LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rehabilitimi i mbikalimit të Bypass-it të Fierit/ ARRSH njofton devijim të trafikut

25 Prill 2023, 15:11, Aktualitet CNA

Rehabilitimi i mbikalimit të Bypass-it të Fierit/ ARRSH njofton

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të punimeve në mbikalimin e Bypass-it të Fierit do të devijohet trafiku në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Rehabilitimi i rrugës do të nisë ditën e nesërme në orën 09.00 dhe do të zgjasë rreth 4 orë.

"Në kuadër të punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin të Bypass-it të Fierit, është i nevojshëm të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Vlorë.

Kjo ndërhyrje do të fillojë ditën e nesërme, datë 26.04.2023, ora 09:00 dhe do të zgjasin përreth 4 orë.

Në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor kemi marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks", shkruhet në njoftim./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga