web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

'Plug' përballë Carlo Bollinos

24 Janar 2024, 22:31, Aktualitet CNA

'Plug' përballë Carlo Bollinos

Afera e dhënies me qira 1 euro të repartit të Orëve në ish-uzinën Mekanike në Tiranë, në favor të gazetarit dhe biznesmenit Carlo Bollino, tashmë ka përfunduar në SPAK. Pasi emisioni “Plug” transmetoi në dy seri me fakte dhe dokumenta, në mënyrë kronologjike se si u dha kjo pronë me qira për 20 vjet në favor të Carlo Bollinos, ky i fundit është vënë në lëvizje.

Pas transmetimit të emisionit “Plug” të datës 10 janar, ku u tregua pikërisht falsifikimi i aneks kontrat ës pas VKM-s nr.589 dat ë 22.07.2020 që i hapi rrugë zbatimit të projektit për Report Televizion, pronari i kësaj media adresoi në redaksinë e emisionit “Plug” një kërkesë ku pretendonte vënien në dispozicion të një kohe televizive, pasi sipas tij do të përgënjeshtronte ato që ishim transmetuar në emision.

Në kërkesën që Carlo Bolino i drejtoi emisionit “Plug” në Syri Televizion, referuar ligjit “Për mediat audiovizive” dhe rregullores përkatëse të Autoritetit të Medias Audivizive, pretendonte se në dy investigime të kryera për dhënien me qera të ish-repartit të Orëve, janë dhënë informacione të pavërteta. Nisur nga kjo akuzë, në një kohë që emisioni “Plug” ka publikuar vetëm dokumente zyrtare dhe të dhëna të konfirmuara, si dhe në respektim të etikës profesionale dhe kodeve të AMA-s, ne iu drejtuam Z.Carlo Bollino që të parashtronte me shkrim të gjitha shkeljet e pretenduara prej tij në emisionin tonë, duke i kërkuar bashkëlidhur edhe provat që vërtetojnë të kundërtën e publikimeve të emisionit “Plug”, kërkesa këto qe parashikohen në rregulloren e miratuar nga ama dhe pikërisht në nenin 3 të saj.

Kërkesës tonë, të datës 17 janar, Carlo Bolino i’u përgjigj me shkresën (fut nr dhe datë), ku parashtronte në lidhje me pretendimet e tij. Stafi i emisionit “Plug”, në respekt të transparencës dhe Neneve 11 dhe 12 (verifikoi mire) të “Rregullores mbi procedurat për shqyrtimin e ankesave”, vendosi të publikojë pretendimet e Z.Bolino.

Në pikën 1 të përgjigjes së Carlo Bolinos, drejtuar emisionit “Plug”, thuhet se formula e kontratës 1 euro u miratua dhe zbatua fillimisht nga qeveria Berisha.

 “Formula e kontratës 1 euro e përdorur nga Report Tv dhe që Syri e ka denoncuar si abuzim, është në fakt nismë e Sali Berishës kur ishte Kryeministër në të largëtin vitin 2006. Atëherë ai mburret me planin “Shqipëria 1 euro” që e konsideroi instrumenti legjitim dhe me standard europiane më të larta për të stimuluar investimet e huaja në vend. Sipas Syri, investitori i vetëm që nuk ka të drejtë ta përdorim, jam unë. Procedurat shtejellohen në detaje me VKM Nr.54. të qeverisë Rama në vitin 2014, domethënë 5 vjet më përpara se Report TV të përfitojë (njësoj si shumë sipërmarrje të tjera private).

Emisioni “Plug” i datës 29 nëntor 2023, solli për herë të parë procedurën se si Carlo Bollino përfitoi këtë pronë për të ndërtuar Televizion. Një nga faktet, që niste emisioni, ishte pikërisht VKM-ja Nr.54, e cila u ndryshua të paktën 9 herë deri në vitin 2019, në mënyrë që të shtrohej rruga ligjore që Carlo Bolino të merrte këtë pronë. Në përgjigjen që Bolino jep për emisionin “Plug”, konfirmon faktin që ai pronën e mori sipas VKM-s nr.54 të vitit 2014, të qeverisë Rama, e cila u ndryshua në vitin 2015, ku ndër përfituesit e pronave publike me qera apo enfiteozë bëheshin dhe biznese në fushën e medias.

