Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Më 8 mars 2026, Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston, një nga qendrat më të rëndësishme të jetës shpirtërore të komunitetit orthodhoks shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e Kryepiskopit Joan ishte ngjarje e veçantë për besimtarët e shumtë shqiptarë të diasporës, të mbledhur nga Bostoni dhe zonat përreth.
Fortlumturia e Tij u prit me nderime nga Hirësia e Tij, Nikodhimi, Episkop i Kishës Orthodhokse Shqiptare në Boston. Të dy hierarkët bashkëmeshuan Liturgjinë Hyjnore, duke dhënë dëshmi të gjallë uniteti dhe vazhdimësie të traditës liturgjike dhe kishtare të Kishës Orthodhokse Shqiptare si në atdhe, ashtu edhe në diasporë. Kjo ditë kishte edhe një tjetër domethënie të veçantë, sepse përkoi me përvjetorin e dorëzimit në gradën priftërore të Imzot Theofan Nolit, themeluesi i kësaj kishe dhe një prej figurave më të shquara të historisë së Kishës dhe të kombit shqiptar. Përkujtimi i këtij momenti historik ishte rast reflektimi mbi rolin e tij në themelimin e jetës kishtare shqiptare në Amerikë dhe në përpjekjet për ruajtjen e identitetit shpirtëror dhe kulturor të komunitetit shqiptar në mërgim.
Në fjalën e tij drejtuar besimtarëve, Kryepiskopi Joan përkujtoi 118-vjetorin e dorëzimit në gradën priftërore të Imzot Theofan Nolit, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të kësaj figure për Kishën Orthodhokse Shqiptare. Ai theksoi se veprimtaria e Nolit mbetet shembull përkushtimi ndaj Kishës, model shërbimi ndaj popullit dhe përpjekjes për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe bashkimi. Përkujtimi më i mirë i të gjithë njerëzve që kanë kontribuar për Kishën, theksoi ai, është të jetojmë një jetë sipas mësimit orthodhoks.
"Të kemi një jetë shpirtërore, sepse për fatin tonë të keq, në botën e sotme ka humbur jeta shpirtërore. Njerëzit nuk kultivojnë jetë shpirtërore të përditshme. Nuk mjafton vetëm një ditë në kishë, të dielën, nevojitet një jetë e përditshme shpirtërore. Jeta shpirtërore është shumë e thjeshtë: përpjekje shpirtërore e çdo dite për të jetuar sipas mësimeve të Jisu Krishtit. Nëse do të përpiqemi të jetojmë në këtë mënyrë, do të fillojmë të njohim veten tonë të vërtetë dhe, nga përulësia, do të përfitojmë hirin e Perëndisë, nëpërmjet të cilit realizohen të gjitha", shprehet Fortlumturia e Tij.
Në fund të fjalës së tij, Kryepiskopi Joan falënderoi të gjithë të pranishmit duke uruar që Katedralja e Shën Gjegjit të jetë qendër shpirtërore për të gjithë njerëzit, si për shqiptarët edhe për anëtarët e çdo kombi.
Ndërsa Imzot Tikhoni, Kryepiskopi i Uashingtonit, Mitropolit i Gjithë Amerikës dhe Kanadasë, me anë të letrës së tij, përshëndeti Kryepiskopin Joan, duke i uruar mirëseardhjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke i shprehur gëzimin për bashkëkremtimin në Liturgjinë Hyjnore me një nga episkopët e dioqezës, Hirësinë e Tij, Nikodhimin. Ky bashkëkremtim, theksoi ai, le të jetë shenjë dhe model për lidhje gjithnjë e më të thelluar midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse në Amerikë dhe le të shërbejë si një prelud për një takim dhe bashkëkremtimi të tij me Kryepiskopin Joan.
Pas përfundimit të Shërbesave të Shenjta, Hirësia e Tij, Episkop Nikodhimi shtroi drekë vëllazërore për të gjithë të pranishmit. Në këtë atmosferë të ngrohtë komunitare, besimtarët ndanë urime, kujtime dhe reflektime mbi historinë e kësaj kishe dhe mbi lidhjet e forta shpirtërore që bashkojnë komunitetin orthodhoks shqiptar në Boston.
Gjithashtu, nga të pranishmit u sollën kujtime të veçanta kur Kryepiskopi Joan shërbente në këtë komunitet dhe organizoi bibliotekën "Fan Noli", ndërkohë që ishte student në Seminarin Theologjik "Kryqi i Nderuar" (Holy Cross) në Boston. Kjo periudhë është pjesë e rëndësishme e kujtesës së komunitetit dhe shembull ofrimi për çdo anëtar të tij. Këto kujtime theksuan vazhdimësinë e lidhjeve ndërmjet Kishës në Shqipëri dhe komuniteteve të diasporës, si dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore shqiptare në mërgim.
Vizita e Kryepiskopit Joan dhe kremtimi i Liturgjisë Hyjnore në këtë ditë përbën një moment të rëndësishëm për jetën kishtare të komunitetit orthodhoks shqiptar në Boston, duke përforcuar ndjenjën e unitetit, kujtesën historike dhe përkushtimin ndaj misionit të Kishës në shërbim të besimtarëve. /CNA
Foltorja e radhës e opozitës është mbajtur mbrëmjen e sotm...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar ditën e sotme qëndr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ka përfunduar mbledhja e sotme e Sekretariatit të Etikës. ...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg gazetarin gjob...
Ndërsa destinacionet klasike të Mesdheut po bëhen gjithnjë...
Për periudhën 01.01.2020-31.12.2025 janë regjistruar gjith...
Raporti vjetor i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme pë...
Sot në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për masën e ...
Një raporti i hartuar nga Prokuroria e Posaçme për veprimt...
SPAK-u ka publikuar raportin për veprimtarinë e tij gjatë ...
Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj kryebashki...
Raporti i SPAK-ut për 2025 thekson se është regjistruar nj...
Është publikuar raporti i SPAK-ut për vitin 2025. Gjatë kë...
Një delegacion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsioni...
Sot u zhvillua seanca në themel për Veliajn dhe 28 të pand...
Ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka, një nga emrat...
Në përfundim të një procesi konkurrues dhe transparent për...
Kryeministri Edi Rama ka renditur arritjet e Ballukut në d...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ata që nuk po lënë ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...