
Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, në shtator të vitit 2022, çoi në konfiskimin e disa shtesave.
Ky vendim ka prekur edhe një pallat në zonën e Farkës në Tiranë, në pronësi të biznesmenit, Pëllumb Salillari.
Një ditë më parë CNA.al ka raportuar në lidhje me këtë rast, duke iu referuar gazetarit Arsen Rusta dhe gazetarirt Klodian Tomorri.
Gazetari Arsen Rusta është shprehur se kompania Salillari, duke mos pranuar të paguajë gjobën, kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë.
Dhe me këtë veprim, sipas Rustës, kjo kompani bëhet e para që nis betejën ligjore me qeverinë.
Materiali i dytë i raportuar nga CNA.al, është shkruar nga gazetari Klodian Tomorri, i cili shtron pyetjen se a do ta mundë Salillari, Edi Ramën, duke bërë një analizë të çështjes.
Pas këtyre publikimeve korrekte, etike dhe profesionale, në redaksinë tonë ka ardhur një telefonatë nga një person, i cili ka kërkuar që në mënyrë miqësore të fshihet shkrimi.
Telefonata është bërë me numrin 068 20 84 8… dhe personi pas këtij numri është prezantuar si Ervisi.
Ky i fundit ka pranuar se shkrimi është korrekt, por se kërkonte heqjen e tij, me pretendimin se mund ta dëmtonte gjatë procesit gjyqësor, se ishte rast i ndjeshëm.
Më pas pretendimi i tij ndryshoi dhe ka dhënë një tjetër version.
I njëjti person, Ervisi, me të njëjtin numër telefoni, si më lart, pretendoi se nuk është bërë padi nga Salillari, po nga pronarët e truallit.
Pra, qartësohet skema.
Ndërton pa leje, më pas vjen vendimi për sekuestro dhe në fund, hedh pronarët e tokës kundër Ramës, nëpër gjyqe.
Kujtojmë se në shtator 2022, një shtesë pa leje në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 m2 u sekuestrua, pas vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.
Shtesat e kateve pa leje ishin ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari, të cilit ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i pati lënë dy opsione në dispozicion, deri në sekuestrimin e plotë nga shteti.
Tashmë qarkullon versioni i gjyqit, por me prapaskena, ku Salillari duket se hedh gurin dhe fsheh dorën. Dhe sipas burimeve të CNA, gjykata ka rrëzuar kërkesën dhe ka lënë në fuqi konfiskimin e pallatit të Salillarit./CNA.al
"Big Brother VIP" është një nga realityshow-t, që aktu...
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor...
Në Shqipëri, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u th...
Opozita do të protestojë sot para Kuvendit, paralelisht me...
Dy policë në Mal të Zi janë arrestuar për shkak të keqtraj...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni për një vizitë...
Gazetari Hysni Gurra ka paralajmëruar kryeministrin Ed...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shënjestruar kre...
Sot, mjeku Gjergji Gjata është prezantuar zyrtarisht s...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Bordin e Transparencës për ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pje...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se sot...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë pje...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tokio, në një kohë që në ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur dyshime se Lulzim B...
Në Vetting kanë dorë Dorian Duçka dhe Agron Nezaj. Kjo de...
Pas marrjes në pyetje në SPAK, Ilir Meta është përgjigjur ...
Ilir Meta, kreu i PL-së, ka qëndruar sot për tri orë n...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar që 17 Shk...
Pedagogët kanë braktisur sërish auditoret dhe u janë r...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...