Ben Blushi për protestat në Tiranë: Mos u drejtoni nga urrejtja, ka shumë arsye për të shfryrë
Ish-deputeti Ben Blushi ka bërë një postim në rrjetet soci...

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin pasi qytetarët kanë raportuar se kanë marrë mesazhe mashtruese, ku u kërkohet të paguajnë gjoba rrugore ose detyrime administrative të pretenduara si të papaguara.
Në një njoftim zyrtar, Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi të njohur si “Smishing”, përmes së cilës qytetarët drejtohen në faqe të rreme që imitojnë institucionet zyrtare, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, të mos japin të dhëna bankare në faqe të paverifikuara dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar. Ndërkohë, strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet mashtruese për pagesa të pretenduara të gjobave apo detyrimeve administrative
Gjatë ditës së sotme, shumë qytetarë kanë raportuar pranë Policisë së Shtetit se kanë marrë mesazhe mashtruese, nëpërmjet të cilave u kërkohet të kryejnë pagesa për masa administrative të pretenduara si të papaguara.
Menjëherë pas denoncimeve, strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit kanë nisur verifikimet dhe hetimet për identifikimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Mesazhet dërgohen nëpërmjet një skeme mashtrimi kompjuterik të njohur si "Smishing", ku pretendohet në mënyrë të rreme se qytetarët kanë detyrime të papaguara, gjoba rrugore ose procedura administrative në pritje. Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) që i drejtojnë përdoruesit në faqe interneti të falsifikuara, të ndërtuara për të imituar faqet zyrtare të institucioneve shtetërore.
Nga verifikimet paraprake rezulton se qëllimi i autorëve është përvetësimi i të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve, të cilat më pas mund të përdoren për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe vjedhjen e fondeve nga llogaritë bankare.
Policia e Shtetit sqaron qytetarët se fondet bankare nuk mund të vidhen vetëm nga marrja e një mesazhi SMS. Rreziku lind në momentin kur qytetari klikon mbi lidhjen mashtruese dhe plotëson në faqen e rreme të dhënat e kartës bankare, kredencialet e internet banking-ut, kodet e sigurisë apo kodet e verifikimit të dërguara nga banka.
Për këtë arsye, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve:
* Të mos klikojnë në lidhje të dërguara nëpërmjet SMS-ve nga burime të panjohura ose të dyshimta;
* Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe interneti të paverifikuara;
* Të mos ndajnë me askënd kodet e sigurisë, PIN-et apo kodet e autentifikimit të dërguara nga institucionet bankare;
* Të verifikojnë çdo njoftim vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucionit përkatës;
* Të kontaktojnë menjëherë bankën e tyre në rast se kanë plotësuar të dhëna bankare në një faqe të dyshimtë;
* Të raportojnë çdo rast të dyshuar pranë Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe hetimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe fton qytetarët të tregojnë vigjilencë të shtuar ndaj çdo komunikimi elektronik që kërkon të dhëna personale apo financiare.
Lufta kundër krimit kibernetik dhe mbrojtja e qytetarëve në hapësirën dixhitale mbeten prioritete të Policisë së Shtetit. /CNA
Ish-deputeti Ben Blushi ka bërë një postim në rrjetet soci...
Festivali i Pranverës është rikthyer, pas një mungesë shum...
Gjykata e Korçës ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arr...
Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore për vrasjen e efekt...
Një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Danimarkë kanë prote...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me b...
Sipërmarrësi i njohur gjergj Luca ka ndarë një mesazh lidh...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ndarë një moment të pazakon...
Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në a...
Teksa po vijon protesta e shtatë në Tiranë, qytetarët nuk ...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Protestat e fundit që zhvillohen në vend duket se kanë për...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Policia e Shtetit ka ndarë një plan masash të hartuar për ...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Në Ditën Botërore të Mjedisit, UNESCO cakton 14 rezerva të...
Edvin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...