
Edhe pse puna për mbledhjen e të dhënave për Censin e popullisë dhe banesave ka përfunduar, INSTAT nuk ka publikuar shifrat.
Pak ditë më parë drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli, në një dalje për mediat tha se të dhënat do të publikohen në muajin dhjetor, 9 muaj me vonesë.
Në lidhje me këtë situatë ka ardhur edhe një reagim nga gazetari Klodian Tomorri, i cili bëri thirrje që INSTAT-i të vihet nën hetim, në mënyrë që Censusi të mos shtrembërohet.
"Shqiptarët e dinë se qeveria e tyre nuk ka një raport shumë miqësor me të vërtetën dhe me integritetin e të dhënave dixhitale, që nga përdhunimi i TIMS-it e deri tek nxjerrja e të dhënave sensitive të qytetarëve në pazar. Ndaj që Censusi të mos shtrëmbërohet, dikush duhet të vërë nën hetim INSTAT-in. Manipulimi i statistikave zyrtare është një krim shumë i rëndë. Dhe dyshimet janë të forta", shprehet Tomorri.
Shkrimi i plotë:
Në vitin 2011, Instituti i Statistikave realizoi censusin e kohës. Puna në terren për mbledhjen e të dhënave u krye gjatë muajit tetor 2011, në intervalin nga 1 deri në 30 tetor, në të njejtën periudhë me vendet e tjera europiane.
Në atë kohë Shqipëria ishte më e pazhvilluar se sot, ndërsa teknologjia më e prapambetur. Të dhënat u mblodhën me letër përmes intervistimit derë më derë. INSTAT angazhoi mbi 15 mijë punonjës për Censusin nga të cilët 12 mijë e 500 ishin anketues në terren, të cilët mblodhën të dhënat derë me dërë në 740 mijë njësi ekonomike familjare.
Megjithatë, më pak se dy muaj nga përfundimi i mbledhjes së të dhënave në terrën, në 21 dhjetor 2011, INSTAT prezantoi për publikun rezultatet paraprake të censusit, të bazuara në një përllogaritje jopërfundimtare të individëve, Njësive Ekonomike Familjare, banesave dhe ndërtesave të numëruara.
Censusi i radhës në Shqipëri ishte programuar në vitin 2020. Por INSTAT dhe qeveria e shtynë me 3 vjet për arsye nga më të çuditshmet. Gjithsesi, puna në terren filloi në tetor 2023. Por këtë herë infrastruktura ishte shumë më e modernizuar se 12 vjet më parë. Të dhënat nuk u mblodhën me letër, por në mënyrë dixhitale.
Instituti i Statistikave kontraktoi mbi 8 mijë tableta për anketuesit në terren me një kosto totale prej 1.6 milionë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar. Këtyre u shtohen dhe kostot e tjera operative duke e çuar buxhetin total të shpenzuar për censusin në rreth 15 milionë euro.
Së dyti, Sistemi Informativ Gjeografik sot është shumë modern se sa 12 vjet më parë. Megjithatë, edhe pse me një buxhet më të madh, ndonëse me një infrastrukturë totalisht të dixhitalizuara, INSTAT nuk i raporton të dhënat.
Teorikisht të dhënat kryesore të Censusit, si numri i popullsisë, ai i banesave si dhe disa treguesë të tjerë duhet të ishin gati për raportim që në momentin e përfundimit të mbledhjes së dhënave në terren. Kjo pasi ndryshe nga 12 vjet më parë, INSTAT-it nuk i është dashur të skanojë mbi 2 milionë pyetësorë.
Shtyrja e publikimit të rezultateve të Censusit për në qershor të këtij viti nga ana metodologjike dhe proceduriale është e paarsyeshme. Nëse në vitin 2011, rezultatet kryesore u shpallën për më pak se 2 muaj, askush nuk mund të gjejë logjikë se pse në vitin 2023 duhen 9 muaj.
Në këtë pikë kushdo ka të drejtë të dyshojë se qeveria dhe INSTAT po fusin duart tek të dhënat. Sali Berisha, i cili këtu është në terrenin e tij të preferuar, deklaron se nga regjistrimi ka rezultuar që në Shqipëri kanë mbetur më pak se 1.5 milionë banorë, ccka do të thotë që në një dekadë popullsia rezidente e Shqipërisë është rrudhur me 47.7 për qind.
Ne nuk do ta dimë dot nëse kjo është e vërtetë. Por dimë një të vërtetë tjetër. Që tani rezultatet e Censusit janë të paragjykuara. Jo për shkak të akuzave që Doktori di t’i hedhë me shumicë, por për shkak të vetë INSTAT dhe veprimeve të tij.
Shqiptarët e dinë se qeveria e tyre nuk ka një raport shumë miqësor me të vërtetën dhe me integritetin e të dhënave dixhitale, që nga përdhunimi i TIMS-it e deri tek nxjerrja e të dhënave sensitive të qytetarëve në pazar. Ndaj që Censusi të mos shtrëmbërohet, dikush duhet të vërë nën hetim INSTAT-in. Manipulimi i statistikave zyrtare është një krim shumë i rëndë. Dhe dyshimet janë të forta./CNA
Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, rrëf...
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsion...
Pas dhënies së dëshmisë në SPAK për dosjen "Gërdeci", ...
Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, ka t...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për në 2...
Një ditë para se Gjykata e Posaçme e Apelit të japë ve...
Efektivë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar so...
Gjykata e Posaçme do të japë nesër në orën 09:00 vendi...
Që prej mbrëmjes se djeshme zona që ndodhet në krahun ...
Në Apelin e Posaçëm zhvillohet seanca për kryebashkiak...
Ngricat që kanë përfshirë prej disa ditësh juglindjen,...
Hekurudha shqiptare nisi këtë javë ngritjen e njësisë ...
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur për "A2 ...
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Ministrja e Ars...
Familjarët e dy personave që mbetën të plagosur të hën...
Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të B...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka treguar se çfarë ...
Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar projekt-rezolutën e ...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur për paraqitjen e ish...
Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka patur një debat të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...