SPAK vë në hetim biznesmenin/ Dyshime për aferë me ish zv.kryeministrin, partnerët dorëzojnë provat
"WebLajm" mëson ekskluzivisht se SPAK po heton biznesm...

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim të dukshëm në drejtim të konvergjencës së të ardhurave me vendet e BE-së. Konvergjenca e të ardhurave matet zakonisht duke krahasuar të ardhurat për frymë të një vendi me atë të një kombi më të begatë, në këtë rast mesatarja e BE-së. Për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore në raportin e fundit rajonal evidentoi se ky raport varionte nga 27.3 për qind në Kosovë në 50 për qind në Mal të Zi në vitin 2022, duke treguar se standardet e jetesës së vendeve janë midis një të katërtës dhe gjysmës së mesatares së BE-së.
Megjithatë, jo të gjitha vendet kanë arritur të njëjtin nivel konvergjence dhe as nuk kanë përparuar me të njëjtën shpejtësi.
Duke ekzaminuar shpejtësinë mesatare të konvergjencës, ose shkallën e ndryshimit në konvergjencën e të ardhurave për dekadë, evidentohet se Mali i Zi dhe Serbia kanë rritur shpejtësinë e konvergjencës në dekadën e fundit. Ekonomitë e tjera kanë reduktuar shpejtësinë e konvergjencës, që do të thotë se shkalla e saj ka qenë më ulët se në vitet 2000.
Për shembull, shpejtësia e konvergjencës për Shqipërinë është ulur nga një mesatare prej 5 pikë përqindjeje pas vitit 1997 në rreth 2.7 pikë përqindjeje në dekadën e fundit.
Banka Botërore vë në dukje se investimet në kapitalin njerëzor dhe në produktivitetin e bizneseve janë dy rrugët për të përshpejtuar konvergjencën, në të gjitha vendet e Rajonit dhe sidomos në Shqipëri.
Fusha të tjera kanë të bëjnë me menaxhimin më të mirë ekonomik, reforma në ndërmarrjet shtetërore (NSH) dhe forcimin institucional në përgjithësi ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies. Banka sugjeron se rritja e menaxhimit të investimeve publike është gjithashtu thelbësore, pasi mangësitë në sasinë dhe cilësinë e kapitalit të infrastrukturës minojnë kthimin e investimeve private.
Politikat dhe investimet e koordinuara për integrimin rajonal mund të gjenerojnë gjithashtu përfitime të rëndësishme në mbarë Rajonin. Për shembull, ulja e kohës së pritjes në kufi ka të njëjtin ndikim në eksporte si ulja e tarifave në tregun e BE-së.
Së fundi, tranzicioni i gjelbër dhe nevoja për një model të qëndrueshëm ekonomik shihen gjithashtu si mundësi për vendet e Ballkanit që të përafrojnë standardet me BE-ne. Disa nga vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë hapur negociatat me BE-në për anëatërsim, por deri në momentin kur të merret vendimi i pranimit Shqipëria duhet të ketë një nivel të ardhurash për frymë së paku 50% e mesatares së BE-së nga 32 për qind që ka aktualisht.
Shqipëria prej vitesh ka rënë në kurthin e një modeli ekonomik të bazuar në krahun e lirë të punës dhe bizneset nuk po munden të kalojnë në hapin tjetër të zinxhirit të vlerës për të rritur fitimet për punonjësit e për rrjedhojë të ardhurat për frymë të popullsisë./ Revista Monitor

"WebLajm" mëson ekskluzivisht se SPAK po heton biznesm...
Kryeministri, Edi Rama bëri me dije se do të ndërtohen...
Kryeministri, Edi Rama në një intervistë për “Opinion”...
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se sot jemi në kus...
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e di se kush është Part...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësa...
Gazetari, Mentor Kikia bëri me dije se ka qenë këtë të enj...
Aplikimet per t'u bërë pjesë e Operatorit të Shpërndar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka nda...
Kazanet e plehrave janë djegur ne mes të Tiranës. Në një ...
Euroaeroporti Basel-Mulhouse u evakua të enjten pasdite. A...
Në media po qarkullon një lajm se ka dhënë dorëheqjen ...
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përve...
Kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, ...
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, ...
Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-sekretaren e përg...
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është par...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës s...
Me evoluimin e teknologjisë, qytetarët tashmë mund të ...
Emannuel Macron u bë i pari presidenti francez, që vizitoi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...