Dje, rreth orës 13:00 të mesditës, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës organizuan operacionin “Portali 1”, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Elio Lazaj, i cili është kapur duke marrë një shumë të madhe parash nga një zyrtar shteti, të cilin e sulmonte duke shpifur, duke akuzuar, duke kanosur, duke mashtruar publikisht për gati 2 vite. (LEXO KETU)
Sipas hetimeve, është siguruar se dy vite më parë Lazaj i ka kërkuar zyrtarit të shtetit rreth 40 mijë euro.
Më pas ka hequr një pjesë të shkrimeve, ka filluar sërish më vonë ta sulmojë dhe tani ka bërë negociata, ka kërkuar shuma të majme parash që fillonin nga 20 mijë euro për t’i hequr shkrimet dhe për të mos shkruar më për të.
Por duhet theksuar se nga ana tjetër kishte urdhra politikë që të shkruhej ndaj zyrtarit, por qëllimi kryesor ishte denigrimi i shtetasit Belind Këlliçi.
Ky i fundit ka bërë dhe një kallëzim në Policinë e Tiranës ku ka theksuar dhe arsyen e këtyre sulmeve që janë me qëllime politike nga segmente dhe struktura të caktuara të lidhura me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe individë të botës së krimit që menaxhojnë media anonime online, portale sharëse, shpifëse dhe denigruese.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, hetimi vazhdon nga prokurori Asllan Bajramaj dhe Lazajt i janë sekuestruar edhe katër telefona, të cilët pritet të zbërthehen për të zbuluar më tej detajet, pasi hetuesit dyshojnë që kemi të bëjmë me një grup kriminal ku nuk është vetëm Lazaj, por edhe individë të tjerë të cilët e financonin, e mbështesnin.
Po zbërthehet një skemë edhe më e gjerë, pasi materiale të ndryshme shkrimesh, shpifjesh dhe fyerjesh qarkullojnë në disa portale online dhe dyshohet se ato dirigjohen nga e njëjta dorë.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, prokurori i Tiranës, Asllan Bajramaj, ka mundur të sigurojë vendimin e gjykatës për shtetasin Elio Lazaj, për ta mbajtur për një periudhë të gjatë në përgjim.
Më pas janë kryer regjistrimet me audio dhe video, të cilat tregojnë qartazi momentet kur Lazaj kanos dhe shtrëngon zyrtarin e shtetit për t’i marrë shumat e parave për t’i hequr shkrimet dhe për të mos e sulmuar më tej.
Akuza e publikuar nga Policia e Shtetit në njoftimin e djeshëm thekson se shtetasi Elio Lazaj akuzohet sipas nenit 109/b të Kodit Penal:
"Shtrëngimi me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë", në paragrafin e parë, i cili thekson se: "Shtrëngimi me anë të kanosjes dhe dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar për të përfituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet heqje lirie".

Sipas Kodit Penal, nenit 109/b, të cilin e keni më lart në foto, Elio Lazaj rrezikon minimalisht nga dy deri në tetë vite burg në situatën penale që ndodhet tashmë.
CNA ka siguruar gjithashtu të dhëna të tjera, të cilat lidhen me dënimin me kusht të shtetasit Lazaj për armëmbajtje pa leje dhe drogë.
Gjithashtu, disa dënime dhe gjyqe të tjera të ndodhura në Gjykatën Penale të Tiranës, siç është fyerja e bërë në mënyrë të përsëritur, në të njëjtën formë duke përdorur portalet e tij, rrjetet e tij sociale për të intimiduar, kanosur, sharë, fyer dhe dëmtuar jo vetëm imazhin, por me një qëllim të caktuar denigrimin e personazheve të ndryshëm sipas urdhrave që ai merrte.
Prandaj, duke parë këto të dhëna, një ekspert ligjor i tha CNA-së se Lazaj rrezikon më shumë sesa dy vjet burg të paktën, pasi prokurori Asllan Bajramaj në situatën që ndodhet i pandehuri nuk do të kërkonte kurrë minimumin, në çfarëdolloj rasti edhe sikur ai të ishte bashkëpunëtor apo i penduar, për shkak se është dënuar më parë, është përsëritës në vepra të ndryshme penale dhe këtë herë është kapur në flagrancë.
Minimalisht prokurori Asllan Bajramaj do të kërkonte të paktën pesë deri në gjashtë vite heqje lirie për shtetasin Lazaj. Më pas është gjykata ajo që jep vendimin duke parë faktet, rrethanat dhe provat e siguruara nga prokuroria.
Sipas Kodit Penal, minimalisht Lazaj do të dënohej dy vite burg, por duke qenë se është i dënuar me kusht, ka kryer dhe vepra të tjera penale shumë të rënda, por dhe përsëritës, Lazaj rrezikon ndoshta dhe dyfishin e këtij dënimi.
Flasim për pjesën e hetimeve deri në këto momente, pa shkuar më tej te zbërthimi i telefonave të sekuestruar nga policia që kanë shqetësuar jo pak individë në qarqet politike të kryeqytetit, të cilët dyshohen të lidhur me Elio Lazajn në funksion të një grupi të strukturuar kriminal në media për të shantazhuar, kërcënuar, denigruar, për të vendosur gjoba ndaj individëve të ndryshëm, por edhe duke pasur fokus politikën dhe goditjen e kundërshtarëve, kryesisht ata të opozitës, por edhe personazhe të pushtetit të cilët nuk kanë pranuar të bëjnë shërbimet për këta individë.
Por kjo pritet të zbardhet nga zhbllokimi i telefonave dhe dalja e plotë e urdhrave që Elio Lazaj ka marrë nga të tretët./ CNA
Igli Tafa është emëruar në krye të AKSHI-t, pas dorëheqjes...
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dhënë dorëheq...
Ambasadori gjerman, Karl Bergner, ka takuar sot kreun e SP...
Operatorët e televizioneve kanë refuzuar të filmojnë masat...
Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt, Policia e Shte...
Prokuroria e Tiranës i ka kaluar SPAK-ut dosjen për vrasje...
Sot Afrim Qëndro është prezantuar si kryeinspektor i IK...
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “The Wanted”. ...
CNA raportoi ekskluzivisht arrestimin e gazetarit gjobaxhi...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentua...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme l...
Plas grushti në emisionin Opinion. Berat Buzhala ka sulmua...
Presidentja e “Alehandro Group”, Erjola Braha, ka zhvillua...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se pas kalim për gjyk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mb...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Erion Veliaj i zva...
Partia Demokratike ka bërë një reagim publik në lidhje me ...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës për ...
Juristja Adriana Kalaja ka hedhur akuza të forta ndaj Kësh...
Gazetari Klodian Tomorri deklaron se kryeministri Edi Rama...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...