Athina zyrtare nuk ndalet për çështjen “Beleri”/ Hedh hapin e radhës
Athina zyrtare nuk ndalet për çështjen “Beleri”. Hapi i ra...

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për çmimin referencë të pronës.
Sipas Telitit ky është një vendim i marrë në një moment që vëmendja publike është më e ulët se kurrë, i marrë në mënyrë banditeske.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë ka deeklaruar se ky vendim do tu kushtojë familjeve shqiptare 50 milionë euro në vit.
“Edi Rama ka firmosur, siç di dhe bën vetëm ai, fap-e –fap-e-fap, një mandatë të re për familjet shqiptare. Një vendim qeverie në pikun e verës, kur vëmendja publike është më e ulët se kurrë, i marrë gjysmë fshehurazi dhe në mënyrë banditeske, pa dëgjesa, pa konsulta, pa e vrarë mendjen, do t’u kushtojë familjeve shqiptare pa dallim partie, krahine apo të ardhurash, 50 milionë euro në vit.
Kjo, sepse çmimi i referencës së pronës është rritur me 50-75 përqind.
Partia Demokratike e dënon këtë akt poshtërsie qeveritare, që takson pa benefite dhe merr pa dhënë, duke e kthyer qeverinë, nga mbrojtëse e interesave të qytetarit, në taksidar pushtuesi të brendshëm.
A iu kujtohet shakaja e madhe me Këshillimin Kombëtar, ku Edi Rama pyeste shqiptarët për Ballkanin e hapur, Surrelin e mbyllur, hashashin dhe ngrohjen globale, por jo për tema jetike për ta? Siç është përshembull rritja e referencës dhe taksës së pronës. Ai e dinte se kjo është një përgjigje që nuk mund të manipulohej, sic bëri me pyetjet e tjera. Këtë pyetje e la për t’ia bërë vetes në gusht dhe po vetë u përgjigj.
Prisni, se nuk keni parë gjë akoma.
Sot me VKM Rama ka rritur çmimin e referencës së pronës. Për vitin 2026 Edi Rama ka gati një ligj të ri, një shpatë të re Damokleu, që do ta lëshojë mbi kokat e shqiptarëve.
Ai planifikon që të fuqizojë një ligj të ri për taksën e pronës, që do ketë dy pasoja të tjera. Së pari, do të dyfishojë taksën e banesës nga 0.05 për qind në 0.1 për qind. Së dyti, do të rrisë llojet e pronave që taksohen, duke përfshirë ndërtesat për qëllime bujqësore dhe blegtorale. Fshatarit, fermerit dhe blegtorit shqiptar do t’i duhet të paguajë taksë edhe për stallat dhe kasollet e lopëve.
Kostoja financiare e taksës së re të katërfishuar të pronës, sepse është rritur si taksa vetë ashtu dhe cmimi i referencës, është vetëm njëra anë e medaljes.
Mijëra familje shqiptare nuk kanë certifikata pronësie, edhe pse kanë prona. Kjo do të hapë një kapitull të ri stresi për këto familje, të cilat do të përballen me taksidarët e qeverisë dy herë: për të marrë certifikatën e një prone dhe për t’u shpjeguar se nuk duhet të paguajnë taksë për të, se nuk e kanë me letra.
Po me familjet e shpronësuara nga tërmeti cfarë do të ndodhë? Qindra e qindra të tilla janë në apartamente dhe shtëpi të cilat nuk janë pronë e tyre. Qeveria nuk ua ka dhënë certifikatat e pronësisë dhe ata janë të dëmtuar dy herë. Kanë humbur shtëpitë dhe tani janë në banesa që nuk u përkasin. A do të taksohen edhe këta?
Këto vendime të Edi Ramës janë në vetvete një ftesë e qeverisë, një hapje dere që shqiptarët të ikin. Kjo masë është Pallati me Shigjeta në dalje të Shqipërisë që Rama pikturon për shqiptarët. Ai po na thotë: Ja ku e keni exit-in. Nuk ju duam, ikni!
Me investitorët strategjikë, oligarkët dhe turistët nomadë, mund të jemi shumë më mirë se me ju”, është shprehur Teliti./ CNA
Athina zyrtare nuk ndalet për çështjen “Beleri”. Hapi i ra...
Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se inceneratori i Ti...
Lulzim Basha nuk përmbahet më dhe tani është i gatshëm të ...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën it...
Landfilli i mbetjeve në Sharrë do të administrohet nga Agj...
Në disa ditë, CNA publikoi dosjen prej 47 faqesh, që SPAK ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka hedhur poshtë kërkesën e zë...
Sipas SPAK nga faqja 31 e kërkesës çuar në Gjykatën e ...
• Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një ...
Një grup pensionistësh kanë protestuar ditën e sotme para ...
Dashi Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kë...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ...
Vetëm një javë na ndajnë nga Festa e Birrës në Korçë dhe i...
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet qytetarët për cilësi...
Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se qeveria k...
Kreshnik Spahiu ka deklaruar se dorëheqja e ministrit të M...
Kreshnik Spahiu ka deklaruar se populli duhet të kundërsht...
14 ushtarakë po ndëshkohen si pasojë e zbulimit të paprece...
SPAK midis personave që ka marrë në pyetje, në lidhje ...
Fadroma e pastrimit të mbetjeve ka përplasur një pushu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...