Jep dorëheqjen drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dhënë dorëheq...

Igli Tafa është emëruar në krye të AKSHI-t, pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanajt.
Po kush është Igli Tafa?

Igli Tafa ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, në inxhinieri rrjetesh dhe siguri informacioni.
Ai është mbështetës i zhvillimeve teknologjike dhe ka ekspertizë në menaxhimin e sigurisë, kërcënimet dhe administrimin e rrjetit.
Tafa ka një karrierë të larmishme akademike duke shërbyer si lektor në Universitetin Politeknik të Tiranës në fushën e teknologjisë dhe informacionit.
Me një karrierë mbi 16-vjeçare në fushën akademike dhe të sigurisë së informacionit, Tafa ka kontribuuar në avancimin e kërkimit dhe zhvillimin e teknologjive të reja për të adresuar kërcënimet në këtë fushë.
Ai ka qenë udhëheqës në shumë projekte, ka shërbyer si këshilltar për organizata të ndryshme dhe ka kontribuuar në panele dhe konferenca ndërkombëtare.
Që nga tetori i vitit 2022, Tafa shërben si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike si dhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke kontribuuar në zhvillimin e politikave dhe strategjive për mbrojtjen e infrastrukturave të informacionit nga kërcënimet dhe sulmet kibernetike.
Nën këtë udhëheqje, AKSK ka ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme si në nivel strategjik ashtu edhe në atë operacional, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e para që kanë miratuar direktivën NIS2.
Një nga treguesit më pozitivë gjatë udhëheqjes së tij është forcimi i bashkëpunimit me partnerë strategjikë si Departamenti Amerikan i Shtetit, me mbështetjen e të cilit janë zbatuar një sërë projektesh për të rritur kapacitetet e ekspertëve në fushën e sigurisë kibernetike.
AKSK punon ngushtë me organizata ndërkombëtare si NATO, OSBE, OKB, në përmbushjen e angazhimeve në terren.
Gjithashtu ka pasur përparim në iniciativat për të forcuar bashkëpunimin me partnerët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm, për krijimin e platformave të komunikimit me qëllim ndërtimin e një klime dhe hapësire rajonale, të besueshme në sigurinë e informacionit.
Nën udhëheqjen e tij, AKSK ka intensifikuar bashkëpunimin me institucionet publike dhe private brenda vendit përmes organizimit të trajnimeve periodike dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të shumta të bashkëpunimit për ndarjen e informacionit, ekspertizës dhe praktikave më të mira.
Pjesë e arritjeve të AKSK është anëtarësimi që nga maji i vitit 2023 në iniciativën globale, Counter Ransomware (CRI) të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila synon të mbrohet nga Ransomware në aspektin e rritjes së kapaciteteve, teknologjisë dhe procedurave.
Me angazhimin e Tafës u arrit krijimi i një strukture të re të Autoritetit, e cila përfshin ekipe të specializuara dhe të trajnuara në fushën e sigurisë kibernetike, të afta të identifikojnë dhe të përballojnë kërcënimet në kohë reale dhe të mbrojnë sistemet kritike./ CNA
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dhënë dorëheq...
Ambasadori gjerman, Karl Bergner, ka takuar sot kreun e SP...
Operatorët e televizioneve kanë refuzuar të filmojnë masat...
Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt, Policia e Shte...
Prokuroria e Tiranës i ka kaluar SPAK-ut dosjen për vrasje...
Sot Afrim Qëndro është prezantuar si kryeinspektor i IK...
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “The Wanted”. ...
CNA raportoi ekskluzivisht arrestimin e gazetarit gjobaxhi...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentua...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme l...
Plas grushti në emisionin Opinion. Berat Buzhala ka sulmua...
Presidentja e “Alehandro Group”, Erjola Braha, ka zhvillua...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se pas kalim për gjyk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mb...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Erion Veliaj i zva...
Partia Demokratike ka bërë një reagim publik në lidhje me ...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës për ...
Juristja Adriana Kalaja ka hedhur akuza të forta ndaj Kësh...
Gazetari Klodian Tomorri deklaron se kryeministri Edi Rama...
Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një reagimi se...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...