web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti Gështenja për zjarrin tek inceneratori i Elbasanit: Një tjetër ndotës përveç metalurgjikut

26 Gusht 2023, 20:57, Aktualitet CNA

Deputeti Gështenja për zjarrin tek inceneratori i Elbasanit: Një

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gështenja shkruan se inceneratori i Elbasanit është një pirg i madh plehrash që u vihet flaka.

Ndër të tjera, ai shprehet se “dhjetëra miliona euro u zhvatën ndërsa banorët e këtij qyteti tani kanë një tjetër ndotës përveç metalurgjikut”.

“Më në fund inceneratori u ndez!!!

Inceneratori i Elbasanit nuk është gjë tjetër por vetëm një pirg i madh plehrash që u vihet flaka.

Dhjetëra miliona euro u zhvatën ndërsa banorët e këtij qyteti tani kanë një tjetër ndotës përveç metalurgjikut.”-shkruan Gështenja./CNA

 





Lajmet e fundit nga