Balla, takim “kokë më kokë” me ambasadorin italian/ Zbulohet fokusi i bisedës
Taulant Balla nën kostumin e ministrit të Brendshëm ka zhv...

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me lëvizjen e deputetëve Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj që ka si qëllim zgjatjen e mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, Zhupa pretendon se deputetët Koçi dhe Beqiraj të presionuar nga Skënder Gjinushi, kërkojnë ta kthejnë kuvendin në shkelës të ligjit, si noter i ambicieve klaniste.
Zhupa ka theksuar që ky votim i kërkuar nga socialistët nuk mund të bëhet pasi sipas saj relacioni është i pasaktë dhe me mashtrime dhe se projektligji vjen hapur në konflikt interesi dhe se, propozuesi është Gjinushi.
“E paprecedentë! Gjinusho-deputetët, tentojnë të shkelin me këmbë ligjin dhe rregulloren!
Sot Skënder Gjinushit i mbaron mandati në krye të akademisë dhe me pirueta pushteti do të siguroj një të dytë antikushtetues.
Që dje deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj të presionuar nga kryetari pa mandat Skënder Gjinushi, të vënë pas murit nga interesat e tij kërkojnë ta kthejnë kuvendin në shkelës të ligjit, si noter i ambicieve klaniste.
Me një kërkesë të paprotokolluar, të pa arsyetuar nuk mund të mblidhemi jashtë programit të komisionit, tentojnë ti shkatërrojnë parlamentarizmin.
Kërkojnë votim të një projektligji sot në orën 11:00, pa diskutime!
Votim smund të ketë kur
1- Relacioni është i pasaktë dhe me mashtrime.
2- Projektligji vjen hapur në konflikt interesi, ku bashkë propozuesi Gjinushi, e kërkon për mandatin e tij
3- Akademia e Shkencave hyn në zgjedhje sipas statutit me mbarimin e mandatit të kryetarit.
4- Ka 3 kërkesa proceduriale në organet e kuvendit për këtë çështje.
5- Ska një sqarim shterues mbi peticionin e 52 akademikëve, na sillet për një vendim të 2022, dhe sot jemi në kushtet të tjera të zgjedhjeve në akademi. Duhet një dëgjesë me ta.
Ne jemi deputet që duhet të na shqetësojnë hallet e qytetarëve dhe jo hallet e karrierës 30 e ca vjecare të ish ministrit të diktaturës.
Ndaloni palacollëkun dhe maskarallëkun!
Respektoni rregulloren dhe ligjet. Paguheni nga taksat e qytetarëve, jo nga borderoja e Gjinushit!”-shkruan Zhupa./ CNA
Taulant Balla nën kostumin e ministrit të Brendshëm ka zhv...
Nesër pritet të mbahet seanca e fundit parlamentare ku do ...
Një ditë më parë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se efe...
Mjeku Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive u shpr...
Klodian Zoto, njëri prej njerëzve që fshihet pas aferë...
Makina me të cilën lëviz ministri i Brendshëm, Taulant Bal...
CNA ka siguruar të tjera dokumente ekskluzivë që zbulojnë ...
Tiffany Trump, vajza e vogël e ish-presidentit të SHBA-ve,...
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sulmoi me nj...
Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajon...
Ardian Visha, avokati mbrojtës i ish-ministrit të Mbrojtj...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me marrjen e detyrës ...
CNA raportoi mbrëmjen e djeshme se GJKKO ka lëshuar urdhër...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të masës së sigur...
Të martën, Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Pu...
Të martën, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shënd...
Anticikloni afrikan duket se këtë verë do bëjë që vendi yn...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...