
Interesi për Shqipërinë turistike është shpërfaqur në të gjitha dimensionet këtë vit duke nisur nga turizmi i aventurës tek ai kulturor dhe i rërës dhe detit.
Rritja e shpejtë e numrit të vizitorëve të huaj, ku në 7 muaj sipas INSTAT 5.2 milionë shtetas hynë në territorin tonë, parasheh një rekord historik deri në fund të vitit. Rrjedhimisht një shifër e tillë do të thotë edhe më shumë vizitorë në institucionet e kulturës në vend.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë për një rritje me 67% të turistëve në këto institucione në qershor 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si 6-mujor, gjashtëmujori i parë i 2023-shit shënon një rritje totale me 53% të vizitorëve në insitucionet e kulturës krahasuar me të njëjtin 6-mujor të një viti më parë.
Por cilat janë në fakt kalatë më të vizituara në vend, Parqet Kombëtare dhe ato Arkeologjike?
“Gjatë muajit qershor 2023 numri i vizitorëve në institucionet e kulturës është rritur në 67% krahasuar me vitin 2022. Numrin më të madh të vizitorëve e ka Kalaja e Gjirokastrës, ndjekur nga Parku Kombëtar i Butrintit dhe Parku Arkeologjik i Shkodrës.
Më poshtë po japim tabelën e vizitueshmërisë së institucioneve të kulturës të krahasuar në dy vitet e fundit. Në lidhje me të ardhurat nga vizitorët në Institucionet Kulturore për këtë muaj rezulton që të jenë përfituar 98,181,240 lekë, vlerë kjo 62% më shumë se të ardhurat e muajit korrik të vitit 2022”, thuhet në një përmbledhje të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që ka për burim të dhënat e marra nga Ministria e Kulturës.
Konkretisht Kalanë e Gjirokastrës në 6-mujorin e parë të vitit e kanë vizituar 50.6 mijë vizitorë, më shumë se dyfish në raport me të njëjtën periudhë të 2022-shit. I dyti në këtë kategori është Amfiteatri i Durrësit me 9 mijë vizitorë dhe një rritje me 64% në raport me 6-mujorin 2022.
E treta për nga numri i vizitorëve deri në qershor është Kalaja e Porto Palermos.
Lidhur me institucionet të kategorizuara si kala e monumente të tjera, Parku i Butrintit është ai që ka vëmendjen më të madhe.
Në janar-qershor të paktën 37.2 mijë turistë kanë vizituar këtë park, ndërsa nga Parqet Arkeologjike në krye qëndron Parku Arkeologjik i Shkodrës me të paktën 53 mijë vizitorë apo 30% më shumë vizitorë në janar-qershor 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Marrë nga Monitor
Një 32-vjeçar shqiptar ka qenë shenjestër e një atentati t...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i ka d...
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se të ...
Ashtu siç CNA e kishte paralajmëruar, Partia Socialiste do...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publiku...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur ditën e...
Bashkimi Evropian me mekanizmat e tij të financimit kishte...
Ndodh edhe kështu. Nga një drejtues politik në nivel r...
Ligji i ri për mjekësi në Shqipëri, që detyron studentët q...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, njëkohësisht deputetja e ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësa...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohe...
Një 52-vjeçar i dënuar me 25 vjet burgim për vrasje të dyf...
Është kapur dhe vënë në prangat e policisë një 42-vjeç...
Gazetarja, Klodiana Lala i ka kërkuar kryetarit të Bas...
Policia e Shtetit gjatë 72 orëve të fundit ka asgjësua...
Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Dibër pasi ...
Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë ...
Një 40-vjeçar me inicialet G. Q., ka rënë në prangat e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...