Arsye personale/ Dorëhiqet prefekti i Elbasanit
Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu ka dhënë dorëheqjen gjash...

Në gusht të vitit të shkuar, në një listë të gjatë projektesh ndërtimi për akse të ndryshme që shkonin disa dhjetëra miliona euro, në sy binte edhe një procedurë e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për projektimin e asaj që u cilësua si “Rruga e Bregut”.
Bëhet fjalë për një rrugë të re, që do të lidhë Dhërmiun me Sarandën, dhe që zëvendëskryeministrja njëkohësisht ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cilësoi si vazhdim të aksit të ri Palasë-Dhërmi.
Por nga gushti e deri në fund të janarit procedura në fjalë përfundoi e ankimuar dhe më pas e pezulluar derisa me një vendim të 30 janarit Komisioni i Prokurimit Publik vendosi heqje të pezullimit. Së fundmi, KPP autorizoi Autoritetin Rrugor Shqiptar të vijonte me procedurat e tjera për të lidhur kontratën me operatorin fitues.
Shkak për këtë zvarritje u bë mosdakordësia e një subjekti me vlerësimin që i ishte bërë procedurës nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Në tenderin me fond limit 810 mijë euro ishin paraqitur të paktën 12 oferta dhe pas vendimit të Komisionit një prej subjekteve kishte mosdakordësi me vlerësimin.
Në këto kushte KPP vendosi pezullimin dhe më pas i kërkoi ARRSH që të bënte rivlerësim. Pas kryerjes së kësaj të fundit duket se KPP ka vendosur që të japë dritën jeshile për vijimin e procedurës.
Rruga e re e Bregut
Rruga e re që pritet të projektohet dhe më pas të ndërtohet parashikon që të eliminojë kalimin në zonat e banuara duke hapur një gjurmë të re në pjesën kodrinore.
“Segmenti rrugor do klasifikohet si Kategoria C2 “Rrugë ndërurbane dytësore”, në përputhje dhe vazhdimësi edhe me segmentin rrugor tashmë të ndërtuar (Palasë – Dhërmi)” do të sqaronte më herët ARRSH në dokumentet e procedurës.
Pika e fillimit të këtij segmenti rrugor është rrethrrotullimi në fund të aksit rrugor Palasë – Dhërmi.
“Pika e fundit të këtij segmenti rrugor nuk është e përcaktuar saktësisht, por që duhet të jetë pranë qytetit të Sarandës.
Pika fundore do të përcaktohet në funksion të nevojave që rrjeti rrugor (Kardhiq – Delvinë, Bypass Sarandë, Shijan – Qafë Botë) dhe Bashkia Sarandë e Delvinë. Gjatësia e aksit të ri rrugor pritet të shkrutohet me 20-30%, si pasojë e përmirësimit gjeometrik të gjurmës së rrugës”, do të nënvizonte ARRSH.
Zonat ku kalon projekti
Si fillim projekti (km 0+000) do të merret fundi (rrethrrotullimin) i segmentit rrugor Palasë – Dhërmi.
Rruga e Bregut është e vetmja që lidh shumë zona të banuara bregdetare, ndër të cilat janë.
– Në km 2+700 ndodhet fshati Dhërmi.
– Në km 5+600 ndodhet fshati Ilias.
– Në km 6+200 ndodhet kryqëzimi për në Manastirin e Shën Teodorit.
– Në km 10+000 përfundon fshati Vuno.
– Në km 10+500 ndodhet kryqëzimi i Jalës.
– Në km 11+600 është fillimi i Qafës së Vishës dhe përfundon në km 13+400.
– Në km 13+950 fillon qyteti i Himarës.
– Në km 15+500 ndodhet kryqëzimi për në fshatin Livadh.
– Në km 16+600 fillon Bypassi i Himarës dhe përfundon në km 19+600.
– Në km 22+300 ndodhet Porto Palermo.
– Në km 29+000 ndodhet fshati Qeparo.
– Në km 29+400 ndodhet kryqëzimi në rrugën e lumit të Vlorës (Selenicë – Qeparo).
– Në km 32+600 ndodhet fshati Borsh.
– Në km 40+000 ndodhet fshati Piqeras.
– Në km 43+200 ndodhet kryqëzimi për në fshatin Bunec.
– Në km 46+700 ndodhet fshati Lukovë.
– Në km 53+200 ndodhet fshati Shën Vasil.
– Në km 55+200 ndodhet fshati Nivicë.
– Në km 58+500 ndodhet kryqëzimi për në plazhin e Kakomesë./ Revista Monitor
Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu ka dhënë dorëheqjen gjash...
Vodafone ka realizuar me sukses video-telefonatën e parë h...
Këtë herë ndizet mesjava me dy superndeshje të Coppa Itali...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së ka gënjyer sërish...
Sot në Komisionin e Medias po zhvillohet seanca dëgjimore ...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, u ka tërhequr...
Anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Ilir Keko, ka nxj...
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Medias ku është t...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ka p...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, sot ...
Policia e Shtetit ka publikuar sot rezultatet e punës inte...
Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy vëllezërit që vranë Ra...
Sot në orën 11:30 do të mblidhet Komisioni për Edukimin dh...
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës në qytetin bregdetar t...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Me disa muaj vonesë, "Integrated Energy BV SPV", kompania ...
Pas Tiranës, Shkodra është qyteti i dytë ku po aplikohet p...
Sot, mbushen nëntë ditë nga dita që Kryepeshkopi Janullato...
Policia e Tiranës ka proceduar organizatorët e protest...
Prej vitesh, në Vlorë, shërbimi hekurudhor është jashtë fu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...