E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Gjatë një interviste që kryeministri Edi Rama ka dhënë për ‘Kathemerini’ gazetari ka renditur tri arsye se pse sipas burimeve të tij në Athinë trajtimi i çështjes së Belerit nga institucionet shqiptare kërcënon emrin e Shqipërisë në BE.
Rama nuk e pranoi një gjë të tillë dhe u shpreh se ai (Rama), por dhe qeveria nuk mund të ndërhyjnë në veprimet që ndërmarrin hallka të ndryshme të sistemit të drejtësisë.
Më poshtë gjeni pjesën nga intervista:
Gazetari: Problemet me gjykatat vazhdojnë të jenë të pranishme. Sipas burimeve të mia në Athinë trajtimi i çështjes së Belerit nga institucionet shqiptare kërcënon emrin e Shqipërisë në BE për tri arsye: E para, ne e dimë që Beleri nuk u arrestua në skenën e krimit të dyshuar. E dyta, atij i është mohuar leja e posaçme për të bërë betimin. E treta ai mbahet ende në burg edhe pse nuk mund të përsërisë krimin e dyshuar. Për këtë arsye Athina thotë se kemi një arrestim të gabuar, burgim të gabuar dhe mohim i të drejtave të njeriut. Ja pse Athina ka marrë këtë qëndrim lidhur me çështjen.
“E kuptoj, e kuptoj, por nuk bie dakord. Nuk bie dakord me asnjë prej këtyre. Së pari, nuk jam dakord që një vend i huaj, një qeveri e huaj të bëjë komente të thella rreth veprimeve të sistemit të drejtësisë së një vendi tjetër, edhe duke qenë vende mjaft mike. Sipas meje, kjo nuk është europiane! Si fillim, duhet të bazohemi në atë që ne dimë, sepse nuk dimë gjithçka. Do marrim vesh çdo gjë kur prokuroria e posaçme të paraqesë provat e plota në gjykatë dhe ende nuk kemi shkuar aty. Por, mbështetur në atë që dimë, ai u kap në flagrancë, pra u kap në veprim e sipër të blerjes së votave, sigurisht me rrjetin e tij të blerjes së votës. Së dyti, leja – sepse këtu është përqendruar vëmendja tani – e drejta për të marrë leje për të bërë betimin. Pikë së pari, në këtë pikë të dytë, askund në legjislacionin shqiptar nuk ekziston kompetenca e qeverisë ose e kryeministrit të nxjerrë leje për një të ndaluar në paraburgim - në paraburgim (e theksoj) - që të dalë nga burgu. Kjo nuk ekziston. Nga ana tjetër, ai, avokatët e tij apo kushdo qoftë duhej të kalonin përmes gjykatës për ta kërkuar këtë gjë, e cila më duhet t’ju rithem nuk ekziston në legjislacionin shqiptar. Nuk ka diçka të tillë që dikush të marrë leje për të bërë betimin, ndërkohë që është në paraburgim për një krim në flagrancë dhe gjykata e ka refuzuar tashmë. Së treti, ju thatë se arsyeja e tretë, nëse nuk e kam gabim, ishte burgosja e një kryetari të zgjedhur bashkie, kështu?, tha Rama./ CNA
Dtën e sotme Partia Demokratike e Rithemelimit p...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë ditën e s...
Një cigare e ndezur e hedhur në tokë ka bërë që një pe...
Premtimi i BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor...
Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Bulqizë pa...
Kryeministri Edi Rama do të japë një intervistë për g...
Prodhimi bujqësor po hyn në një cikël krize që po krijohet...
Më shumë se utopia që do të na vijë shpëtimi i gjithë prob...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me...
Zjarri në fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit d...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka reagu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për pushuesit, e veç...
Universiteti i Mjekësisë ka publikuar listat me maturantët...
Raportohet se një zjarr ka rënë te pika e grumbullimit të ...
Kreu i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj ka njoftuar se ish-p...
Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar...
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka anuluar te...
“Pandemisë” së zjarreve këtë verë nuk i ka shpëtuar as fsh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...