GJKKO jep vendimin për dosjen "Metamorfoza"/ Lirohet Oltion Bistri
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 38 vite e 6 muaj burg, 5 të p...

Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në disa qarqe të vendit. Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje nga situata nëpër qarqe, si më poshtë:
Qarku Dibër
Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie.
Qarku Durrës
Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji. Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë.
Qarku Lezhë
Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave.
Qarku Kukës
Në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit.
Qarku Shkodër
Nuk raportohen problematika. Vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën. Bashkitë e tjera nuk raportojnë probleme.
Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi./CNA
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 38 vite e 6 muaj burg, 5 të p...
Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës ka bërë me dije se edhe ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale pamje nga...
Këtë të martë, territori i Bashkisë Vau Dejës është përfsh...
Reshjet e shiut kanë krijuar një gjendje të rënduar në ter...
Rreth 80 familje në fshatin Shpërdhet të Kurbinit kanë mbe...
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë krijuar një situ...
Moti i keq ka sjellë probleme me energjinë elektrike në qa...
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Konferencës së Kr...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë t...
Prokuroria e Fierit ka caktuar pezullimin nga detyra të nj...
Shtyhet seanca për çështjen e SASPAC të ish-ministrit të S...
Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetas...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë prob...
Situata meteorologjike ka shkaktuar problematika në qyteti...
Fshatrat e Krujës janë përballur me përmbytje për shkak të...
Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është par...
Rrëshqitjet e dheut dhe vërshimi i ujërave kanë bllokuar d...
Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë problematika edhe në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...