogla i bën ato me interes publik, çka kërkon informim dhe akses për gazetarët.
Mungesa e njoftimit shihet si një kufizim i të drejtës së medias për të raportuar në kohë reale dhe për t’i dhënë publikut një pasqyrë të plotë të situatës. Gazetarët në Korçë përmes reagimeve të tyre në grupin e medias së prefekturës, kanë ngritur shqetësim mbi rastin në fjalë. Gazetarët nuk mund të konsiderohen thjesht "spektatorë" të ftuar vetëm në aktivitete të planifikuara, por partnerë në informimin e qytetarëve në çdo rast me interes publik.
Nga ana tjetër, Zegullaj ka lënë të hapur mundësinë për një komunikim më të strukturuar në vijim, duke paralajmëruar një informim të dedikuar për median gjatë javës së ardhshme, ku pritet të prezantohen masat dhe hapat e mëtejshëm. Megjithatë, për mediat mbetet e rëndësishme që transparenca të mos jetë përzgjedhëse, por e vazhdueshme, sidomos në aksione që prekin drejtpërdrejt komunitetin./CNA
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARR...
Sokol Sadushi, një ditë para një vendimi të Kolegjit Penal...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, një nga njerëzit që urren të...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi në...
Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli ka kërkuar...
Kryetari i Bordit të FK Partizani, Filip Çakuli, u është k...
Policia ka referuar në prokurorinë e qytetit një material ...
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pas mbledhjes së qeve...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka bë...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, pas m...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervis...
Kushtet atmosferike do të përkeqësohen ditën e nesërme, nd...
Aktivistja Edlira Çepani ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur mbrëmjen...
Pas sistemit të IT-së së Kuvendit, hakerat iranianë kanë g...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur mospranimin e kë...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se presidenti amerik...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushim të procedimit penal...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...