Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Skleroza "multiple" është sëmundje inflamatore kronike e sistemit nervor qendror e karakterizuar nga demielinizimi. Në këtë sëmundje, sistemi yne imunitar përmes limfociteve T, B dhe makrofageve aktivizohet duke dëmtuar strukturat e pasura me myelin të sistemit nervor qendror, trurit dhe palcës kurrizore.
Në mënyrë të veçantë preken fibrat komisurale dhe veçanërisht korpusi kalloz dhe fibrat projektuese ose traktet e gjata si kapsula interne apo traktet e gjata të medulës spinale si dhe fibrat asociative në nivel subkortikal.
Sëmundja shfaqet zakonisht në dekadën e tretë dhe të katërt të jetës, pra prek më së shumti moshat 30-40 vjeç, por mund të shfaqet edhe në mosha të tjera që nga fëmijëria e vonshme deri në dekadën e gjashtë të jetës. Prek më së shumti femrat në krahasim me meshkujt, me një raport 1.5/1 dhe ka prevalencë të variueshme në vende të ndryshme që shkon nga 50 deri në 250/100 000 banorë apo më tepër.
Sëmundja shfaqet me disa shenja tipike si p.sh. turbullimi i pamjes në njërin sy, paaftësi për të dalluar nuancat e ngjyrave apo gërmat e vogla, dyfishim i pamjes, prishje të ekuilibrit, dobësi dhe/apo mpirje dhe mizërime në njërën anë të fytyrës, apo një anësi, etj.
Këto shenja shfaqen shpesh dhe kulmojnë brenda një kohe të shkurtër disaditore, dhe më pas përmirësohen në disa javë. Kjo është dhe forma e saj më e zakonshme, me rëndime që përsëriten në mënyrë të variueshme.
Diagnoza e sëmundjes bazohet në historinë që tregon pacienti, ekzaminimin klinik në vizitë, të dhënat imazherike të rezonancës manjetike, të dhënat laboratorike veçanërisht të lëngut cerebrospinal dhe ekzaminimet elektrofiziologjike.
Trajtimi bashkëkohor i sëmundjes fokusohet kryesisht në parandalimin e ecurisë së sëmundjes përmes preparative që modulojnë imunitetin.
Në këtë drejtim ka një miriade preparatesh si psh betainterferoni, glatiramer acetate, dimetil fumarati, teriflunomidi, fingolimodi, siponimodi, ocrelizumabi, natalizumabi etj. Të tilla preparate pengojnë aktivizimin dhe dëmtimin e sistemit imunitar.
Efikasiteti i tyre është i variueshëm. Disa kanë potencë të lehtë në të moderuar, të tjera nga të moderuar në të lartë dhe të tjera në shumë të lartë. Këto të dhëna kanë rezultuar nga studime të medha multicentrike të kryera njëkohësisht në shumë Qendra spitalore në disa vende të botës.
Në anën tjetër vlen të përmendet fakti që secili nga këto preparate ka dhe profilin e vet të efekteve anësore dhe për këtë arsye ka studime të shumta në vazhdimësi. Një studim i tillë është tashmë prezent edhe në Shqipëri dhe Spitali Hygeia është përzgjedhur të jetë një nga qendrat që do të përfshihet në këtë studim.
Për të gjithë të interesuarit, pra pacientët e prekur nga Skleroza Multiple apo ata që kanë simptoma apo shenja si më lart, mund të drejtohen për konsultë të specializuar, si dhe për të marrë një diagnozë dhe trajtim adekuat, me mjekun neurolog të Spitalit Hygeia, dr.Erion Dushi.
Dr.Erjon Dushi
Neurolog/ Spitali Hygeia
Tel: 04 23 90 000
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije s...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar në Komis...
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli, në mbledhjen e Komisionit...
Ministria e Jashtme ka shprehur ngushëllimet për famil...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duk...
OLAF, zyra evropiane kundër mashtrimit, pritet të vijo...
Një nga lajmet më të komentuara të ditëve të fundit ka qen...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ...
Mbrëmë “Stop” transmetoi disa raste të abuzimit me Kempet ...
Administratori i një portali është dhunuar këtë të mar...
Një Qendër Operacionale sigurie, e organizuar sipas modeli...
Kryeminsitri Edi Rama ka tërhequr vërejtje për bizeset...
Një i moshuar i cili ishte shpallur i humbur nga familja ë...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me sezonin turistik ...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se do t’i jep...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në ...
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj pë...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me rapo...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...