LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO-Rama publikon pamjet nga puset e kërkimit të naftës në Shpirag/ “Të dhënat janë optimiste”

28 Gusht 2023, 09:38, Aktualitet CNA

VIDEO-Rama publikon pamjet nga puset e kërkimit të naftës në

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publikuar pamjet nga kërkimet dhe testimet e naftës në Shpirag.

Përmes një videoje, të cilën numri një i qeverisë e ka ndarë në rrjetet sociale, bën me dije se të dhënat deri më tani janë optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare.

MIRËMËNGJES dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në një deklaratë për mediat më herët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të duhet një invetsim prej 7 miliardë euro për të realizuar projektin në Shpirag.

Kryeministri theksoi se kjo do të sjellë shumë përfitime për shiqptarët. Nga ana tjetër ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se në muajin janar do të ketë një pasyqrim të plotë të të dhënave të testimit të rezervës së naftës në Shpirag./ CNA

Lajmet e fundit nga