Në datën 5 shkurt të vitit 2014, Këshilli i Ministrave miraton Vendimin Nr.54, me objekt: PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURËS E TË MËNYRËS SË DHËNIES ME QIRA, ENFITEOZË APO KONTRATA TË TJERA TË PASURISË SHTETËRORE.

Në këtë vendim përcaktoheshin modalitetet për dhënien me qera të aseteve shtetërore duke përcaktuar edhe se cilat prona mund të jepeshin me qera si dhe cilët mund të ishin përfitues të këtyre pronave.

Por, në vitin 2014, në VKM-n fillestare, nuk ishte parashikuar që përfitues të pronave dhe aseteve publike, të ishin edhe biznese në fushën e medias…

Ndaj, qeveria shqiptare, ndërhyn përsëri në Vendim, duke kryer një seri ndryshimesh, në total 9 të tilla, të cilat duket se u përshtatën, që Karlo Bolino të përfitonte mbi 4 mijë metra katror pronë publike…

Një nga ndryshimet që pësoi VKM-ja Nr.53 e 5 shkurtit 2014, është vendimi Nr. 445 i datës 20 maj të vitit 2015. Sipas ndryshimeve të bëra në VKM, në kreun V tëvendimit bëhej shtetas: pas shkronës “C” të pikës 2, shtohen shtohen shkronjat “ç” dhe “d”, me këtë përmbajtje:“ç) veprimtari në fushën e arsimit, mediave me nivele investimi mbi 200 000 000  (dyqind  milionë) lekë… Me këtë ndryshim, qeveria i hapte rrugën Karlo Bolinos të synonte marrjen me qera 1 euro të pronave publike.

Pikërisht, pas ndryshimit të kësaj VKM-je, nisi historia. U krijua kompania MTSC (shto dat ën e themelimit), fillimisht në pronësi të Lindita Dodes, e cila në vitin 2017 me anë të një kontrate shit-blerje të kuotave, ia shet 100% të kapitalit në favour të Carlo Bollinos kundrejt çmimit 3.5 milion lekë.

Në pikën e dytë të përgjigjes, Carlo Bolino shkruan:

Ndryshe nga sa pretendon Syri, Report Tv nuk është bërë pronare të asgjëje, por ka nënshkruar vetëm një kontratë qiraje. Në këmbim të qirasë simbolike prej 1 euro, ligji dhe qeveria detyrojnë televizionin të punësojë një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe të realizojë një investim të kushtueshëm, pjesa më e madhe e të cilit mbetet pronë e shtetit.

Edhe në këtë pikë, Carlo Bolino përsëri nuk arrinë të sjellë asnjë fakt që të tregojë se cili është shtrembërimi që ka bërë emisioni “Plug”. Në fakt, Në emisionin “PLUG” janë analizuar bilancet e kompanisë MTSC shpk, ku investimi për godinën e televizionit Report TV është regjistruar si Aktiv Afatgjat Material (do sjellim foto nga bilancet e kompanisë) dhe kemi pasqyruar çfarë regjistrohet si AAM në Standartet e Kontabilitetit. Dokumentacion ky publik i pasqyruar pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit i vetëdeklaruar nga kompania MTSC. Deri më tani, Z.Bolino nuk ka sjellë dokumentacion që tregon të kundërtën e asaj që ne kemi pasqyruar.

Në pikën tre, të përgjigjes së tij, Carlo Bolino tenton jo vetëm të mos jap përgjigje siç kërkonte, por ta përdor hapësirën për sulme politike dhe retorikë boshe, hapësirë të cilën emisioni “Plug” nuk mund ta vërë në dispozicion në respekt të etikës dhe shikuesve tanë, ndaj do t`i përgjigjemi vetëm për pretendimet.

“Ato VKM-të e treguara si prova e një rasti korruptiv, janë në fakt pjesë e një procedure normale e parashikuar me ligj...dhe nuk është një favor special i rezervuar Report TV. Në fakt, pikerisht Sali Berisha në 2008, i ka dhënë një televizioni tjetër një sipërfaqe prej 4900 metra katrorë pa asnj ë konkurrim [...].Syri e ka etiketuar si “skandali i madhe” fakti q ë pas firmave t ë kontrat ës p ër t ë marr ë me qira godina t ë vjetra, p ër t ë cilat ishte p ërcaktuar si detyrimi “rikonstruksion totale”, godina u prish dhe u rind ërtua. Ajo që Syri nuk e tregon, është se n ë 26 n ëntor 2019 t ërmeti d ëmtoi n ë m ënyr ë fatale struktur ën e vjet ër t ë godin ës s ë nd ërtuar n ë vitet 60[...] godina u rr ëzua duke e bërë edhe të pabanueshme dhe t ë pariparueshme. Instituti i Nd ërtimeve, urdh ëroi prishjen e objektit p ër arsye sigurie[...].

Emisioni “PLUG” ka pasqyruar në mënyrë kronologjike të gjitha VKM-të e dala në favor të kompanisë MTSC shpk dhe nuk ka manipuluar asnjë fakt. Në sqarimin e gjatë të Carlo Bolinos, ajo çka kuptohet është vetëm konfliktin që ai ka me z. Sali Berisha dhe ky konflikt nuk ka lidhje me emisionin tonë, për këtë Bolino ka një televizion të tërë në dispozicion ku shpif e fyen z.Sali Berisha çdo dit ë.

Në këtë hapësirë, ne kërkojmë dhe publikojmë vetëm faktet dhe dokumentacionin e pretenduar nga Z.Bolino që fakton se emisioni PLUG ka falsifikuar apo manipuluar, të cilat deri më sot nuk na janë vënë në dispozcion. Sa i përket pjesës ku pretendohet se këto godina u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, emisioni ka sqaruar në mënyrë shteruese, bazuar në dokumentacionin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, se aplikimi për leje ndertimi është bërë në datën 11.11.2019, pra disa dite përpara tërmetit. 

Shoqëria MTSC shpk i është drejtuar MFE me një kërkesë për prishjen e godinave në daten 14.12.2019, bashkëlidhur kërkesës është dhe një Akt-Konstatimi i datës 13.12.2019 i Institutit të Ndërtimit, një akt ky rekomandues. Leja e ndërtimit është miratuar në datën 13.01.2020 kurse Akt- Ekspertiza zyrtare e Institutit të Ndërtimit është e datës 27.01.2020, pra dy javë pasi ishte miratuar leja për ndertimin e 1 Godine të vetme dhe jo lejet për rikonstruksionin e 3 godinave si përcaktohet në kontratën e qirasë. Megjithatë emisioni Plug mbetet i hapur të publikojë çdo dokumentacion që tregon të kundërtën e asaj që ne kemi publikuar dhe që është cilësuar si i pasaktë nga Carlo Bolino, mjafton që ky i fundit të na i vërë në dispozicion.

Në një tjetër pikë të sqarimit të pretenduar të tij, Carlo Bolino shkruan:

Ju shpreheni “Edhe godina e re e rindërtuar totalisht në vënd të rrënojave të prishura, është financuar 100% nga Report Tv [...]. Ne fakt, siç parashikon kontrata, kjo godinë moderne q ë ka z ëvend ësuar nj ë nd ërtes ë t ë rr ënuar,[...] do kthehet n ë dispozicion t ë shtetit pa asnj ë kompesim. Nj ë tjet ër kusht t ë investitorit dhe n ë favor t ë shtetit, por q ë Syri n ë m ënyr ën m ë absurde prap ë e konsideron si abuziv.[...] P ër paradoks Report Tv n ë rast privatizimi, do t’i paguaj Shtetit edhe vler ën e godinës së vjetër të prishur nga tërmeti! Pra as për mua dhe as per Report Tv nuk ka pasur dhe nuk do ketë asnjë dhuratë.”

Në fakt, Emisioni “PLUG” ka sqaruar se ndryshimi ligjor që i jep të drejtën e privatizimit investitorit është bërë nga qeveria Rama. Në momentin e prishjes së godinave objekti i kontratës së qirasë nuk ekzistonte. Në këtë moment Ministria e Financave do të duhej të anullonte procedurën dhe ta rihapte atë duke i dhënë mundësinë investitoreve të ndryshëm për të marrë pjesë. Ky fakt është bërë prezent edhe nga titullarja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit në shkresën dërguar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

