E hënë intensive për Kuvendin/ Zbardhet rendi i ditës për seancën plenare
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...

Ditën e djeshme në media u publikua një video nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një reagim në lidhje me publikimin e videos ka ardhur dhe nga drejtuesja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila me anë të një statusi në rrjetet sociale, e cilëson publikimin e videos abuzim me synim shfrytëzimin e ngjarjes.
Krasniqi u ka bërë thirrje mediave të mos transmetojnë pamje të tilla dhe të ruhet etika.
Statusi i plotë
Paralajmërim
Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar. Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij.
E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj. E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Por KUJDES!
Gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim. Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla
Të nderuar kolegë!
Ruani etikën!
Respektoni dhimbjen e humbjës së një fëmije!
Respektoni kodet profesionale dhe ligjin!
AMA është në ndjekje të çdo rasti dhe çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, por thirrja ime sot shkon për të gjithë profesionistët e medias që të mos lejojnë një shkelje që kushton shumë.
Mbetem shpresëplotë se reagimi i kolegëve të mi që drejtojnë edicionet informative dhe jo vetëm, do të jetë si i deritanishëm: I shpejtë, me përgjegjësi dhe konform ndërgjegjes njerëzore, etikës profesionale, por edhe standardeve e parashikuara në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi./ CNA
Policia e Shtetit ka hapur konkurrimin për postet drejtues...
Brunilda Laboviti e cila fitoi zgjedhjet për Presidente të...
Në një shoqëri gjithnjë e më globaliste, fusha e filantrop...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra p...
Gazetari Juljan Hoxhaj tha sot se ndërtimi i kullave në me...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK-u ka publikuar listën e kandidatëve në garë për kreun...
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka vijuar dëshm...
Kryedemokrati Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u, ku u th...
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në kuadër të k...
Ditën e sotme zhvillohet provimi i dytë i Maturës Shtetëro...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Të hënën, më 9 qershor në Varallo u kremtua Festa e Zojës ...
Revista e njohur italiane ‘Vanity Fair Italia’, në version...
Prokuroria e Posaçme ka thirrur ditën e nesërme në orën 10...
Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, përmes pjesëmarrjes së...
Flija është regjistruar si produkt STG, (Specialitet Tradi...
Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Ca...
Ka përfunduar seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në Ap...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...