“Të thotë ku i ka gjetur lekët”/ Gazetari ngre dyshime për pasuritë e Ramës
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...

Gjatë ditës së sotme janë raportuar zjarre në 5 qarqe të vendit, Lezhë, Vlorë, Durrës, Fier e Shkodër. Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes civile po vijon puna për shuarjen e tyre me forca e mjete nga zjarrfikësit, efektivë të Forcave të Armatosura aty ku është kërkuar mbështetja e tyre si dhe forca të policisë, vullnetarë e punonjës të pushtetit vendor.
Ndërhyrja e shpejtë e efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse dhe atyre të pushtetit vendor ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat duke vënë nën kontroll flakët në një vatër zjarri, në një sipërfaqe me bimësi të thatë dhe pisha në shpatin e malit në kthesën e Balldrenit, në Lezhë. Aktualisht po punohet në të gjitha drejtimet për izolimin e plotë të vatrës.
Sipas informacioneve të marra është bërë izolimi i njërës prej vatrave në një sipërfaqe pyjore me pisha, në fshatin Lgjin, në njësinë administrative Orosh, në Mirditë. Por, po vijon puna për izolimin e plotë të saj.
Ka një përmirësim të ndjeshëm situata në fshatin Qesarat, njësia administrative Livadhja, Bashkia Finiq, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe bimësi e ulët. Zjarri ka rënë në afërsi të malit të Qesaratit në një terren të thepisur dhe me formacion shkëmbor. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, punonjës të Shërbimit Pyjor, vullnetarë, ndërsa në mbështetje të forcave që ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit kanë shkuar edhe një grup prej 20 personash nga bashkia.
Paraditen e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pisha në vendin e quajtur “Makaresh”, sipër fabrikës së çimentos, zona e Krastës, bashkia Krujë. Po punohet në një terren të vështirë, që pamundëson ndërhyrjen me forca dhe mjete. Në mbështetje ka shkuar edhe një zjarrfikëse nga Tirana.
Era e fortë ka rënduar situatën në fshatin Bizë, njësia administrative Ishëm, në Durrës ku është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pylli me pisha dhe shkurre, që ka vënë në rrezik edhe banesat. Në vendngjarje po punohet nga 7 mjete zjarrfikëse me efektivët përkatëse nga MZSH Durrës, Shijak, Autoriteti Portual dhe bashkia Kamëz.
Puna po vijon për shuarjen e vatrave të tjera në fshatin Ishëm, ku u riaktivizua një vatër e fikur ditën e djeshme, në fshatin Kullë në Manzë, pranë kampit të Muxhahedinëve është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre, në lagjen Nr-18, në Durrës si dhe në qytetin e Krujës ku është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi.
Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Plug në Golem të Lushnjes dhe në lagjen Matkë në qytetin e Rroskovecit. Për izolimin e të dyjave po punohet nga forcat zjarrfikëse.
Tre vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Shkodrës gjatë ditës së sotme, një në fshatin Juban, në njësinë administrative Guri Zi, ku forcat zjarrfikëse po punojnë për të shmangur rrezikun nga banesat aty pranë. Ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve edhe në dy vatrat e tjera në fshatin Velipojë dhe fshatin Oblikë./CNA.al
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka treguar ...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për marrjen prej nëntë...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish në lidhje me ka...
Ditën e sotme është emëruar administratori i ri i ndër...
Një vatër zjarri është ndezur në malin e Balldrenit në...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë i tme...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë pas 9...
Zv.ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson, është t...
Gazetari Roland Qafoku sapo ka nxjerrë në treg librin ...
Eduart Merkaj është larguar nga detyra e kreut të Poli...
Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit në lidh...
Në Komisionin e Reformës Territoriale vijojnë dëgjesat...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas bllokimit të shërbimev...
Të gjitha shërbimet online në faqet qeveritare vazhdojnë t...
Kryetarja e partisë së inceneratorëve, Monika Kryemadhi, n...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur...
Analisti Mustafa Nano ka bërë së fundi një rrëfim pa “dora...
Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit në lidh...
Në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundsc...
Pas sulmit kibernetik mbi sistemet qeveritare, Ministria e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...