“Në vijim të korespondencës lidhur me aplikimin Nr.AN111120190022, protokolluar pranë AZHT me Nr. 2815 Prot., datë 11.11.2019, si dhe një vijim të procedurave për lëshimin e lejes së ndërtimit për objektin “Godinë multi-screen e televizionit “Report TV” si dhe ambiente ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit ”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k, Ju bëjmë me dije se: Sikurse jeni në dijeni, pjesë e dokumentacionit që disponojmë lidhur me aplikimin e sipërcituar, është Kontrata e qirasë Nr.2604.Rep, 727 Kol, datë 14.10.2019. Ndërkohë, me Vendimin Nr.368, datë 06.05.2020... Këshilli i Ministrave ka vendosur shembjen e objekteve ... Për sa më sipër, duke qënë se në kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërisë “Mtsc” sh.p.k parashikohet dhënia me qira e pronës shtetërore “Ish ndërmarrja metalike Tirana (Reparti i Orëve)”, “Për rikonstrksion total të sipërfaqes ndërtimore ”, si dhe bazuar në Vendimin Nr.368, datë 06.05.2020, lutemi që në cilësine e autoritetit kompetent për administrimin e pronës shtetërore, duhet të bëni amendimin e objektit të kontratës së qirasë në përputhje me aplikimin për leje ndërtimi”

Gjithashtu vlera e godinave pas VKM nr.368 datë 06.05.2020 është fshirë nga kontabiliteti i Nd ërmarrjes Industriale Nr.1 Tiranë, e në rast privatizimi, Z.Bolino nuk do e paguajë atë dhe investimi i kryer përfitohet nga ai dhe jo nga shteti. K ëto janë pikëpyetjet legjitime që ka ngritur emisioni e që pranohen dhe nga Carlo Bolino kur flet për mundësinë e privatizimit si procedurë ligjore e mundshme, e për të cilat tashmë do të duhet të shprehet drejtësia. Ndërsa ne ftojmë Z.Bolino, se nëse ka dokumentacion tjetër ku fakton sa thotë për televizione të tjera, të na i vërë në dispozicion. 

Një tjetër moment i përgjigjes së Carlo Bolinos për emisionin “Plug”, është sipas tij deklarimi se prona ku u ndërtua televizioni nuk u përket ish-familjeve të vjetra tiranase, përfshirë fisin Begeja, pjesë e të cilit është dhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha.

“Gënjeshtra më e madhe e përsëritur nga Syri, është se ai terren i përkiste edhe dhëndrit të Sali Berisha dhe së familjet pronare ia kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës me kusht për të realizuar një gjimnaz. Kjo gjë është totalisht e pavërtetë[…] E vërteta qëndron se ajo tokë i takon vetëm Shtetit siç vërtetohet nga dokumentat zyrtare publike dhe jo nga përralla të sajuara.[…] ”

Në fakt, Emisioni “PLUG” ka pasqyruar protestën e banorëve dhe të ish pronarëve gjatë fillimit të punimeve për ndërtimin e televizionit. Për këtë ka pyetur ish pronarët që e kanë sqaruar në mënyrë shteruese këtë problematikë, të cilët kanë treguar harta të vjetra kadastrale, që tregojnë gjurmën e pronës. Megjithatë, Syri Tv nuk ka manipuluar asnjë fakt, dhe nëse ju Z.Bolino dispononi dokumentacioni jeni te lutur të na e vini në dispozicion.

Në vijim të kësaj pike, Carlo Bolino pretendon se prona nuk ishte dhënë për shkollë, por pa na vënë në dispozicion asnjë dokument që provon pretendimin e tij.

“Një tjetër e vërtetë në fakt eshtë se në atë terren nuk është parashikuar ndërtimi i asnjë shkolle siç pretendon Syri, as nga Lulzim Basha që ishte kryebashkiak deri në 2015, as më vonë[…] Më i mundshëm është fakti që duke ditur se nuk kishin pronarë, Jamarber Malltezi e kishte piketuar atë tokë për ta grabitur siç vërtetohet edhe n ë nj ë VKM të firmosur nga Sali Berisha në vitin 2008 për të kaluar nën kontroll të Ministrisë së Ekonomisë ( që sapo kishte p ërfunduar me p ërkushtim procedurat e privatizimit t ë ish Klubit Partizani) pik ërisht “reparti i or ëve”. Pikërisht VKM 1535 datë 26 nëntor 2008 është prova më evidente që kur privatizimi i Klubit Partizani tashmë ishte përfunduar, kjo tokë i takonte akoma Shtetit. […] Si mund të pretendohet q ë pronar ët ia kan ë dhururar bashkis ë, kur n ë fakt ia ka hequr”

