web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta para Kryeministrisë/ Mjeku Milaim Nela publikon fotot: Po bëhen manipulime

8 Qershor 2026, 09:14, Aktualitet CNA

Protesta para Kryeministrisë/ Mjeku Milaim Nela publikon fotot: Po

Mjeku Milaim Nela ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar para Kryeministrisë.

Në postimin e tij, Nela shprehet se protesta e djeshme me të njëjta thirrje “Rama n’burg, Berisha n’burg” u mbyll më herët, ndërsa gjatë zhvillimit u bë thirrje për themelimin e një partie me 3000 firma.

Ai ka postuar gjithashtu dhe foto të dy personave që, sipas tij, janë të lidhur me protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ngre dyshime për manipulim të tubimeve.

Në njërën prej fotove është Florjan Haçkaj, i cili, sipas mjekut, më 2 maj ka zhvilluar një takim me një nga organizatorët kryesorë të protestës.

Ndërkohë në foton tjetër të publikuar është Naim Hasani në protestën e zhvilluar dje në Londër. Hasani është ish-kryetari i degës së PD-së në Britaninë e Madhe në kohën që Lulzim Basha ishte kryetar i kësaj partie. Sipas mjekut, edhe Hasani kryefjalën e ka "Berisha n'burg".

Postimi i plotë:

MË THONI QË JAM GABIM!

Dje Protesta u mbyll më herët!

Vazhdon retorika:

"Rama n'burg"!

"Berisha n'burg!

Jo politikë e me figura të pastra!

Bile u bë thirrje për themelimin e një partie me 3000 firma!

***

Në foton e parë është Florjan Haçkaj i DPSHL pjesëmarrës në protestën e djeshme dhe njëkohësisht një nga kumbarët e bashkimit të opozitës (i pastër si Kristal me precedentë penalë pasi ka poseduar pasaportë shqiptare pa patur shtetësi për 6 vjet me radhë dhe ka votuar në vitin 2021 duke kryer vepër penale për të cilën as nuk është hetuar e as nuk është dënuar nga autoritete shqiptare). Në foton e mëposhtme pozon me një nga organizatorët kryesorë të Protestës me datë 2 Maj. Këtë e gjeni të publikuar në faqen e tij në fb!

Besoj se takimi nuk është rastësor e pa lidhje me protestën e papritur në Bulevard!

Ka mbështetje shumë të fortë dhe influencë në PD saqë për shkrimet ndaj tij kam patur presion për t'i fshirë e për të mos shkruar kundër tij!

---

Në foton e dytë është ish-kryetari i Degës së PD - Britani e Madhe në kohën e Lulzim Bashës, Naim Hasani në protestën e djeshme në Londër!

Edhe ky kryefjalën e ka "Berisha n'burg" dhe ka postuar vetëm dje pamjet e protestës dhe foton e ish kryetarit të tij Lulzim Basha! /CNA





Lajmet e fundit nga