Leka Bungo sulmon Aurora Polon: Hiq dorë nga kandidimi për drejtoreshë të RTSH-së
Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqipt...

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, është përfshirë në një sërë skandalesh.
Bungo është kapur në shkelje flagrante duke shkelur ligjin, statutin e RTSH-së, ligjin për papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesit.
CNA ka publikuar dokumente dhe fakte që tregojnë qartazi shkeljet që ka kryer Leka Bungo.
U publikua dokumenti që tregon se Bungo ka marrë fonde nga RTSH-ja dhe ka shkelur ligjin.
Arsyet pse Leka Bungo duhet të japë dorëheqjen?
1-Leka Bungo merr para
Dokumenti që tregon se Leka Bungo ka marrë fondet e institucionit në rolin e skenaristit për një emision televiziv, të titulluar “Gëzuar”. CNA ka publikuar kontratën mes Leka Bungos dhe Alfred Pezës, e cila tregon haptazi abuzimin që ka kryer kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së.


2-Leka Bungo ka shkelur statutin e RTSH-së
Në statut thuhet qartazi se kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe anëtarët nuk mund të marrin fonde nga institucioni.


3-Leka Bungo shkel ligjin
Leka Bungo ka shkelur ligjin për Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave të anëtarëve të KDRTSH-së.
Pika "b" e nenit 97 thotë: Anëtarë të KDRTSH-së nuk mund të jenë individët që:
-janë persona të lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike" ose që kanë në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklames, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.
Si rrjedhojë pika “ç” e nenit 100 përcakton se lirimi nga detyra bëhet nëse vërtetohet se kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së ka shkelur detyrimet e nenit 97 të këtij ligji.


4-Leka Bungo ka mashtruar Kuvendin
CNA ka publikuar videon, e cila është bërë më 13 nëntor të vitit 2024, ku Leka Bungo flet para Komisionit të Medias në parlament.
Leka Bungo gënjen, mashtron nën betim komisionin. Ky njeri që flet se si i ka hequr drejtorët mashtron komisionin dhe është video-fakt sepse 11 muaj para se të fliste në këtë komision Leka Bungo ka firmosur dokumentin e mësipërm që ne e kemi treguar me Alfred Pezën, ka marrë 4 milionë lekë. Ndërkohë që thotë në parlament se kam 2 vjet e gjysmë që nuk kam bërë asnjë punë.
5-Leka Bungo ka falsifikuar firmën
Në datën 6 janar është zhvilluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar me disa pika në rendin e ditës, njëra prej të cilave ishte hapja e garës për drejtorin e Përgjithshëm të institucionit pas vakancës së krijuar me dorëheqjen e Alfred Pezës.
CNA, menjëherë pas mbledhjes së datës 6 janar, siguroi dokumente në rrugë zyrtare.
Bungo është larguar nga mbledhja, ka edhe audio të regjistruar që është mërzitur, ka pasur edhe konflikt me anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilët kanë votuar dhe kanë çelur garën me shumicë votash, Leka Bungo ka ikur dhe normalisht nuk kishte se çfarë të firmoste, por rezulton që tashmë e ka firmosur dokumentin e çeljes së garës megjithëse nuk ka qenë prezent dhe kundër.
I njëjti dokument është publikuar një herë i pafirmosur nga Bungo, një herë i firmosur nga ai dhe një herë tjetër shkruhet mungon.



Këto fakte dhe dokumente janë më se të mjaftueshme që Leka Bungo të gjejë kurajën dhe të japë dorëheqjen./ CNA
Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqipt...
Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Ilir Bejtja, është pa...
Rinisin shembjet e ndërtimeve në Shkodër në funksion të pr...
Pas një rrugëtimi elektrizues si ai që u përmbyll me një m...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Policia Rrugore e Tiranë, gjatë kësaj jave, ka shtuar kont...
Gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tif...
CNA ka kryer së fundmi një investigim, nga ku ka zbuluar f...
Komisioni Qendror i zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë një njo...
Policia ka dalë me një njoftim mbrëm jen e sotme, ku thotë...
Teksa ka nisur grumbullimi i protestuesve para Kryeministr...
Zv.ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka marrë pjes...
Krijimi i një “Shteti Sovran të Urdhrit Bektashi”, që u nj...
Pak orë para nisjes së protestës së PD-së që do të mbahet ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ujërat e Gjirit të V...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën para Krye...
Monumentet e kulturës në Shqipëri janë braktisur total...
Tre punonjësit e burgut të Shënkollit që u arrestuan pas a...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...