web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miqësorja me Luksemburgun/ Policia me plan masash, kufizime në disa akse në Tiranë

6 Qershor 2026, 15:45, Aktualitet CNA

Miqësorja me Luksemburgun/ Policia me plan masash, kufizime në disa

Policia e Shtetit ka ndarë një plan masash të hartuar për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Luksemburgut, që do të zhvillohet sonte në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke filluar nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga hoteli “Rogner” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;

-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrës për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

-Te sheshi “Willson”, ku lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e mjeteve./CNA 

 

 





Lajmet e fundit nga