
Opozita denoncoi publikisht se ndaj Irena Gjokës kishte një vendim penal dhe kjo e fundit, gjyqtare në GJKKO, kishte gënjyer në momentin e vetingut dhe për këtë arsye duhet të largohej nga sistemi i drejtësisë.
Opozita nxori dokumentet dhe faktet. Por në momentin që u publikua, askush nuk e filloi hetimin kryesisht, as ILD (Inspektori i Lartë i Drejtësisë), as Prokuroria e Përgjithshme, ndoshta as SPAK-u vetë, kur në fakt të gjithë e panë se opozita po nxirrte dokumente.
Më pas ishin Adriana Kalaja dhe Gazment Bardhi ata që çuan dokumentet zyrtare në institucione, kur shumë të tilla mund ta fillonin kryesisht hetimin, por dikush i pengoi.
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se po bënte verifikimin e rastit.
Çfarë bëri?
Në vend që të bënte një hetim të plotë administrativ, Prokurori i Përgjithshëm, pasi mori dokumentet, nuk ia dërgoi ILD-së për një masë disiplinore. Prokuroria e Përgjithshme nuk e përcolli në SPAK për procedim penal gjetjen e faktit dhe provave që Irena Gjoka ishte e dënuar në Greqi dhe ishte në dijeni, pasi kishte kontaktuar edhe avokat.
Por Prokuroria e Përgjithshme ia përcolli dosjen me gjetjet Këshillit të Lartë të Gjyqësor.
Mesa duket, pa rezultate të hetimit disiplinor, sepse po të kishte rezultate të hetimit disiplinor, ato duhet t’i ishin përcjellë ILD-së ose SPAK-ut.
Nga ana tjetër, KLGJ-ja e mbylli çështjen pasi "hetoi" dhe tha se nuk ishte lëndë për të dhe as nuk ia ktheu Prokurorit të Përgjithshëm që të sillte rezultatet e hetimit disiplinor. KLGJ-ja nuk e përcolli as në SPAK as në ILD dhe as Prokurori i Përgjithshëm nuk e përcolli.
Shkojmë më tej. Një anëtar i KLGJ-së, me vullnetin dhe nismën e tij, ia përcolli më pas dosjen e Irena Gjokës për kompetencë ILD-së dhe kjo e fundit njoftoi se ka filluar hetimi disiplinor.
Tani, çfarë bëri dy vite ILD-ja, që kur ka dalë denoncimi për Irena Gjokën që të na thotë tani se nisi verifikimi për shkelje disiplinore?
Çfarë ka bërë përgjatë dy viteve ILD-ja, rrinte e lexonte gazetat? Nuk e fillonte dot vetë kryesisht hetimin? Nëse lënda ishte e ILD-së dhe ILD-ja tani filloi hetimin disiplinor, pse nuk i mori këto dokumente për dy vite me radhë? Dokumentet i kishte publikuar Berisha, mund t’i verifikonte dhe mund ta kishte filluar hetimin disiplinor, por u kujtua tani.
Kush bëri që Prokuroria e Përgjithshme të mos i çonte letrat në ILD dhe SPAK, por t’i çonte në KLGJ? Kush ishte “mendja” që ndërhyri, që ndikoi në KLGJ, që kjo e fundit të mos ia kthente Prokurorisë për hetim disiplinor apo t'ia çonte ILD-së ose SPAK-ut?
Tani lind pyetja se pse Prokurori i Përgjithshëm e mbajti dosjen për dy vite dhe nuk nxori asnjë konkluzion? Cila është arsyeja? Pra, shumë pyetje ngelen pa përgjigje, ku përfshihen: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ-ja, ILD-ja e ndoshta deri diku edhe SPAK-u.
E në rast se Irena Gjoka është e pafajshme, këta duhen shkarkuar të gjithë me radhë: edhe ILD-ja, edhe anëtarët e KLGJ-së (përjashto atë që përcolli dokumentet në ILD), edhe Prokurori i Përgjithshëm për shkak se nuk kanë vepruar kur kanë pasur të gjitha faktet dhe provat, të cilat tregonin se një gjyqtare e GJKKO-së është dënuar në Greqi dhe ajo ka qenë në dijeni, siç e theksuam edhe më lart, pasi kishte kontaktuar edhe avokatin.
Atëherë, ose kjo grua është e pafajshme dhe ato dokumente janë false, ose ILD, Prokurori i Përgjithshëm dhe KLGJ duhen shkarkuar të gjithë.
E në rast se duan një Reformë në Drejtësi, ky është rasti kur kjo reformë “fut ujë".
Ose gjyqtarja Irena Gjoka është e pafajshme dhe në rast se do të dalë e tillë, sërish ata, duhet të shkarkohen të gjithë, pasi për dy vite me radhë nuk e zgjidhën këtë problem.
Edhe në rast se është fajtore, sërish duhet të shkarkohen të gjithë, pasi me vonesat dhe mosveprimet e tyre kanë lënë në sistem një gjyqtare të shantazhueshme, të kapur, por dhe të dënuar, e cila ka mashtruar në veting./CNA
E dërguara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka z...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas dal...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur pas përfundimit të...
Përfundon seanca në GJKKO për kreun e PL-së Ilir Meta. Avo...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja inspektoi ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka folur lid...
Administratori i kompanisë “Converse Management Consulting...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën ndaj dy të pan...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, me anë të një post...
Këtë të enjte, në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë, u ...
Përgjegjësi i sektorit të menaxhimit të kontratave në Auto...
Kryeministri Edi Rama nxori sërish sot në pah marrëdhënien...
Në vijim të zhvillimeve dhe pretendimeve të shpërndara dit...
Kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian S...
Këtë të enjte ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Xhenil...
Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur di...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e sotme në...
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një njoftim të bërë ditën e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...