Avokati i pandehur në GJKKO me akuzë nga SPAK-u, Plarent Ndreca ka ushtruar presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe për më tepër i jep urdhër kësaj të fundit të lirojë me çdo kusht Erion Veliajn, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Jo vetëm e urdhëron por e kërcënon Gjykatën Kushtetuese, se nëse e rrëzon kërkesën do ta çojë në Strasburg.
Gjykata Kushtetuese në vendimin e parë nuk ka deklaruar se Erion Veliaj duhet të lirohet por përkundrazi ka thënë se funksioni i kryetarit të bashkisë vazhdon të ushtrohet përmes delegimit të firmës.
Erion Veliaj e ka deleguar firmën, del apo jo ai nga burgu, është një tjetër njeri i deleguar. Erion Veliaj nuk është në burg për qejf por është në burg pasi ka kryer vepra të rënda penale dhe prish provat.
Ky kërcënim i avokatit të pandehur në GJKKO me akuzë nga SPAK-u Plarent Ndreca bëhet në kuadër të presioneve të vazhdueshme që ushtrohen ndaj sistemit të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, SPAK-ut, GJKKO-së me sulmet, me raporte, me shantazhe dhe ky është rasti konkret.
Del avokati i një të pandehuri dhe thotë “Gjykata Kushtetuese duhet ta lirojë Erion Veliajn”.
Po tani çfarë duhet të ndodhë, të dalë prokurori dhe të thotë “Jo Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta lirojë Erion Veliajn”, t’i bëjë presion gjykatës nga ana tjetër?
Kjo është një dhunë e vazhdueshme, e pandalshme ndaj sistemit të drejtësisë me shkrime, qëndrime dhe me dalje publike.
Një presion për të liruar një njeri me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Gjykata Kushtetuese do të tregonte se nuk do të ishte asgjë më shumë se sa një letër higjienike nëse do të zbatonte urdhrat e një të pandehuri si Plarent Ndreca.
Gjykata Kushtetuese nuk ka gjyqtar Plarent Ndrecën, ai është një i pandehur në GJKKO me akuzë nga SPAK.
Ky veprim është një presion i hapur. Ndoshta i duket vetja kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës së Lartë, gjyqtar i GJKKO-së, prokuror, ndoshta me daljen e tij, Plarent Ndreca mendon se i bën të gjitha rolet, por ky është thjesht dhe vetëm një presion dhe një shantazh i hapur ndaj drejtësisë.
Organizatat ndërkombëtare, ambasadat, çdo institucion duhet ta monitorojë këtë rast, se e ka të faktuar, se si po ushtrohet presion i vazhdueshëm dhe dhunë psikologjike ndaj gjykatave dhe drejtësisë për të bërë punën e saj.
Deri dje kërkohej që gjykata të vendosë në qetësi, pa presion tani ditë pas dite kemi shkrime, sulme, shantazhe, presione ndaj prokurorëve, gjyqtarëve dhe këtë e bën publikisht dhe i pandehuri në GJKKO me akuzë nga SPAK-u që është avokati i të pandehurit tjetër me 13 akuza të rënda penale./ CNA
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme raporti...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë për A...
Çështja e votimit të të burgosurve në bashkinë ku ndodhet ...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë në A2...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dako...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ...
Një kontroll i befasishëm është ushtruar ditën e sotme në ...
Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka deklaruar...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka deklaruar ...
Komisioni Evropian ka ndarë një tjetër fond, konkretisht 4...
Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo është bërë pjesë e dëg...
Kandidati i SHBA-së për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...
Kandidati i SHBA për ambasador në Shqipëri Eric Wendt ka d...
Eric Wendt, i nominuari i presidentit të SHBA-së, Donald T...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka dhënë përgjigje pa rezerva n...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Kandidati i Presidentit Donald Trump për ambasador në Shqi...
Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiaku i T...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...