web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Abuzimet me fondet e IPARD/ Thirret në SPAK administratori i kompanisë CMC

26 Shkurt 2026, 15:28, Aktualitet CNA

Administratori i kompanisë “Converse Management Consulting” (CMC), Reni Ashiku, është paraqitur në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është marrë në pyetje në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për parregullsi në përdorimin e fondeve IPARD.

Marrja në pyetje ka të bëjë me mënyrën e menaxhimit dhe shpërndarjes së fondeve të programit IPARD, një instrument financiar i Bashkimit Europian që mbështet zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet nuk kanë bërë publike detaje specifike mbi përgjegjësitë individuale apo mbi shkeljet e dyshuara.

SPAK pritet të vijojë me verifikimet dhe veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj çështjeje./ CNA





Lajmet e fundit nga