Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në një takim mes përfaqësuesve të Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), të Mbështetjes dhe Prokurimit (NSPA) si dhe të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me përfaqësues të dhomave të tregtisë, industrisë, sipërmarrës, kompani e biznese.
Ky aktivitet i titulluar “Dita e Industrisë” kishte si synim dhënien e një informacioni mbi procedurat e prokurimit, legjislacionit dhe kushtet që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë në Shqipëri për të marrë pjesë në prokurimet ndërkombëtare, por edhe për të përcaktuar një bashkëpunimim mes bizneseve shqiptare dhe agjencive të NATO-s.
Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi nxiti përfaqësuesit e biznesit të aplikojnë dhe të përfitojnë nga këto projekte, duke shprehur nga ana tjetër gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për krijimin e urave të duhura të bashkëpunimit ndërmjet operatorëve privatë shqiptarë dhe përfaqësuesve të strukturave me përvojë të NATO-s.
“Konfliktet kanë bërë që kërkesa të rritet shumë për armatime, për ushqime apo mallra të tjera që prokurohen në këto agjenci të NATO-s. Bota e madhe e konflikteve në rritje ka sjellë edhe rritje të kërkesës dhe ne ju ftojmë të përfitoni nga këto kontrata. Tashmë keni më shumë se 30 vite eksperiencë. Kemi kompani të shkëlqyera që sa herë kanë dalë jashtë vendit kanë fituar besim për shkak se e kanë rritur standardin”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.
Në këtë aktivitet që u mbajt në Qendrën e Inovacionit, ministri Peleshi evidentoi edhe disa nga projektet që po marrin jetë në këtë qendër e që do t'u vijnë në ndihmë sipërmarrjeve.
“Deri dje ka pasur një mur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe botës së biznesit. Dukej një tabu dhe një sektor i padepërtueshëm për çka ndodh sot në botën e inovacionit dhe teknologjisë. E kundërta është e vërtetë. Ne kemi sot mundësi të mëdha edhe kombëtare, por mbrapa nesh është një perde tjetër, e cila do të hapet sot dhe është shumë herë më e madhe, mundësia e NATO-s”, shpjegoi ministri Peleshi.
Para sipërmarrësve, ministri foli edhe për nismën e re për rigjallërimin e industrisë ushtarake në vend.
“Ne po punojmë fort për të ndërtuar kuadrin ligjor dhe më vonë edhe institucional të insdustrisë ushtarake në vendin tonë. Të gjithë e dini që ne vijmë nga një e kaluar e një gjigantomanie të ushtrisë, ku i gjithë populli ishte ushtar, pastaj u pasua nga një kohë tjetër e detyrueshme demilitarizimi dhe sot jemi në një kohë kur e kemi tejkaluar këtë pjesë të historisë. Jemi anëtarë të NATO-s, duam dhe duhet të luajmë edhe ne pjesën tonë në industrinë ushtarake të Aleancës. Kemi asete të së shkuarës, të cilat me investime të përbashkëta mund të riaktivizohen. Por së pari na duhet një kuadër ligjor i përshtatshëm dhe incentiva për investime. Kemi parasysh këtu jo vetëm investitorë të huaj, por kemi edhe investitorë shqiptarë që mund të mos kenë përvojë në këtë fushë, por janë të gatshëm të jenë partnerë në këtë industri të re që do të fillojë të marrë jetë që këtë vit. Është një takim për të hapur perdet e mundësive dhe për të bashkëpunuar me sipërmarrjet shqiptare”, u shpreh z.Peleshi.
“Dita e Industrisë” lindi si një ide në Bruksel në muajin shkurt. Ndaj në këtë takim ministri i Mbrojtjes falënderoi edhe Dorina Canin, oficere për kontratat pranë Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), e cila kontribuoi në organizimin dhe dhënien e informacionit të nevojshëm për përfaqësuesit e biznesit./ CNA
Raporti vjetor i Radiotelevizionit Publik Shqiptar i d...
Nis që sot një regjim i ri evropian i trafikut lokal p...
Durim Bami, një nga të shumëkërkuarit e policisë, është ar...
Dy turistë të huaj, të cilët po eksploronin malin e Jezerc...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Mbrëmjen e sotme, Lulzim Basha me sytë e skuqur ngaqë ...
Deputeti Petrit Vasili ka vlerësuar dhe ka shprehur mi...
Prej ditësh, Aldoir Nini, përndjekësi i fjalës së lirë, në...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për vendimin e Gjykatës...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjyka...
Të udhëtosh me urbanet e linjës së kopshtit Zoologjik ësht...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Kongresi Zgje...
Ditën e sotme Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së Sal...
Gjykata e Apelit mori vendimin duke i kaluar vulën dhe...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të...
Dritan Dajti është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjyka...
Ambasada e Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbim...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur këtë të mart...
Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e Denis Matos...
Turistë të shumtë kanë zgjedhur Shqipërinë për të parë nga...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...