LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të burgosurit shqiptarë në Britani dhe Irlandën e Veriut/ Miratohet marrëveshja e transferimit

19 Korrik 2023, 22:00, Aktualitet CNA

Të burgosurit shqiptarë në Britani dhe Irlandën e Veriut/

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e shqiptarëve të dënuar.

Marrëveshja pritet të firmoset nga dy qeveritë nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij britanik, Rishi Sunak.

Nëse nuk ndodh kjo, bashkëpunimi do të konfirmohet me nënshkrimin e ministrit britanik të drejtësisë dhe ministrit Ulsi Manja.

Kështu, shqiptarët e burgosur në Britaninë e Madhe ose Irlandën e Veriut që do të marrin të drejtën e transferimit do të kthehen në atdhe për të vuajtur dënimin.

Gjithashtu në Shqipëri do të kthehen edhe të burgosurit që i kanë mbetur 4 vjet dënim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga