Turizëm në trafik, kur rrugët zhbëjnë suksesin
Kushdo që ka provuar të udhëtojë në bregdet fundjavat e fu...

Nënkomisioni parlamentar Ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” kritikon neglizhencën e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës për të zbatuar rekomandimet dhe masat e lëna nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2022-2023, ku evidentohen një seri paligjshmërish.
Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve Kadastra injoroi masat dhe rekomandimet e lëna për shkelje të ligjit kryesisht në proceset e legalizimeve, ndërsa drejtuesit e lartë të saj refuzuan thirrjen e Kuvendit për të dhënë llogari para nënkomisionit të posaçëm, i ngritur një vit më parë me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH për institucionet publike.
“Edhe pse Nënkomisioni kishte kërkuar pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të subjekteve të audituara, përfshirë dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kjo kërkesë nuk u respektua,” thuhet në raport, duke e konsideruar si “mungesë serioziteti ndaj Kuvendit dhe procesit të llogaridhënies”.
Raporti i miratuar nga nënkomisioni dhe i publikuar të enjten nga Kuvendi merr në shqyrtim auditimet e përputhshmërisë për 5 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Durrës, Fier dhe Pogradec.
KLSH ka adresuar për 5 drejtoritë një numër prej 263 rekomandimesh, nga të janë zbatuar vetëm 36 rekomandime ose 13.7 për qind e totalit.
Raporti i miratuar dhe publikuar të enjten nga Kuvendi del në përfundimin se sjellja e Kadastrës është “nën pritshmëritë e një administrate efikase dhe llogaridhënëse”.
“Mungesa e raportimeve në kohë, shkalla e ulët e zbatimit dhe mungesa e bashkëpunimit institucional përbëjnë tregues të qartë të nevojës për përmirësim të menjëhershëm në menaxhimin e veprimtarisë së ASHK-së në nivel vendor dhe qendror,” thuhet në raport.
Auditimet kanë evidentuar një sërë mangësish dhe problematikash strukturore si: Shkelje të kuadrit ligjor në proceset e legalizimit, duke evidentuar raste të dhënies së lejes jashtë afatit ligjor, për objekte në zona të ndaluara (rrugë nacionale, zona arkeologjike, objekte publike), ose me dokumentacion të paplotë apo për objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme apo mbi pasuri publike (truall shtet, kanale, tokë bujqësore në administrim).
Po ashtu, KLSH ka konstatuar abuzime dhe keqadministrim në përdorimin e pasurisë publike përfshirë: mospagimin e detyrimeve për parcelën ndërtimore në mbi 249 raste vetëm në DVASHK Pogradec (vlerë mbi 140 milionë lekë), përfitimin e padrejtë të pronës publike përmes AMTP ose privatizimeve të pajustifikuara, mospërputhje në zërat kadastralë dhe mungesë të dokumentacionit të origjinës së pronës.
Në punën e Kadastrës janë konstatuar edhe mangësi të theksuara në administrimin e dokumentacionit dhe arkivës, duke konstatuar dosje të paplota për praktika legalizimi; mungesë procesverbalesh, firmash dhe verifikimesh zyrtare, mosrespektim të afateve ligjore dhe standardeve procedurale, si dhe mungesë mekanizmash për ndjekjen e ankesave dhe transparencës.
“U ngritën shqetësime të mëdha lidhur me problematikën e regjistrimit të AMTP-ve dhe legalizimeve, përfshirë sorollatjen e qytetarëve, mungesën e përgjigjeve zyrtare, vonesat në procedura dhe përdorimin e formave standarde të përgjigjeve që nuk ofrojnë zgjidhje efektive,” theksohet në raportin e nënkomisionit Ad-hoc parlamentar.
Nënkomisioni parlamentar Ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” u ngrit pas debateve për kontroll politik të mazhorancës mbi punën e një institucioni të pavarur si KLSH-ja, por në strukturën finale drejtimi i tij iu la opozitës. Në punën e këtij nënkomisioni përfshihet dhe auditimi i financiave të KLSH-së me anë të audituesve të pavarur të miratuar nga Kuvendi./ Reporter.al
Kushdo që ka provuar të udhëtojë në bregdet fundjavat e fu...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar sot raportin e ...
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letë...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka rea...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënua...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje ...
Seanca në GJKKO për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i f...
“Homeland Justice” thotë se ka sulmuar faqen zyrtare të B...
Këtë të premte në orën 11:30 në Gjykatën e Posaçme kundër ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Bizneseve, njoftimet për detyrimet e taksave dhe tarifave ...
Kujtim Cakrani, avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi të...
Punimet e aksit Qukës-Qafë Plloçë, një nga më të rëndësish...
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi ka reaguar ekskluz...
Policia e Elbasanit ka publikuar sot masat e marra për akt...
Ditën e sotme, dy klerikë të Kishës Ortodkse Autoqefale, A...
Gazetari Juljan Hoxhaj tha sot se Tirana ndodhet përballë ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...