Vjosa në pikë kritike/ Mersini: Janë evakuuar 13 familje në Vlorë
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini në një prononcim...

Mbi 2 milionë euro për Shqipërinë, qasje të reja për politikat rajonale dhe bashkëpunim me dhjetëra rajone europiane, këto janë përfitimet kryesore që sjell pjesëmarrja e vendit në programin Interreg Europe.
Përmes ratifikimit të marrëveshjes së financimit, Shqipëria forcon rolin e saj në bashkëpunimin ndërrajonal evropian dhe hap rrugën për shkëmbimin e praktikave më të mira në zhvillimin rajonal.
Sipas të dhënave të projektit, Programi Interreg Europe ka një vlerë totale prej 493.103.338 euro për të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Kontributi maksimal i Bashkimit Europian për këtë program është 394.482.670 euro, ndërsa bashkëfinancimi i të gjitha shteteve pjesëmarrëse arrin në 98.620.668 euro.
Norma e bashkëfinancimit të Bashkimit Europian në nivel programi nuk do të jetë më e lartë se 80% e shpenzimeve të pranueshme.
Duke marrë në konsideratë ndarjen e kontributit të Bashkimit Europian, numrin e shteteve pjesëmarrëse dhe kapacitetet zbatuese të përfituesve shqiptarë, parashikohet që, për periudhën e zbatimit të marrëveshjes financiare, Shqipëria të përfitojë një shumë prej rreth 2.000.000 eurosh.
Projektet e financuara nga ky program do të zbatohen në partneritet ndërmjet shteteve pjesëmarrëse dhe kërkojnë përfshirjen e përbashkët në projekt të përfituesve nga vendet IPA dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian, duke nxitur bashkëpunimin ndërrajonal dhe shkëmbimin e përvojave në nivel evropian.
Objektivi i përgjithshëm i programit Interreg Europe është përmirësimi i zbatimit të politikave të zhvillimit rajonal, duke përfshirë investimet për vendet e punës dhe programet e objektivave të rritjes.
Programi nxit shkëmbimin e përvojës, qasjeve novatore dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale në lidhje me identifikimin, shpërndarjen dhe transferimin e praktikave të mira ndërmjet aktorëve të politikave rajonale.
Fokusi mbi objektivin specifik të Interreg, “qeverisja më e mirë e bashkëpunimit”, nënkupton që përfituesit mund të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me rëndësi të përbashkët, në përputhje me nevojat e tyre rajonale, për sa kohë që këto fusha përfshihen në politikën e kohezionit të Bashkimit Europian.
Nga një perspektivë tematike, kjo fushë përcaktohet nga objektivat e politikës dhe objektivat specifikë të politikës së kohezionit, ndërkohë që programi njeh nevojën për përqendrimin e burimeve në ato fusha politike që janë më të rëndësishme dhe më urgjente për rajonet në Europë.
Për të arritur një ekuilibër ndërmjet gjerësisë tematike dhe fokusit strategjik, programi do të përqendrojë 80% të buxhetit në fushat tematike të mbuluara nga një përzgjedhje e objektivave specifikë (“Grupi 1”), ndërsa 20% e mbetur e buxhetit mund t’u akordohet fushave tematike të përfshira në objektiva të tjerë specifikë të politikës së kohezionit (“Grupi 2”).
Grupi 1 përfshin fushat tematike të lidhura me:
Grupi 2 përfshin fushat tematike të lidhura me:
Programi Interreg Europe synon aktorët e politikës rajonale, ku përfshihen autoritetet kombëtare, rajonale dhe lokale, si dhe organet e tjera përkatëse përgjegjëse për përcaktimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal.
Përbërja e këtij grupi të synuar është mjaft e larmishme, duke pasqyruar diversitetin e kushteve institucionale dhe gjeografike në shtetet partnere.
Vendet pjesëmarrëse do të ngrenë një sistem të përbashkët menaxhimi për koordinimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të programit operacional.
Në rastin e Republikës së Shqipërisë, autoriteti kombëtar për këtë program është ngritur pranë Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Periudha e ekzekutimit të kësaj marrëveshjeje financiare fillon me hyrjen në fuqi ose me zbatimin e përkohshëm të saj, në përputhje me nenin 57 të marrëveshjes, dhe përfundon 15 vjet pas kësaj date./Monitor.al
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini në një prononcim...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Korçë...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin orët e...
Për shkak të inerteve dhe dherave në aksin Qukës-Qafë Pllo...
Gazetari Andi Tela ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me për...
Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e sotme n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka postuar në rr...
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatë...
Kuvendi ka publikuar për konsultim projektligjin “Për disa...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur për mediat pas ...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut prej dy ditësh k...
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë n...
Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli ka qenë i pranishëm në Qafë Th...
Një lajm i shkëlqyer vjen nga TRING këtë fillimvit. Platf...
Rrëshqitje dheu dhe gurësh janë regjistruar ditën e sotme ...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lez...
Vijojnë problematikat në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përmbytjet e sh...
Ditën e nesërme, në orën 08:30, kryeprokurori i SPAK-ut, K...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar edhe pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...