Në ftojmë z.Bolino në respekt dhe të institucionit që është për dijeni në këtë komunikim  të mos bëjë abuzime/ akuza pa asnjë fakt, arsye për të cilën po ankohet vetë. Sa të mundshme janë hamendësimet e Carlo Bollino nuk përbëjnë objekt trajtimi nga ana jonë. Ish-pronarët kanë sqaruar, se kur është identifkuar në Planin Rregullues se në atë pronë do të ndërtohej shkollë, nga ata nuk është ndjekur më asnjë procedurë shpronësimi, duke e lënë tokën të lirë. Syri Tv ka pasqyruar vetëm prova dhe kronologji të dokumentacionit zyrtar sesi kompania MTSC ka përfituar kontratën e qirasë për 20 vite.

Më tej, Carlo Bolino pretendon se nuk ka përfituar asnjë shtesë trualli, por vetëm sipërfaqe ndërtimore prej 872 metra katrorë referuar katit të dytë të godinës.

Sipërfaqja 4021.5 metra katrore trualli për të cilën është dhënë leje ndërtimi në datën 20.08.2020 dhe jo në janar 2020 si fantazon Syri.[...] Pra ndryshe nga pretendimet shpif ëse te Syri, Report Tv nuk ka përfituar kurr ë asnj ë shtes ë trualli. Shtesa [...] n ë fakt vet ëm 872 metra katror ë referuar katit t ë dyt ë t ë godin ës, pra b ëhet fjal ë p ër sip ërfaqe nd ërtimore dhe jo truall, q ë Report Tv ka marr ë p ërsip ër t’ja rimbursoj ë nj ë dit ë shtetit, [...] dhe ky ka q ën ë nj ë tjet ër kusht n ë kurriz t ë televizionit. Pra nuk ka pasur dhe nuk mund t ë kishte asnj ë fallsifikim dokumentash, VKM apo çfar ë tjet ër shpifje nga Syri [...]”.Report Tv mbi at ë truall nuk ka ndërtuar nj ë kull ë 13 kat ëshe, siç ka bërë dhëndri i Sali Berishësh në tokën përballë [...]

Emisoni “PLUG”, ka trajtuar me shumë seriozitet të gjithë dokumentacionin zyrtar duke cituar në emision se: “Komunikimi i rradhës është i datës 10.02.2020 ku shoqëria MTSC sh.p.k i drejtohet Ministrisë për një shtesë kontrate pa konkurim të një sipërfaqeje, 872.6 m2. Kati i dytë i njërës nga godinat objekt kontrate. Brënda dy ditëve ( 12.02.2020) Ndërmarrja Industriale Nr.1 Tiranë mbledh Këshillin Drejtues, miraton dhe përcjellë në ministri praktikën e plotë. Në datën 17.02.2020 me nr. 2914/1 prot., Ministria e Financave dërgon në Këshillin e Ministrave, për shyrtim dhe miratim projektvendimin, i cili miratohet me vendimin 157 datë 19.02.2020. Më pas firmoset ankes kontrata me Nr.479 Rep, Nr. 189 Kol, datë 28.02.2020.”

Nga analiza e dokumentacionit publik rezulton se me vendim të KKT Nr.12 datë 13.01.2020 miratohet leja e ndërtimit për objektin : “GODINË E TELEVIZIONIT “REPORT TV”, SI DHE AMBJENTE NDIHMËSE TEKNIKE DHE ADMINISTRATIVE PËR SHËRBIME TË TELEVIZIONIT” ME VENDNDODHJE NË BASHKINË TIRANË.

Treguesit e zhvillimit të kësaj leje ndërtimi ishin këto:

Sipërfaqe e përgjithshme e truallit 4021.5 m2,sipërfaqe e truallit e zene nga struktura (gjurma) 1180.9 m2, sipërfaqe e përgjithshme e ndërtimit mbi toke: 3048.9 m2, sipërfaqe e përgjithshme e ndërtimit nën toke 1116 m2.

Pra ajo që Z.Bolino pretendon se ne kemi fantazuar nuk qëndron. Në gusht të vitit 2020 është bërë zbardhja e lejes pasi ishim “plot ësuar” kushtet, dhe këtu qëndron shkelja më flagrante e kryer pasi :

Në datën 21.07.2020 me shkresë nr.13256/2 , Anila Denaj e dërgon për shqyrtim dhe miratim në Keshillin e Ministrave projektvendimin ku kërkohet  amendimi i kontratës, në nenin 2 dhe 5.7 të kontratës në rreshtin e dytë, pas fjalës “rikonstruksion” , shtohet “minimalisht të totalit” dhe hiqet fjala “total”.

