Emrat/ Kush pritet të marrë drejtimin e policisë në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Kukës dhe Vlorë
Mbyllet procesi i vlerësimit për kandidatët që synojnë të ...

Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimit për drejtimin e drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, me 86 pikë, pritet të marrë drejtimin e policisë së Tiranës.
Tafçiu numëron afro tri dekada eksperiencë në strukturat e policisë dhe në fushën e hetimit kriminal.

Karriera e tij në Policinë e Shtetit nisi në vitin 1997 në Dibër, ku mbajti disa funksione të rëndësishme, nga inspektor i Policisë Kriminale deri në drejtimin e strukturave të specializuara kundër narkotikëve, antiterrorit dhe krimit të organizuar.
Gjatë viteve në vijim ai ka ushtruar detyra drejtuese në disa qarqe të vendit, përfshirë Dibrën, Kukësin, Lezhën, Beratin, Korçën dhe Gjirokastrën.
Në eksperiencën e tij profesionale spikasin pozicionet si zëvendësdrejtor i policisë në Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër, shef komisariati në Berat, Skrapar dhe Kuçovë, si dhe drejtues i sektorëve kundër krimeve të rënda dhe akteve terroriste.
Përveç karrierës operative, Tafçiu ka kontribuuar edhe në fushën akademike. Ai ka shërbyer si pedagog dhe më pas lektor në Akademinë e Sigurisë, ku ka zhvilluar lëndë që lidhen me hetimin e krimit, procedurën penale, terrorizmin dhe krimin e organizuar. Aktualisht mban detyrën e përgjegjësit të Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
Në aspektin arsimor, ai është diplomuar në Akademinë e Policisë me rezultate maksimale dhe më pas ka përfunduar studimet në drejtësi, duke marrë dy diploma Master Shkencor, në të Drejtën Civile dhe në të Drejtën Penale. Gjithashtu është i licencuar si avokat.
Gjatë karrierës së tij ka ndjekur dhjetëra trajnime profesionale të organizuara nga partnerë ndërkombëtarë dhe organizata të specializuara në fushën e sigurisë, hetimit kriminal dhe luftës kundër terrorizmit.
Tafçiu është gjithashtu autor i disa artikujve profesionalë dhe bashkautor në literaturën akademike për studentët e Akademisë së Sigurisë, me fokus krimin e organizuar, terrorizmin dhe procedurat e hetimit.
Me 86 pikë në procesin e fundit të vlerësimit, ai rezultoi kandidati më i vlerësuar nga komisioni i ngritur për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë./ CNA
Mbyllet procesi i vlerësimit për kandidatët që synojnë të ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpalljes së ven...
Mbyllet procesi i vlerësimit për kandidatët që synojnë të ...
Është mbyllur procesi i vlerësimit për kandidatët që synoj...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e s...
Gjashtë shqiptarë, pjesëtarë të grupeve kriminale, janë ek...
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato është foto...
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Komisioni për Reformën Territoriale ka zhvilluar në Berat ...
Qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar...
Thirrjes për tu bashkuar në protestë kundër qeverisë i jan...
Nëse po kërkoni një partner të besueshëm për të zbuluar Sh...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme pranë Gjykatë...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e ...
Në zemër të Kodrës së Diellit, një prej zonave me zhvillim...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...