“Paraqite lajmin në gjykatë dhe merr lejeqëndrimi në BE”/Kikia ironizon Zegjine Çaushin
Analisti Mentor Kikia me anë të një postimi në rrjetet soc...
Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me popullsinë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat.
Në vitin 2024, në vend u regjistruan 41 vrasje me dashje (shifër e publikuar nga Eurostat), që në raport me popullsinë e atij viti janë 1.71 vrasje për 100 mijë banorë (e përllogaritur nga Monitor).
Në këtë nivel, Shqipëria renditet e teta pas Lituanisë (2.63), Letonisë (2.4), Turqisë (2.27), Malit të Zi (1.92), Estonisë (1.82), Islandës (1.82), Finlandës (1.78).
Në krahasim me një vit më parë, kur ne vend kishte 1.27 vrasje për 100 mijë banorë ka një rritje të ndjeshme të këtij treguesi për Shqipërinë për dy arsye. Së pari, numri i vrasjeve u rrit nga 35 në 41, sipas Eurostat. Së dyti, llogaritjet për vitin 2024 janë bërë me popullsinë sipas Censit të ri, prej 2.39 milionë banorë, nga 2.76 milionë në 2023-n.
Numri më i lartë i vrasjeve në vend është shënuar në vitin 2016, me 71 viktima, po sipas të dhënave historike të Eurostat, ose 2.46 vrasje për 100 mijë banorë.
Europa
Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE u regjistruan 3,953 vrasje me dashje, me një rritje të lehtë prej 1% krahasuar me vitin 2023, ose 56 vepra penale më shumë të regjistruara nga policia. Ndërsa, krahasuar me vitin 2014, kur u regjistruan 4,448 vrasje me dashje, numri i këtyre veprave ra me 11%.
Gjatë periudhës 2014-2024, numri i vrasjeve me dashje ka pasur luhatje. Niveli më i lartë u shënua në vitin 2015, me 4,616 raste të raportuara. Nga viti 2016 e në vijim, prirja ishte rënëse, duke arritur në 3,735 raste në vitin 2019. Në vitin 2020, kjo rënie u ndërpre dhe vrasjet me dashje u rritën lehtë në 3,820, përpara se të zbrisnin sërish në nivelin më të ulët të serisë në vitin 2021, me 3,645 raste.
Pas vitit 2021, prirja ndryshoi drejtim, me rritje çdo vit, nga 3,838 raste në 2022, në 3,897 në 2023 dhe 3,953 në 2024. Megjithë këtë rritje të fundit, niveli i vitit 2024 mbetet më i ulët se kulmi i mesit të dekadës, rreth 14% më pak se në vitin 2015.
Në përgjithësi, renditja tregon se nivelet më të larta të vrasjeve për 100 mijë banorë janë të përqendruara në vendet baltike dhe në disa vende të Ballkanit. Në vendet baltike, si Lituania, Letonia dhe Estonia, treguesit më të lartë lidhen me faktorë historikë dhe socialë, si trashëgimia e tranzicionit post-sovjetik, konsumi i lartë i alkoolit, konfliktet familjare dhe personale, si dhe pabarazitë sociale.
Edhe madhësia më e vogël e popullsisë bën që një numër relativisht i kufizuar rastesh të ndikojë më shumë në treguesin për 100 mijë banorë, sipas raporteve nga OBSH, OECD, dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin që ka publikuar studime globale mbi vrasjet.
Turqia, e treta në renditje me 2.27 vrasje për 100 mijë banorë, përbën një rast më vete për shkak të përmasës së madhe të popullsisë dhe faktorëve të brendshëm socialë, politikë dhe rajonalë. Niveli relativisht i lartë lidhet me dhunën familjare, konfliktet personale, pabarazitë mes rajoneve, si dhe me ndikimin e kriminalitetit të organizuar në disa zona, sipas raporteve globale.
Në Ballkan, ku përfshihen Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, nivelet më të larta lidhen më shumë me faktorë si konfliktet personale, pronësore dhe familjare, gjakmarrja, qarkullimi i armëve, dobësitë në zbatimin e ligjit dhe ndikimi i krimit të organizuar në disa zona. Pas Malit të Zi dhe Shqipërisë renditet Kosova (1.57 për vitin 2020, e dhëna e fundit e disponueshme), Maqedonia e Veriut (1.1) dhe më e ulëta në serbi (0.8).
Finlanda mund të jetë vendi më i lumtur në botë sipas World Happiness Report, por kjo nuk e përjashton praninë e problemeve specifike sociale që shfaqen në statistikat e dhunës, duke u renditur në dhjetëshe. Sipas Institutit Europian për barazinë gjinore, për Finlandën, niveli relativisht më i lartë nuk lidhet me pasiguri të përgjithshme në hapësirat publike, por më shumë me strukturën e vrasjeve. Studimet dhe të dhënat për vendin tregojnë se një pjesë e madhe e rasteve lidhet me dhunë ndërpersonale, familjare ose mes personave që njihen, shpesh e shoqëruar me përdorim alkooli.
Për Islandën, në vende të vogla, një numër i kufizuar rastesh mund ta rrisë ndjeshëm normën për 100 mijë banorë nga një vit në tjetrin. Islanda, megjithëse del lart në këtë renditje për vitin 2024, mbetet ndër vendet më të sigurta dhe më paqësore në botë në indekset ndërkombëtare, sipas raporteve vendase.
Në grupin e mesëm janë vende si Belgjika, Franca, Bullgaria, Sllovakia dhe Kroacia, ku normat e vrasjeve janë mbi ose pranë 1 për 100 mijë banorë. Në këto vende, rastet lidhen më shumë me kriminalitet urban, dhunë familjare, tensione sociale dhe, në disa raste, me ndikimin e krimit të organizuar ose të rrjeteve të trafikut.
Në fund të renditjes janë vende si Italia, Zvicra, Luksemburgu, Holanda, Çekia, Portugalia dhe Polonia, ku normat janë nën 0.7 për 100 mijë banorë. Këto vende zakonisht karakterizohen nga institucione më të konsoliduara, zbatim më efektiv i ligjit, kontroll më i fortë i armëve, sisteme më të zhvilluara sociale dhe ndërhyrje më të hershme në konfliktet familjare apo komunitare. /Monitor

Analisti Mentor Kikia me anë të një postimi në rrjetet soc...
Një raport i hartuar këtë muaj nga Bankwatch thekson se ve...
Raporti i hartuar këtë muaj nga Bankwatch, për projektet e...
Pasditen e kësaj të mërkure u inaugurua Komisariati i ri i...
Një raport i hartuar nga rrjeti Bankwatch thellohet në një...
Një raport i publikuar këtë të mërkurë nga Prokuroria e Pë...
Biznesmeni Andi Efthimi është paraqitur ditën e sotme në ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një tjetër kë...
Mësohet se Komisioni i Mbrojtjes i Këshillit të Lartë Gjyq...
Prokuroria e Posaçme ka caktuar këtë të mërkurë pretencat ...
Pavarësisht nëse lidhet me gastronominë dhe kulturën, atra...
Në kazanin e Mero Bazes apo koshin e letrave të jashtëqitj...
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas vizitës së Klevis...
Një ullishte në zonën e Panajasë, pranë autostradës Vlorë-...
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka vizituar ditën e sotme...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga...
Seanca e parë gjyqësore për një nga episodet e operacionit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...