Një ditë më pas miratohet VKM 589 date 22.07.2020. Dokument publik që gjëndet i botuar në Fletore Zyrtare e Republikës së Shqipërisë Nr.139, datë 29.07.2020.

Në datën 24.07.2020 palët firmosin me akt noterial Nr.1145 Rep, Nr.420 Kol, amendimin e kontratës citojmë:

Neni 1

Në Nenin 2. “QËLLIMI i PËRDORIMIT” dhe në fjalinë e parë të pikës 5.7, të nenit 5 “TE DREJTAT DHE DETYRIMET E QIRAMARRËSIT” fjalët “…rikonstruksionin total…”, zëvendësohen me “…rikonstruksionin minimalisht të totalit…”

Por me at ë aneks kontrat ë nuk zbardhej dot leja e nd ërtimit pasi nuk p ërputhej objekti i kontratës me lejen e miratuar, prandaj firmoset nj ë e dyt ë me t ë dh ëna t ë falsifikuara.

Në datën 04.08.2020 palët firmosin një amendim tjetër kontrate Nr.1205 Rep, Nr.438 Kol ne kundershtim flagrant me VKM 589 datë 22.07.2020, citojme:

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.589, datë 22.07.2020 ... vijon:

Neni 1

Në nenin 1 “Objekti i Kontratës” nr.2604 rep., nr.727 kol. Datë 14.10.2019, amenduar me Aneks Kontratën nr. 479 rep, nr.189 kol., datë 28.02.2020, bëhet: Objekti i kësaj kontrate është dhënia me qira e pasurisë shtetërore Ish -Ndermarrja Metalike Tirana ( Reparti i Orëve) , prona me nr.19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme të pronës 4021.5 m2 dhe sipërfaqe të përgjithshme të ndërtimit (mbi tokë) 3048.9 m2, Zona Kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale Nr.1 Tiranë, sipas Genplanit dhe dokumentit të Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tiranë.

Neni 2

Në nenin 2 “Qëllimi i përdorimit” dhe në fjalinë e parë të pikës 5.7, të nenit 5 “Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit” fjalët “…rikonstruksion total…” zëvëndësohen me “rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese”.

Shihet fare qartë se në këtë aneks kontratë janë fallsifikuar jo vetem  pikat objekt ndryshimi të VKM 589 datë 22.07.2020, por janë ndryshuar dhe të dhënat e prones duke vendosur siperfaqe ndertimore 3048.9 m2 (sa është ndertimi i miratuar në lejen e datës 13.01.2020) dhe jo 2497.04 m2 të miratuar me VKM Nr.157 datë 19.02.2020. Është falsifikuar neni 2 i kontratës pasi  NUK REZULTON në VKM 589 fjalia “rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese”. Pas këtij falsifikimi AZHT ka vazhduar me procedurat për dhënien e lejes së ndërtimit për subjektin MTSC sh.p.k, leje e cila i është përcjellë zyrtarisht Ministrisë së Financave në datën 05.10.2020 me nr.90/17 prot. Sa i përket Planit Rregullues të Tiranës, para vitit 2014 jeni të lutur të na e vini në dispozicion.

Teksa sqaruam Carlo Bolinon për pretendimet e tij në lidhje me emisionin tonë, po i rikthehemi dhe njëherë atje ku e lam në datën 10 janar të këtij viti, financimin e godinës së Report television. Sipas Carlo Bolinos, kjo godinë është ndërtuar me financime nga hua bankare dhe të ardhura  nga kompania MTSC sh.p.k.

Në emisionet e kaluara kemi treguar se për ndërtimin e Godinës, Bolino mori vetëm një pjesë kredi bankare, ndërsa ashtu siç ka theksuar dhe vetë, pjesa tjetër janë të ardhura nga kompania MTSC sh.p.k. kjo e fundit, pra kompania MTSC sipas ekstraktit në qendrën kombëtare të biznesit, rezulton se është në pronësi me 100 përqind të kapitalit të zotëruar nga Carlo Bolino. Por vetë kompania MTSC, është pronare e një tjetër kompanie, C-7 Integrated System.

