web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkodra Elektronike me “Zjerm” rrëmben vendin e 8-të në Eurovision 2025/ Austria shpallet fituese

18 Maj 2025, 08:23, Aktualitet CNA

Shkodra Elektronike me “Zjerm” rrëmben vendin e 8-të

Fituese e këtij edicioni të Eurovision është shpallur Austria me këngën “Wasted Love”, e kënduar nga 23-vjeçari JJ.

Austria mori një total prej 436 pikësh, 179 pikë nga televotimi i publikut.

Në vend të dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, i ndjekur nga Estonia me 356 pikë.

Shkodra Elektornike me Zjerm u rendit në vendin e 8-të me 218 pikë.

173 pikë Shqipëria i mori nga publiku ndërsa 45 pikë i mori nga juria.

Pikët e marra nga publiku i dhanë një vend të mirë Shqipërisë në këtë renditje në Eurovision 2025.

Po ashtu surprizë ishin 12 pikët e Francës për Shqipërinë./ CNA





Lajmet e fundit nga