Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Dy policë në Mal të Zi janë arrestuar për shkak të keqtrajtimit të një shtetasi shqiptar në pikën kufitare në Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë, konfirmoi Policia malazeze më 22 shkurt.
Arrestimi i zyrtarëve policorë u bë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria në Ulqin, ku thuhej se ata kishin kapur me forcë fytyrën e shtetasit shqiptar, Petraq Milo.
"Ata dyshohen për veprën penale të keqtrajtimit, që nënkupton përdorim të tepruar të forcës", tha Policia e Malit të Zi.
Sipas disa videove të publikuara nga mediat malazeze më 21 janar, policë të Malit të Zi shihen duke nxjerr me forcë nga makina Milon, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet.
Këto incizime besohet se datojnë që nga 15 janari, dhe në të, sipas partisë shqiptare në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, shfaqet shtetasi shqiptar, Petraq Milo, që keqtrajtohet nga zyrtarët policorë.
Milo, profesor universitar dhe ish-këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikën monetare, është kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, por nuk ka dashur që të prononcohet për rastin. Ai shkurtimisht ka thënë se “po e ndjek [rastin] në rrugën institucionale”.
Më 22 shkurt, kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se për këtë rast “janë ndërmarrë masa”.
Por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.
“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, u shpreh Abazoviç.
Abazoviq tha se shpërndarja e videove në këtë kohë lidhet me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.
“Derisa i afrohemi 19 marsit, prisni shumë më shumë video, grafitë, nacionalizëm, tensione, një atmosferë të keqe në raport me boshnjakët, shqiptarët, pakicat”, tha Abazoviç.
Ky incident ka nxitur reagime në Mal të Zi, sidomos nga partitë shqiptare.
Të mërkurën reagoi edhe kreu i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, duke pyetur se a duhet t’i vijë turp që ka pasaportë malazeze./ REL
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni për një vizitë...
Gazetari Hysni Gurra ka paralajmëruar kryeministrin Ed...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shënjestruar kre...
Sot, mjeku Gjergji Gjata është prezantuar zyrtarisht s...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Bordin e Transparencës për ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pje...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se sot...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë pje...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tokio, në një kohë që në ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur dyshime se Lulzim B...
Në Vetting kanë dorë Dorian Duçka dhe Agron Nezaj. Kjo de...
Pas marrjes në pyetje në SPAK, Ilir Meta është përgjigjur ...
Ilir Meta, kreu i PL-së, ka qëndruar sot për tri orë n...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar që 17 Shk...
Pedagogët kanë braktisur sërish auditoret dhe u janë r...
Pedagogët kanë nisur protestën përpara Universitetit Polit...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka zh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ka kujtuar...
Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka komentuar zhvillimet e...
Artan Hoxha ka treguar si iu komunikua shkarkimi nga puna ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...