Kompania C-7 Integrated System u krijua në vitin 2018, apo një vit pasi Carlo Bollino mori në zotërim kompaninë MTSC shpk. Por cili është objekti i veprimtarisë së kompanisë C-7 Integrated System.

Prodhim, Zhvillim dhe mirëmbajtje sistemesh softëare dhe aplikativ edhe në fushën e informacionit. b) Testim softëare c) Disenjim softëare, ku perfshihen analiza te kerkesave te sistemit, projektim i arkitektures i detajuar i sistemit softëare .d) Disenjim dhe zhvillim sistemesh të komunikimit. e) Disenjim dhe zhvillim sistemesh të sigurisë. f) Inxhinjerimi i sistemeve g) Zhvillim sistemesh migrimi. h) Përmirësim/upgrade sistemesh informatike. i) Operimi, menaxhimi, suporti i përdorimit dhe auditimi teknik /informatik për sistemet softëare. j) Prodhim ,Tregtim export –import i programeve informatike e kompjuterike softëare.

Sipas Open Data Albania, kompania C-7 Integrated System, me pronar përfitues Carlo Bollinon, vetëm një vit pas themelimit, ka pasur një fitimi para tatimit prej rreth 78 milione lekësh apo rreth 770 mijë eurosh. Fitim ky i realizuar pikërisht në vitin 2019, pra një vit pasi kjo kompani u themelua nga kompania MTSC shpk. Në vitin 2020, kompania e Carlo Bollinos, C-7 Integrated System ka pasur një fitim para tatimit prej rreth 14 milion lekësh apo rreth 140 mijë euro.

Kompania C-7 Integrated System rezulton gjithashtu se si adresë të saj ka pikërisht godinën e Report Televizion, pra ish-repartin e orëve në ish uzinën mekanike në Tiranë. Por le të ndalemi pak te aktiviteti i kësaj kompanie. Emisioni “Plug” u mundua të analizojë bilancet kontabël të kompanisë C-7 integrated system për vitin 2021 dhe 2022, por ishte e pamundur, pasi kjo kompani nuk ka dorëzuar balancet në Qendrën kombëtare të biznesit ashtu siç kërkon ligji. Por përtej kësaj shkelje ligjore, Plug analizoi bilancet e kompanisë MTSC shpk, e cila, përgjatë vitit 2020, 2021 dhe 2022, ka ka marrë të ardhura në formë dividenti nga kompania C-7 Integrated System. Konkretisht, në vitin 2020 MTSC ka marrë 10 milionë lekë të reja dividend, në vitin 2021 ka marrë 73 milionë lekë dividend dhe në vitin 2022 ka marrë 61 milionë lekë dividend. Në total, në tre vite, kompanie Carlo Bolinos ka përfituar 145.5 milionë lekë dividend nga kompania C-7 Integrated System, apo rreth 1.4 milionë euro.

Viti 2020- 10.000.000 Lekë

Viti 2021- 73.861.676   Lekë

Viti 2022- 61.674.854 Lekë

TOTALI    145.536.530 Lekë

Këto të ardhura, kompania C-7 Integrated System i ka siguruar nëpërmjet kompanisë IMAGE Communications DEVELOPMENT në pronësi të Igli Gjelishtit. Ky i fundit, në pak vite, ka marrë nga qeveria mbi 1.2 miliardë lekë tendera, nga periudha 2019 deri në vitin 2023. Konkretisht, kompania e Igli Gjelishtit ka përfituar një shumë prej 12 milionë dollar ë, nga institucione buxhetore si AKSHI, Drejtoria e Tatimeve, Bashkia Tiranë etj. Më pas një pjesë e këtyre parave kanë shkuar për kompaninë e Carlo Bollinos.

Në vitin e parë të operimit kompania c-7 ka nje fitim 770 milion dollarë ndërkohë që kompania e Igli Gjelishtit deklaronte si pagesë nënkontraktori 1.39 milion dollarë. Pra pikëpytjet tona qëndrojnë!!!!

