EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasit Leonidha Guçe dhe Denis Meçe të përfshirë në vrasjen e Egli Progës në 10 gusht të vitit 2024.
Sipas burimeve brenda gjykatës së Korçës, për këta shtetas ka përfunduar afati i paraburgimit dhe gjykata ka caktuar ndryshimin e masës në “Arrest shtëpie” deri në përfundimin e hetimeve.
Aktualisht çështja ka ngrirë në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokal “Stropcka” ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre.
Por duket se vonesa në dokumentimin e plotë të ngjarjes është bërë shkak që pala mbrojtëse e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë për ta.
Aktualisht pritet që ata të ndjekin vijimësinë e hetimeve jashtë qelisë, ndërsa ata akuzohen për "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim.
Vendimi i Gjykatës së Korçës
Me vendimet përkatëse te datave 15.11.2025 e 16.11.2025 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, mbi bazën e kërkesës së personave nën hetim D.M, L.G, (të cilët janë duke u hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprën “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal) dhe personit nën hetim V.Sh (i cili është duke u hetuar për veprat penale “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301 e 25 i Kodit Penal), gjykata ka konstatuar se afatet e paraburgimit lidhur me masat e sigurimit personal caktuar për ta (D.M “Arrest në burg”, L.G “Arrest në burg”, V.Sh “Arrest në shtëpi”), edhe pas zgjatjes së tyre sipas periudhës që parashikohet nga ligji procedurial penal (neni 264) kanë përfunduar.
Në vijim, mbi bazën edhe të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjykata, pasi ka konstatuar kumbjen e fuqisë së paraburgimit për shkak të kalimit të afateve ligjore të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, ka caktuar për ta masa të tjera sigurimi (të ndryshme nga ato për të cilat ka kaluar afati i paraburgimit).
Konkretisht: për personim nën hetim D.M ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për personim nën hetim L.G ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, dhe për personim nën hetim V.Sh ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit“.
Lidhur me venien në dispozicion të kopjeve të vendimeve përkatëse, ashtu siç iu është bërë me dije edhe në komunikimet e mëparshme, nisur nga fakti që çështja ndodhet në fazën e hetimit paraprak, dhe seancat gjyqësore ku janë marrë këto vendime janë zhvilluar me dyer të mbyllura, ato nuk mund t’iu vihen në dispozicion. Kjo, në këndvështrim të nenit 279 të Kodit të Procedurës Penale, ku gjykata ka detyrimin ligjor të ruajë sekretin hetimor në kuadër të hetimeve të ndërmarra nga organi procedues (vendimet përmbajnë të dhëna që lidhen me veprimet hetimore). Sjellim në vëmëndje se, në referim të nenit 17, pika 2, gërma “b” të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, e drejta për informim mund të kufizohet kur është e domosdoshme dhe proporcionale, në rastet kur dhënia e informacionit do të shkaktonte një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave si: “parandalimi, hetimi dhe ndjekja e veprave penale”./CNA
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë prob...
Situata meteorologjike ka shkaktuar problematika në qyteti...
Fshatrat e Krujës janë përballur me përmbytje për shkak të...
Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është par...
Rrëshqitjet e dheut dhe vërshimi i ujërave kanë bllokuar d...
Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë problematika edhe në...
Gazeta “Panorama Sport” hapet me titullin: “Tirana e Parti...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën prej m...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për SPAK-un me gju...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Çi...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Çi...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
CNA sjell një tjetër dokument që na tregon fakte historike...
Opozita po proteston para Kryeministrisë, duke kërkuar arr...
Kryetari i Partisë Demokratike del nga selia blu dhe drejt...
Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë. K...
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë zonën e Theth...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...