
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka folur lidhur me akuzat e bëra nga SPAK për ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Ai u shpreh se akuzat synojnë të godasin pluralizmit politik në Shqipëri.
Alizoti u shpreh për News 24 se dosja hetimore për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, duket më shumë opinion se me fakte konkrete.
Sipas deputetit SPAK duhej të kishte hetuar portin e Durrësit e vendimet për inceneratorët.
“SPAK duhet të kishte hetuar portin e Durrësit, 17 vendimet për inceneratorët, duhet të kishte marrë nën hetim edhe Teatrin dhe çështjen e Mcgonigal dhe pastaj të dilte tek opozita. Asgjësimi politikisht i figurave të rëndësishme të opozitës rrezikon pluralizmin politik dhe fuqizon mazhorancës. Unë nuk e quaj goditje ndaj Ahmetajt. Si mundet zv/kryeministri me gati gjysmë miliardë dollarësh të kapërcejë kufijtë e Shqipërisë dhe pasi iku u votua në Parlament. Pse nxitohen në rastin e zotit Berisha? Më lënë shije që është tendencioze.”, u shpreh ai.
Alizoti thotë se ai do të besojë në punën e SPAK nëse ato do të thërrasin kryeministrin Edi Rama.
“Unë kam një shqetësim, kur institucionet e drejtësisë të godasin kryeministrin në detyrë. Nëse ata do ta thërrasin, unë do t’i besoj. Nëse ky institucion kaq serioz ka këtë lloj forme hartimi që i përngjan një lloji opinioni dhe nuk ka akuza serioze, kjo është qesharake. Me këtë që po bën, SPAK nuk ngjan me drejtësinë amerikane por me drejtësinë e para 50 vjetëve. Masa ndaj Berishës, është shkelje të Kushtetutës. SPAK thotë që ky lloj ligji që ka bërë kryeministri i Shqipërisë ka favorizuar dhëndrin e tij.”, tha Alizoti.
Deputeti thotë se në radhë të parë është një show mediatik për të zhbërë çështjen e Kosovës, aferën e portit të Durrësit.
“Prokurori këtu merr statusin e Gjykatës Kushtetuese. Akuza e prokurorit është qesharake dhe tendecioze. Kjo nuk qëndron. Në radhë të parë është një show mediatik për të zhbërë çështjen e Kosovës, aferën e portit të Durrësit. Në momentin që e bën selektive dhe kalon mbi kompetencat e tua dhe në momentin që arreston në një ambient publik të afërmin e ish-kryeministrit, kjo është një shfaqje që po godet armiqtë. Kjo është një dosje që i përngjan vitit ’45. Këto lloj dëshmitarësh janë qesharakë. Kush ka vjedhur të japë llogari një për një. Unë s’i kam borxh asnjë cent këtij shteti, përveç se më ka marrë dhe kam pronat që ndoshta s’do të mund të më kthehen kurrë. Këtu nuk kanë thirrur njeri në detyrë. Edhe zoti Ahmetaj u godit politikisht dhe më pas u thirr. Prokurorët në Shqipëri janë njerëz që i mbyt politika. Kur SPAK-u të marrë në pyetje kryeministrin e Shqipërisë, atëherë unë do të filloj ta besoj dhe me të vërtetë është institucion që ka filluar të veprojë.”, u shpreh ai./ CNA
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se çfarë do të ndodhë nës...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish kr...
Deri në vitin 2018, kompania “Homeplan”, e cila ndërtoi ku...
Avokatët e Berishës kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Iren...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit R...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli pas takimit me ...
Ndërpritet seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeminist...
Mbetet në burg shtetasi rus Igor Kokunov. Vendimi u mor në...
Prokuroria e Posaçme vijon me hetimet për kryebashk...
Presidenti Bajram Begaj ka kthyer në Parlament për ris...
Mediat e Carlo Bollino-s, të njohura si media të Rilin...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka propozuar disa ndr...
Kamerat e fshehta të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbro...
Ditën e sotme në Gjykatën e Shkodrës do të zhvillohet ...
Policia e Shtetit ka zbarkuar në ish-kompleksin “Partizani...
Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektori...
Komisioni Kombëtar Rregullator, pjesë e Entit Rregullator ...
Ish-deputeti, Belind Këlliçi ka folur lidhur me akuzat...
Çështja e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ar...
Avokati, Sokol Hazizaj thotë se do të jetë i pamundur ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...