Gruaja e Aleks Nikës në SPAK/ “Dhashë fakte të reja, audion e dorëzojmë një herë tjetër”
Për më shumë se 3 orë, Rajmonda Nika, gruaja e Aleks N...

Dhjetëra fermerë të fushës së Korçës kanë protestuar mëngjesin e sotëm pranë kryqëzimit të fshatit Libonik. Një sërë problematikash shqetësojnë fermerët e fshatrave të Maliqit e Korçës, çka ka bërë që këta të fundit të marrin mjetet bujqësore e t’i vendosin anës rrugës hyrëse të fshatit Drithas, duke bërë që të bllokohej qarkullimi në këtë segment.
Shkaku i bllokimit të rrugës ka bërë që të ndërhyjë policia duke larguar protestuesit në një anë, ndërsa kjo ka sjellë edhe agravim të situatës duke bërë që të ketë edhe përplasje mes policisë dhe fermerëve. Në intervistat e dhëna për mediat, fermerët thonë se protesta e sotme u organizua për dy arsye. Së pari, ata tregojnë se prodhimet bujqësore si gruri, misri, qepa e patatja nuk kanë treg për t'u shitur dhe kjo ka bërë që të ngelen stok nëpër magazina.
"Unë jam fermere me potencial, operoj në fushën e fermës me kulturat grurë, qepë, patate. Ne na ka vajtur atje ku s'mban më, jemi të detyruar nga kushtet që po bëjmë këtë protestë. Kemi njoftuar të gjithë fermerët të cilët kanë ardhur këtu. Jemi të penalizuar nga prodhimi i Kosovës, Serbisë që na i sjellin këtu. Nuk shesim dot pataten, qepën e grurin. Gruri si asnjëherë tjetër është me 24 lekë\kg. Kostoja e grurit shkon mbi 30 lekë dhe ne që në shitje jemi minus. Me kulturën e patates dhe qepës na godet shumë Kosova sepse s'ka këto çmime që kemi ne, pasi subvencionohet me vlera më të mëdha se tonat."
Një tjetër arsye është importi i këtyre prodhimeve bujqësore nga vendet e rajonit, si Kosova, Maqedonia e Serbia. Ky import prodhimesh ka bërë që kostoja të rritet, ndërsa çmimi i shitjes të ulet së tepërmi.
"Ne po protestojmë se malli nuk po na ecën fare. Gruri ka shkuar me 170 lekë, patatja, qepa kanë rënë. Ne dalim për protestë paqësore për prodhimet tona, për fëmijët që t'i mbajmë, se s'kemi të ardhura të tjera, me çmimet e inputeve bujqësore që kanë vajtur në qiell. Me borxhe po i blejmë, nuk shitet se malli hyn nga jashtë, nga Kosova, Serbia. Gjynah policët se shefi i madh po i shtynte dhe thoshin 'ç'të bëjmë'. Do marrim këmbët tona e të ikim në shtëpi. Qeveria të ndalojë për një periudhë të shkurtër të paktën importin."
Fermerët drejtojnë apelin kundrejt instancave përkatëse për të kthyer sytë nga problematikat e tyre, duke filluar me ndalimin e importit të prodhimeve nga jashtë e deri te subvencionimi i inputeve bujqësore.
"Qeveria duhet të vërë dorë se ne këtu e kemi lidhur jetën. Jemi moshë që këtu duam të punojmë, të gjitha të ardhurat i kemi këtu. Patate, qepë, kam lopë, qumështi 500 lekë, patatja 200 lekë, qepa 200 lekë (të vjetër). Duam të hamë, të mbajmë familjen. Pse nuk shitet prodhimi këtu? Se hyn nga jashtë. Pse duhet të vijë policia këtu se ne s'po bëjmë ndonjë gjë."
Vitet e fundit problematikat e fermerëve të juglindjes janë shtuar më tepër se vitet e kaluara, ndërsa kjo situatë po shkon sipas tyre drejt falimentimit. Një investim mjaft i lartë që arrin qindra miliona lekë për këta fermerë, ndërsa nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë masë në subvencione. Fermerët paralajmëruan në këtë protestë se në rast neglizhence të kërkesave të tyre, ata do të ndërmarrin të tjera tubime duke bllokuar edhe akset nacionale me mjetet e tyre bujqësore./ CNA
Për më shumë se 3 orë, Rajmonda Nika, gruaja e Aleks N...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka apeluar ma...
Liqeni i Prespës, i cili shtrihet në 3 shtete, Shqipër...
SPAK-u njoftoi pak ditë më parë se GJKKO kishte dhënë ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznik...
SPAK-u para pak ditësh publikoi një njoftim pas disa u...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznik...
Këtë të hënë do të mbahet seanca e parë për çështjen e "21...
Vit pas viti, punësimi i pensionistëve po vjen në rrit...
Një protestë po zhvillohet mëngjesin e kësaj të hëne në ju...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm,...
Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për f...
Kreu i PD-së, Sali Berisha pas ngjarjeve të fundit që ...
Të dënuarit shqiptarë në shtetin fqinj Greqinë përmes një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e tr...
"Omonia" ka denoncuar se certifikatat e pronësisë që jep k...
Investitori i "Hotel Rozafa Tower", Agustin Uldedaj ka...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka kritikuar b...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për vra...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...