Mesazhi i Mediut pas dëshmisë në SPAK
Pas dhënies së dëshmisë në SPAK për dosjen "Gërdeci", ...

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Florjan Kalaja, sjell librin "Dilema Kushtetuese III", i cili është i ndarë në 15 krerë.
Ky libër vjen pas 5 vitesh nga botimi i vëllimit të dytë dhe pas 7 vitesh nga botimi i vëllimit të parë të këtij periodiku të së drejtës të autorit.
Libri është një botim ku trajtohen përgjithësisht çështje të praktikës gjyqësore të vendosura gjithnjë në këndvështrimin e standardeve të së drejtës kushtetuese.
Ai është përmbledhje dhe përzgjedhje e problematikave gjyqësore të akumuluara si eksperiencë profesionale gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës, në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në libër trajtohen çështje të tilla si përplasja e juridiksionit gjyqësor me juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi shqyrtimin e akteve normative nënligjore; aksesi i të gjithë llojeve të viktimave në procesin penal në të gjitha fazat dhe shkallët e gjykimit; problemet kushtetuese dhe ligjore të mbivendosjes së dënimeve penale në formacionet e krimit të organizuar për të njëjtin fakt penal; prekluziviteti i apeleve dhe rekurseve në çështjet gjyqësore civile dhe administrative; problemet kushtetuese dhe ligjore të ndalimit të zbatimit të gjykimit të shkurtuar për veprat penale me autorë të miturit, femrat, bashkëpunëtorët e drejtësisë apo për tentativën, kur rezulton se ligji për veprën penale parashikon dënimin me burgim të përjetshëm në strukturën e sanksionit penal; problemet e ligjit procedural penal në mënyrën se si rregullohet kompetenca lëndore në fazën e hetimeve paraprake; aksesi në juridiksionin fillestar dhe rishikues gjyqësor administrativ të subjekteve të paafta për punë për përcaktimin e invaliditetit dhe përfitimet nga mbrojtja shoqërore e tyre; problemet kushtetuese dhe ligjore të mos-shqyrtimit të padisë civile në procesin penal; problemet kushtetuese dhe ligjore të pikës 4 të nenit 420 të Kodit të Procedurës Penale; problemet kushtetuese dhe ligjore të veprës penale të pushtimit të tokës; problemet kushtetuese dhe ligjore të parashikimit të kthimit të menjëhershëm të padisë; problemet kushtetuese të mosnjohjes nga ligji të kompetencës së gjykatave të posaçme penale në fazën e ekzekutimit të veprave penale apo subjekteve për të cilat ato kanë kompetencë lëndore sipas Kushtetutës dhe ligjit; problemet e ligjit dhe praktikës gjyqësore të ndryshimit të vendimit penal të pafajësisë në juridiksionin gjyqësor rishikues; nevojën dhe domosdoshmërinë e njohjes si parim kushtetues të kodifikimit të së drejtës pozitive dhe problemet kushtetuese të dënimeve fikse me burgim të përjetshëm që parashikon Kodi Penal.
Theksojmë se në libër ka artikuj që botohen për herë të parë por edhe artikuj, të cilët janë ripunuar dhe retushuar, duke i përditësuar me zhvillimet më të fundit ligjore, jurisprudenciale dhe doktrinare.

Parathënien e librit e ka bërë konstitucionalisti Prof. Dr. Enver Hasani.
Në këtë mënyrë literatura juridike në Shqipëri shtohet me një botim që duhet të konsultohet nga studentët, lektorët, juristët dhe kushdo praktikant i së drejtës.
Florjan Kalaja është autor i shumë shkrimeve juridike të botuara në revista periodike shqiptare dhe të huaja, i shumë shkrimeve publicistike të botuara në gazetat e përditshme në Shqipëri dhe i librave “Gjykimi në mungesë në procesin civil”; “Dilema kushtetuese I”, “Dilema kushtetuese II”, “Gjykimi në Gjykatën e Lartë”, “Lirimi me kusht”, “Dilema Kushtetuese III”./CNA
Pas dhënies së dëshmisë në SPAK për dosjen "Gërdeci", ...
Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, ka t...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për në 2...
Një ditë para se Gjykata e Posaçme e Apelit të japë ve...
Efektivë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar so...
Gjykata e Posaçme do të japë nesër në orën 09:00 vendi...
Që prej mbrëmjes se djeshme zona që ndodhet në krahun ...
Në Apelin e Posaçëm zhvillohet seanca për kryebashkiak...
Ngricat që kanë përfshirë prej disa ditësh juglindjen,...
Hekurudha shqiptare nisi këtë javë ngritjen e njësisë ...
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur për "A2 ...
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Ministrja e Ars...
Familjarët e dy personave që mbetën të plagosur të hën...
Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të B...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka treguar se çfarë ...
Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar projekt-rezolutën e ...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur për paraqitjen e ish...
Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka patur një debat të...
Ish drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka rrëfye...
Pak ditë më parë, CNA mësoi nga burime pranë ish-Presi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...