Kërkoi zbutje të masës së sigurisë/ GJKKO shtyn seancën për Ilir Metën
Seanca në GJKKO për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me raportimet se SPAK-u ka një episod të ri për korrupsionin e dyshes Kryemadhi-Meta.
Sipas kreut të PL-së, kjo nuk është e vërtetë, ndërsa u shpreh se e kupton pasionin për të mbajtur gjallë në opinionin publik një çift që nuk ekziston më që prej një viti.
“Në respekt të qytetarëve, të cilëve u kam shërbyer edhe si President i Republikës, edhe si Kryeministër, edhe si kryetar i Kuvendit, edhe në funksione të tjera ekzekutive dhe parlamentare, distancohem me neveri nga dizinformacionet e shpërndara dhe të rrjedhura në media me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi.
Unë e mirëkuptoj pasionin e tyre për të mbajtur me pahir në opinion një çift, që nuk ekziston më as juridikisht prej një viti.
Madje pasioni i Altin Dumanit është “kaq i zjarrtë” për të mbajtur gjallë këtë çift në publik dhe në shërbim të hetimeve të tij prej 6 vitesh me urdhër të Charles McGonigalit dhe Edi Ramës, që nga dhjetori 2019, aq sa edhe në akuzën si i pandehur që m’u kominikua më 27 maj, statusin tim e kishin ende i martuar, kur ndërkohë që ky status nuk ekziston juridikisht prej 1 viti.
Akoma më të turpshme janë lajmet që qenka zbuluar një kartë e paligjshme që implikon Ilir Metën.
Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.
Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.
Ilir Meta mban përgjegjësi vetëm opër Ilir Metën dhe për askënd tjetër.
Ilir Meta nuk mban përgjegjësi as për fëmijët e tij, që i ka në moshë madhore dhe i ka këshilluar që gjithmonë të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe aq më tepër nuk mund të mbajë përjegjësi për kushërinjtë e tij, pasi siç e dini një prej tyre ishte edhe mik me Charles McGonigalin, iniciatorin me kërkesë të Edi Ramës për nisjen e hetimeve ndaj Ilir Metës edhe për çështjen CEZ-DIA edhe për çështjen Bami.
Por prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve.
Meqë jemi te lobimet dhe Kryesia e Partisë së Lirisë e ka shumë të qartë, për opinionin publik kam një pyetje: Po letërporosia për Charles McGongial, që është 4 vite i dënuar me burg, është dërguar apo po vonon ngaqë e kanë nisur “me not”?
E falenderoj me mirënjohje, avokatin tim, Z. Kujtim Cakrani për mbrojtjen e shkëlqyer dhe parimore!", shkruan Meta./ CNA
Seanca në GJKKO për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i f...
“Homeland Justice” thotë se ka sulmuar faqen zyrtare të B...
Këtë të premte në orën 11:30 në Gjykatën e Posaçme kundër ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Bizneseve, njoftimet për detyrimet e taksave dhe tarifave ...
Kujtim Cakrani, avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi të...
Punimet e aksit Qukës-Qafë Plloçë, një nga më të rëndësish...
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi ka reaguar ekskluz...
Policia e Elbasanit ka publikuar sot masat e marra për akt...
Ditën e sotme, dy klerikë të Kishës Ortodkse Autoqefale, A...
Gazetari Juljan Hoxhaj tha sot se Tirana ndodhet përballë ...
Çdo vit më 20 qershor, bota shënon Ditën Botërore të Refug...
Agjentët e BKH-së me vendim të Gjykatës së Posaçme ditën e...
Mbi 100 nxënës të ciklit fillor nga klasa I-V kanë nisur p...
SPAK ka përfunduar hetimet për ish-zyrtarët të ARRSH-së, p...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale pë...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...