Nga analiza e bilanceve të bëra publike në QKB kuptohet qartësisht se investimi 265.000.000 leke për ndërtimin e REPORT TV është kryer në më shumë se 50% me para publike. Duke faktuar përtej çdo dyshimi se Qeveria Shqiptare e drejtuar nga Z. Edi Rama jo vetëm ka kryer shkelje të rënda ligjore për të tjetërsuar në favor të shtetasit Carlo Bollino pronën publike, por ajo ka dhënë para dhe për ndërtimin e këtij televizioni, fakt ky i pranuar dhe nga shtetasi Igli Gjelishti në një dalje publike:

Endri, siç ta thashë pardje, s’do gjesh asnjëherë prapa meje njerez me konflikt interesi, me të shkuar kriminale apo që kanë vrare për t’u pasuruar. Se më kë bashkëpunoj unë, për sa kohë nuk shkel asnjë ligj, eshte në të drejtën time. Nëse provon ndonjë nga të mësipermet, ose që paratë e mia në fund shkojnë në xhepin e ndonje pushtetari, shkojme bashkë në Prokurori. Deri atëhere, mire do ishte të kishe thene ndonjë fjale për ato 6 gënjeshtrat që të faktova pardje (përpara se avokatet e mi të përfundojne së përpiluari padinë). Për 2 pyetjet mos u mundo se do perpiqem t’i gjej vetë pergjigjet.

Përgjigjej Igli Gjelishti për ish deputetin Endri Hasa në vitin 2020. Para këto të përfituara nga një kompani satelit në pronësi të Carlo Bollino e cila me nje staf të limituar ka mundur të jap “shërbim” për të përfituar miliona euro.

Ndërkohë, këto detaje tashmë janë në SPAK, ndërsa u denoncuan edhe nga kreu i grupit të ekspertëve në Partinë Demokratike Belind Këlliçi dhe sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka, në ditën që u bë publik kallëzimi i parë penal për Carlo Bolinon.

Mirëpo, nëse i referohemi bilanceve kontabël, që kompania MTSC ka regjistruar në QKB, del qartë se investimi për ndërtimin e godinës, është futur te aktivet e bilancit kontabël. Siç shihet nga pasqyra financiare të vitit 2020, ku raporton 45 milion lekë dhe në vitin 2022 raporton në aktivet afatgjata  vlerën e 265 milion lekëve, apo rreth 2.5 milionë eurove, janë futur në aktiv për ndërtimin e zyrave të reja. Ku rreth 145 milionë lekë apo 1.4 milionë euro janë përfituar nga paratë publike nëpërmjet kompanisë C-7 Integrated System, që ka marrë para nga fonde publike nëpërmjet kompanisë së Igli Gjelishtit. Por çfarë thotë Standardi Kombëtar i Kontabilitetit, i cili tregon se çfarë regjistrohet në aktiv?! Sipas këtij standardi, në aktiv njësia ekonomik njeh koston e një zëri të aktivit, të AAM-ve, si një aktiv nëse dhe vetëm nëse: aktivi kontrollohet nga njësia ekonomike, është e mundur që nga përdorimi i aktivit do të hyjën në njësinë ekonomike përfitime të ardhshme ekonomike etj.

Këto janë fakte të pakundërshtueshme, të një afere me pronën dhe paratë publike, për ndërtimin e një televizioni, që veç propagandës qeveritare, shërben sot edhe si strehë për të gjitha bizneset në pronësi të Carlo Bolinos dhe bashkëshortes së tij. Nëse i referohemi bilanceve të kompanive, MTSC, C-7. FPM etj, janë të regjistruara sot me adresë në godinën e re të Report tv, në ish repartin e orëve.

Mirëpo, a është e lejuar një gjë e tillë? Ja çfarë parashikon kontrata e qerasë mes shtetit dhe carlo bollinos për këtë pronë. Në pikën 5.16 të kontratës, shkruhet qartë se “Qiramarrësit” nuk i lejohet që në pronën e dhënë me qira ta jap me nën qira ose tia kalojë kontratën një tjetri. Pra, i mbetet spak të interpretojë juridikisht, se çfarë dokumentesh kanë përdorur kompanitë e tjera të Carlo Bollinos dhe bashkëshortes së tij, për të regjistruar në godinën e Report Tv, kompanitë e tyre.

Në përfundim të këtyre sqarimeve, rikujtojmë se Z.Bolino kërkoi 180 minuta kohë për reagimin e tij për dy emisone PLUG datë …. dhe TASK FORCË datë…, ndërkohë që emisioni Plug dhe Task Forcë, janë nga 60 minuta, 60+60 bëjnë 120 minuta.../ Syri.net





Lajmet e fundit nga