Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Nuk është e lehtë të bësh një listë të saktë e të plotë të atyre që kanë qenë avokatë të Erion Veliajt! Shumë emra avokatësh janë shfaqur përkohësisht si "avokatë të Veliajt", por të gjithë janë zëvendësuar dhe ndryshuar rrugës.
Në nisje të rrugëtimit të vet, Erion Veliaj zgjodhi të përfaqësohej nga Henrik Ligori, i cili një copë rrugë preferoi të mbështetej nga Ardian Visha.

Në një fazë sekuestrimesh dhe ankesash për përjashtimin e prokurorëve nga çështja, në skenë dolën Maks Haxhia dhe Ermir Beta.

Pastaj vijoi një periudhë e gjatë ku "avokatët" ishin anonimë. Një dorë përcillte e ndante në media materiale me tituj si "reagimi i avokatëve të Veliajt", "sqarimi i avokatëve të Veliajt", "mbrojtja e avokatëve të Veliajt" etj. Diku titujt ndaheshin më bukur "avokatët e Veliajt dhe familjes", si për ta bërë më gjithëpërfshirëse mbrojtjen.
Ndodhte shpesh që të tilla materiale "avokatësh të Veliajt" ose "avokatë të Veliajt dhe familjes", në fillim publikoheshin në profilin e faqes "Facebook" të vetë Erion Veliajt. Edhe në këto raste lajmi në krye kishte shprehje të tipit "Avokatët e Veliajt në një reagim për....", etj., etj.
Pastaj në skenë u hodhën ca emra propagandistikë anglezësh dhe amerikanësh që edhe këta shpalleshin si "avokatët e huaj të Veliajt".
E rëndësishme ishte që të shpalleshin gjithmonë në numrin shumës. Domethënë ishin shumë avokatë! Gjithmonë!
Ndërkohë që emrat e avokatëve zyrtarë fironin gjithnjë e më shumë dhe asnjëri nuk dilte ta mbronte në publik, në ekrane mund të identifikoje një shpurë avokatucësh, që dilnin nga paneli në panel dhe si ekspertë të pavarur, mbronin pavarësinë e pushtetit lokal të mishëruar tek Erion Veliaj.
Të gjithë këta tipa i dekonspiroi me një të rënë të lapsit, penalisti i madh Jordan Daci, i cili për gati 12 orë përjetoi lavdinë e avokatit zyrtar të Erion Veliajt në tentativën e dështuar për t'u paraqitur si mbrojtës edhe në Gjykatën Kushtetuese. Për të përfituar kësisoj edhe zyrtarisht titullin konstitucionalist.
Por edhe ai u fsheh dhe zyrtarisht u tha që u largua se u kujtua për ca klientë e ca gjyqe të tjera që kishte dhe që mund t'i krijonin probleme konfliktesh interesi me gjyqin e Veliajt. Këtë sqarim e bëri si konstitucionalist!
Sigurisht në gjithë këtë listë nuk do të harronim dot Fatmir Xhafajn, avokatin më të madh që për pak e bëri Erion Veliajn kryetar të PS-së. Edhe ky shkruante dhe shpërndante nga ato anonimet me nënshkrimin "avokatët e Veliajt".

Por lista mund të bëhet më e gjatë nëse rreshtohen si "avokatë të Veliajt" edhe gjithë avokatët e studiove që zotërojnë emrat Ligori, Visha, Haxhia, Xhafaj e ndonjë tjetër që të na falë, por për shkak të inflacionit të emrave nuk kemi arritur ta regjistrojmë në kohë.
Dje doli një emër, i cili u prezantua në ekrane ai avokat i Veliajt. Quhet Alban Dokushi dhe është ish-Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë.
As Ligori, as Visha, as Beta e as Xhafaj.
Daci jo e jo!
Tani jo vetëm Veliaj, por jemi të gjithë në dorë të Dokushit. Duroftë deri sot në orën 10:00 pa pastaj le të bëhet nami./ CNA
Sot, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ankesën e ish-kry...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin TPZ me gazeta...
Avokati Dorian Matlija i ftuar në emisionin "TPZ" me gazet...
Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte televizive k...
Me më shumë se 23 vite eksperiencë, Edmond Musaj, djali ng...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje nga par...
Lulzim Basha u paraqit pasditen e kësaj të enjteje në ambi...
Ish-ministri Fatmir Mediu, reagoi sot pas daljes nga Gjyka...
Ish-ministri Fatmir Mediu ishte sot i pranishëm në seancën...
Ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis ka vizituar zonën ...
Lulzim Basha është paraqitur pasditen e kësaj të enjteje n...
Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, ka rrëzuar kërkesën për re...
Një muaj pas marrjes së detyrës si kryetar i Këshillit të ...
Programi i fizikës në Universitetin e Shkodrës nuk ka asnj...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e siguri...
Holta Zaçaj është ende kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Z...
Qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë më 13 ...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogd...
Gent Ibrahimi është një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetue...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...